EN

Histori të fermerëve tanë

Përveç formulës së llogaritjes së cmimit për fermerët kemi ndihmuar në zhvillimin e drejtpërdrejtë të më shumë se 10 fermave duke i financuar direkt për investime që kanë patur nevojë, për të rritur cilësinë dhe kapacitetet prodhuese.

Nga ferma e Mihanes

Znj. Minushe Stafa ose siç e quajnë në fshat Zonja Mihane, flet në këtë video për fermën dhe dëshirën e saj më të madhe, t’i lërë trashëgimi nipërve dhe mbesave profesionin e fermerit!
Sa herë që vizitojmë zonjën Mihane, na pret me shumë dashuri e na tregon për ecurinë e fermës. Thjeshtësia, pastërtia, puna dhe vlerat që kjo zonjë mban mbi supe i japin hijeshi dhe na inspirojnë të gjithëve!

Nga ferma e Demokratit

Është për tu admiruar kur shikon fermerët që punojnë me pasion e përkushtim për të ofruar një qumësht cilësor!
Zoti Demokrat Leçini në këtë video flet për fermën e tij me 250 krerë lopë!

Nga ferma e Z. Xhevat

Zoti Xhevat është personifikimi i shprehjes ”Çelësi që punon, nuk ndryshket”. Ai mban mbi supe diturinë nga profesioni si mësues por edhe eksperiencën prej shumë vitesh si fermer, profesion që ja ka trashëguar edhe fëmijëve të tij.
Ne jemi duke mbështetur vazhdimisht fermerët vendas për rritjen e sasisë dhe cilësisë së qumështit.

Nga ferma e Altinit

Z. Altin është fitues i çmimit ”Fermeri i vitit 2020” i akorduar nga Lufra, i cili është vlerësuar për bashkëpunimin dhe rritjen e standarteve të cilësisë!

Nga ferma e Z. Agim

Zoti Agim është kthyer nga emigracioni dhe ka investuar në fermën e tij, një punë të cilën ai e kryen me shumë pasion dhe vullnet!

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.

Politikat e privatësisë