EN

Njerëzit pas markës

Punonjësit tanë janë një ndër shtyllat kryesore ku mbështetemi për mbarëvajtjen e punës. Trajnimi, motivimi, zhvillimi i tyre në karrierë tregon shumë për kompaninë tonë.

Bordi drejtues

Arben Ndreka

Arben Ndreka

Presidenti i kompanisë

Të gjithë partnerët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët tanë e njohin Z. Arben për besueshmërinë dhe intuitën e fortë të biznesit. Ai ka nisur nga 0 një biznes i cili prej 30 vitesh mbetet lider në tregun e bulmetit në Shqipëri.

Antoneta Ndreka

Antoneta Ndreka

Anëtare e Bordit Drejtues

Znj. Antoneta është model për tu ndjekur për rolin e gruas në sipërmarrje. Ajo është presidente nderi e Dhomës Ekonomike të Gruas dhe Drejtore e Prodhimit dhe Planifikimit në kompaninë Lufra.

Luis Ndreka

Luis Ndreka

CEO dhe Anëtar Bordi

Vizioni i Luisit është të bëjë produktet 'Made in Albania' të dashura në mbarë botën! Gjithmonë në kërkim të ideve të reja dhe implementim të inovacioneve, Luisi ka mundur të zgjerojë e zhvillojë më tej kompaninë.

Franc Ndreka

Franc Ndreka

Anëtar i bordit drejtues

Asgjë nuk është më e rëndësishme se konsistenca. Në çdo punë të nisur duhet të shkëlqesh! Franci është gjithashtu CEO i kompanisë së ujit Dukat e cila po shënon një rritje të madhe në treg.

Stafi manaxherial

Tommaso Piazza

Tommaso Piazza

Plant Manager

Jeta ime përbëhet nga pasioni, cilësia, respekti për njerëzit dhe lëndët e para, numrat dhe teknologjia.

Inesa Kaja

Inesa Kaja

Manaxhere Prodhimi

Inesa si pjesë e kompanisë prej 10 vitesh ka patur një ndikim të madh në zhvillimin e departamentit të prodhimit, stafit dhe mbarëvajtjen e punës.

Granit Qose

Granit Qose

Menaxher projektesh dhe investimesh

Graniti si pjesë e kompanisë prej 20 vitesh e konsideron kompaninë Lufra si pjesë të familjes së tij!

Meli Shateri

Meli Shateri

Menaxhere Cilësie

Për Melin: Cilësia është ajo që qëndron në mendjen e konsumatorit. Departamenti që ajo drejton mbart një nga shtyllat tona të themelit!

Sara Llubani

Sara Llubani

Menaxhere Marketingu

Slogani me të cilën Sara vazhdon punën përpara është: Le të lëmë një gjurmë në univers!

Ina Tani

Ina Tani

Menaxhere e burimeve njerëzore

Në departamentin tonë kujdesemi të punojmë gjithmonë duke pasur fokusin drejt respektimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave dhe ndërtimit të besimit, në çdo procedure.

Idlir Prendi

Idlir Prendi

Manaxher i Mirëmbajtjes

Motoja e Idlirit është: Saktësi, korrektësi dhe shpejtësi! Vetëm falë këtyre elementëve mund të arrihen rezultatet e duhura!

Dëfrim Haliti

Dëfrim Haliti

Manaxher i Sistemeve IT

Dëfrimi është gjithmonë koherent me teknologjinë dhe dixhitalizimin. Ai ka dhënë një kontribut të madh në sistemet IT.

Julion Lici

Julion Lici

Manaxher i Grumbullimit

Grumbullimin i Qumështit: Manaxhimi i marrëdhënieve me fermerët dhe sigurimi i lëndës së parë cilësore!

Marjon Qama

Marjon Qama

Manaxher i Prokurimeve

Menaxheri i prokurimeve koordinon blerjet për të siguruar efikasitet dhe kontroll të shpenzimeve në organizatë bazuar në kushtet e tregut dhe nevojat e brendshme.

Trajnimet për stafin

Ne kemi krijuar një platformë e cila përmban programe trajnuese për punonjësit e çdo departamenti, me qëllimin e zhvillimit të aftësive profesionale dhe ndërpersonale në punë.
Gjatë vitit 2021, kompania ”Lufra”zhvilloi më shumë se 26 programe trajnuese të dedikuara, me ekspertëtë huaj dhe vendas, të cilat kishin impakt të menjëhershëm në rritjen e produktivitetit e kënaqësisë në punë.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.

Politikat e privatësisë