EN

Histori suksesi të punonjësve tanë

Punonjësit tanë janë një ndër shtyllat kryesore ku mbështetemi për mbarëvajtjen e punës. Trajnimi, motivimi, zhvillimi i tyre në karrierë tregon shumë për kompaninë tonë.

Kristjan Zoja

Kristjan Zoja

Manaxher Shitjesh

Kristi është pjesë e kompanisë Lufra prej 5 vitesh. Ai ka nisur punën si agjent shitjesh për zonën e Tiranës dhe gradualisht është rritur në karrierë duke marrë pozicionin e manaxherit të shitjes për Tiranën, një ndër qytetet me kërkesën më të lartë për produktet Lufra. Aftësitë e tij negociuese, komunikimi profesional me klientët dhe korrektësia në marrëdhënien me ta, i shërbeu Kristit për të arritur më shumë sukses në punën e tij.

Sot ai manaxhon një skuadër prej 20 punonjësish të cilët kujdesen që produktet e freskëta Lufra të shkojnë në marketin tuaj të afërt çdo mëngjes.

Sfidat me të cilat është përballur Kristi janë të shumta, por ai shprehet se çelësi i suksesit është të dëgjosh konsumatorin, kërkesat e tij dhe të reagosh shpejt ndaj ndryshimeve në treg.

Marjon Qama

Marjon Qama

Manaxher Shitjesh për Kosovën

Marjoni është pjesë e ekipit të kompanisë Lufra prej 12 vitesh.

Historia e tij është inspiruese dhe motivon punonjësit e rinj që i bashkohen skuadrës. Marjoni ka filluar rrugëtimin e tij në Lufra si agjent shitjesh për zonën e Tiranës në vitin 2009.

Pas arritjes së një performance të lartë në shitje, shfaqjes së etikës e profesionalizmit në bashkëpunimin me klientët dhe me anëtarët e tjerë të stafit, ai u promovua si Manaxher i Shitjeve, një pozicion të cilin ai e ka realizuar më së miri prej 7 vitesh. Ndër arritjet e tij më të mëdha Marjoni përmend rolin e tij në zgjerimin gjeografik të kompanisë dhe negociatat me klientët.

Duke vlerësuar trajnimet e ndryshme të organizuara pranë kompanisë ''Lufra'' mbi Shitjet dhe Marrëdhëniet me Klientët, Marjoni shprehet se: ''Çelësi i suksesit është gjithmonë Konsumatori dhe nevojat e tij''.

Meli Shateri

Meli Shateri

Manaxhere Cilësie

Meli është pjesë e ekipit të kompanisë Lufra prej 3 vitesh.

Ajo ka nisur punën e saj në kompani në pozicionin e laborantes pranë laboratorit të analizave. Falë përkushtimit të treguar dhe profesionalizmit, Meli u promovua gradualisht dhe sot mban rolin e Manaxheres së Cilësisë. Një departament i krijuar së fundmi dhe i mirë-strukturuar.

Në kompaninë Lufra, Meli është bërë pjesë e shumë trajnimeve brenda dhe jashtë vendit për të perfeksionuar teknikat e manaxhimit dhe kontrollit të cilësisë.

Cilësia është një ndër shtyllat tona të themelit dhe kujdesemi që të jetë në nivelet më të larta. Ky departament vazhdimisht rekruton punonjës të rinj dhe zhvillon talentet që shfaqin dedikim dhe etikë në punë.

Granit Qose

Granit Qose

Menaxher projektesh dhe investimesh

Graniti është Menaxher projektesh dhe investimesh në kompaninë ‘’Lufra’’. Si pjesë e kompanisë prej më shumë se 17 vitesh, Graniti ka dhënë një kontribut të paçmuar në bërjen lider në treg të markës ‘’Lufra’’.

Puna në këtë kompani i ka sjellë motivim, rritje profesionale por edhe shumë sfida të cilat janë përballuar me sukses. Ndërsa Graniti zhvillon një bashkëbisedim me pjesëtarët e rinj të grupit, tregon sesi kishte evoluar dhe avancuar teknologjia e përdorur nga Lufra krahasuar me fillimet e saj me implementimin e makinerive moderne të pasterizimit të qumështit apo homogjenizimit, duke e vendosur gjithmonë fokusin tek e ardhmja, me pasion e optimizëm!

Graniti na tregon për sfidat dhe ndihmën që ''Lufra'' u ka dhënë fermerëve por edhe impaktin në komunitetin përreth e jo vetëm. Kompania ''Lufra'', tashmë rregjistron rreth 300 të punësuar në të gjithë Shqipërinë!

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Faqe të tjera

Home

Karriera

Histori të fermerëve tanë

Të reja

Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.

Politikat e privatësisë