Në kompaninë Lufra, vlerësimi i punonjësve dhe motivimi e zhvillimi i talenteve janë ndër faktorët kyç që na diferencojnë.
Punonjësit tanë janë një ndër shtyllat kryesore ku mbështetemi për mbarëvajtjen e punës. Trajnimi, motivimi, zhvillimi i tyre në karrierë tregon shumë për kompaninë tonë. Ndër objektivat tanë në departamentin e Burimeve Njerëzore është edhe ulja e normës se qarkullimit të punonjësve dhe mund të përmendim shumë raste suksesi të punonjësve që janë pjesë e familjes Lufra pothuajse që në gjenezat e saj duke u rritur shkallë-shkallë profesionalisht.
Në mënyrë të vazhdueshme ne zhvillojmë politika për rritjen e produktivitetit të punonjësve dhe motivimin në punë. Po ashtu përgjatë 2021 nënshkruam një marrëveshje me United Nations Population Fund of Albania (UNFPA) për mjedise miqësore me familjen. Mbeten për tu theksuar edhe marrëveshjet me Universitetet Private dhe Shtetërore, Shkollat Profesionale në Shqipëri për të ndihmuar zhvillimin dhe punësimin e studentëve nëpërmjet programeve tona të intershipit dhe praktikave në punë.
Në kompaninë Lufra, vlerësimi i punonjësve dhe motivimi e zhvillimi i talenteve janë ndër faktorët kyç që na diferencojnë.
Për këtë arsye ne kemi krijuar një platformë e cila përmban programe trajnuese për punonjësit e çdo departamenti, me qëllimin e zhvillimit të aftësive profesionale dhe ndërpersonale në punë.
Gjatë vitit 2021, kompania ”Lufra” zhvilloi më shumë se 26 programe trajnuese të dedikuara, me ekspertë të huaj dhe vendas, të cilat kishin impakt të menjëhershëm në rritjen e produktivitetit e kënaqësisë në punë.
Nëse je një individ i motivuar, i gatshëm për të punuar në mënyrë etike dhe profesionale dhe me vullnet për të mësuar gjëra të reja në një ekip gjithmonë në rritje, atëherë Lufra është vendi i duhur për ty!
Shiko pozicionet vakante më poshtë dhe dërgo cv-në tënde.
Njihuni me historitë e suksesit të disa prej punonjësve tanë të cilët janë pjesë e kompanisë Lufra prej shumë vitesh, duke dëshmuar rritje në karrierë hap pas hapi.
Barazia gjinore, meritokracia dhe puna e pastër janë ato që ne vlerësojmë, dhe nuk bëjmë asnjë dallim gjinor, racor, fetar apo të aftësive fizike në punësim. Lufra është një kompani për njerëzit e punës dhe si e tillë do mbetet gjithmonë. Kultura jonë organizative është e orientuar drejt gjithëpërfshirjes, sigurisë në punë dhe punës në grup. Jemi shumë të lumtur të mbështesim dhe zhvillojmë talentet e reja por edhe punonjësit tanë që kanë ambiecie për të arritur majat!
Lufra bashkëpunon me Shkolla profesionale, Universitete Private dhe Publike në Shqipëri për të ndihmuar studentët për mundësi internshipi në role administrative, në prodhim dhe pjesën logjistike.
Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.
Politikat e privatësisë