Me moton “Për një jetë plot të mira”, LUFRA ndërton...
Njihu me markat dhe produktet tona të cilat janë pjesë e tryezave të konsumatorëve shqiptarë prej 30 vitesh!
Ne punojmë çdo ditë për t’i ofruar konsumatorëve produktet më të shëndetshme dhe cilësore të bulmetit duke mbështetur fermerët vendas dhe duke punuar me etikë, transparencë dhe besueshmëri.
Me moton “Për një jetë plot të mira”, LUFRA ndërton...
Siguria ushqimore: Rëndësia e saj Siguria ushqimore është një koncept...
Përgjegjësia sociale e kompanisë Lufra:Ndihma për Shoqatën PAK Shkodër Çfarë...
Transformimi i prodhimit të qumështit dhe nënproduktve të tij: Ndikimi...
Ne bashkëpunojmë me rreth 1500 fermerë nga të cilët marrim lëndën e parë, qumështin e një cilësise tepër të lartë. Mbështetja e fermerëve vendas është një ndër kauzat tona më të mëdha!
Fermerët tanë i ushqejnë lopët me ushqim natyral. Kjo bën që qumështi i tyre të jetë cilësor, i shëndetshëm dhe me të gjitha vlerat ushqyese.
Fermerët pastrojnë dhe dizinfektojnë gjirin e lopës para mjeljes. Stallat jane të pajisura me dhoma për mjelje me aparatura moderne.
Qumështi menjëherë pas mjeljes filtrohet dhe ftohet në 4°C. Kjo temperaturë qëndron konstante gjatë transportit me autobote të posaçme deri në fabrikë.
Në fabrikë qumështi kalon në proces pasterizimi i cili vret bakteret patogjene. Këtu bëhet edhe standartizimi i yndyrës sipas produkteve përkatëse.
Qumështi i pasterizuar dhe nënproduktet e tij vijnë nga ferma në market brenda 24 orëve, nëpërmjet një rrjeti logjistik të mirëorganizuar.
Fabrika e përpunimit të qumështit “Lufra” nisi që në vitin 1992 dhe puna jonë ka ardhur duke u përmirësuar nga ajo kohë. Që në fillimet tona si një punishte e thjeshtë, e improvizuar në një dhomë shtëpie, ne kemi përcjellë të njëjtën frymë dhe parime pune, të cilat na kanë shpërblyer me rritjen eksponenciale të kapaciteteve tona prodhuese, zgjerimit të gamës së produkteve, dhe shërbimit të një tregu më të gjerë konsumatorësh në të gjithë Shqipërinë.
Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.
Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.
Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.