Një zhvillim strategjik i cili bën një hap të madh drejt realizimit te misionit tonë është edhe fillimi i ekporteve drejt SHBA duke u pasuar me hapjen e filialit tone në Prishtinë, Kosovë ku presim të fillojme shitjen në ditët e para të muajit Janar 2022.
Përveç formulës së llogaritjes së cmimit për fermerët kemi ndihmuar në zhvillimin e drejtpërdrejtë të më shumë se 10 fermave duke i financuar direkt për investime që kanë patur nevojë, për të rritur cilësinë dhe kapacitetet prodhuese.
Së fundmi pothuajse ka përfunduar parku i ri logjistik në Lushnje me hapsira të reja parkimi dhe shërbimi. Po ashtu ne furgonet frigoriferike eshte instaluar nje teknologji e vecante per matjen e temperatures dhe sigurimin e kushteve optimale te produkteve. Disa investime të reja në teknologji prodhimi dhe paketimi shumë të rëndësishme për sigurinë e produkteve siç janë: makineria Krones për prodhimin e shisheve plastike, makineria e re e mbushjes së kosit me gota dhe makineria e re e paketimit të gjalpit. Këto investime teknologjike rrisin sigurinë e produktit për konsumatorin duke na sjelle një hap më pranë misionit tonë: “Ti bëjmë produktet ‘made in Albania’ të deshiruara dhe të besuara në të gjithë botën”.
Për herë të parë kemi matur preferencat e konsumatorëve për produktet Lufra dhe jemi krenare tju tregojmë që për shkak të punes së të gjitha skuadrave në departamente të ndryshme, 91% e konsumatoreve përmendin markën Lufra të parën kur flasin për produkte bulmeti.
Tashmë kemi një sistem dixhital të sigurt dhe akoma më transparent për kompensimin e fermerëve tanë i cili nxit përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe sasisë së qumeshtit që ata prodhojnë dhe shesin tek Lufra.
E konsumatorëve kur zgjedhin produktet Lufra kanë në mendje Cilësinë dhe Shijen!
Së fundmi kemi arritur me sukses të ndryshojmë të gjitha etiketat sipas ligjit te ri të etiketimit të ushqimit të përshtatur me ligjin Europian të etiketimit, e gjithë kjo e realizuar me suportin e departamentit të ri të cilësisë të mirë strukturuar. Departamenti i cilësisë është një garanci më shumë në fabrikën tonë për të kontrolluar dhe siguruar cilësinë e produkteve të gatshme që ne prodhojmë.
Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.
Politikat e privatësisë