EN

Lufra – për një jetë plot të mira!
Ju prezantojmë sloganin tonë të ri, një shprehje që mishëron gjithçka që kemi ndërtuar së bashku ndër vite. Frymëzuar nga ju, konsumatorët tanë besnikë, ky slogan është një reflektim i vlerave që na bashkojnë: përkushtimi ndaj shëndetit, dashuria për cilësinë dhe dëshira për të bërë diferencën.

 

Prej më shumë se 30 vitesh, Lufra ka qenë një pjesë e çdo familjeje shqiptare, duke sjellë produkte të freskëta e natyrale që ushqejnë trupin dhe shpirtin. Nga mëngjeset e përbashkëta e deri te tryezat festive, ne kemi qenë aty, duke krijuar momente që mbeten të paharrueshme.

 

Por rrugëtimi ynë nuk përfundon këtu. Bashkë me ju, ne synojmë të shkojmë përtej shijes – drejt mirëqenies dhe një të ardhmeje të qëndrueshme. Lufra është më shumë se një markë, është një premtim: të jemi gjithmonë pranë jush, për çdo moment që ka rëndësi.

Faleminderit që na keni besuar për mbi tre dekada. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, ku çdo hap i ynë synon të sjellë më të mirën për ju dhe shoqërinë tonë.

Me moton “Për një jetë plot të mira”, LUFRA ndërton laborator IT për nxënësit që nuk dëgjojnë

Kompania “Lufra” iu dhuron nxënësve të Qendrës Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë në Tiranë një laborator IT, për t’u ofruar mundësi në zhvillimin e aftësive të tyre në programim. Në eventin e organizuar për përurimin e këtij laboratori u prezantua edhe fushata “Për një jetë plot të mira”, që kompania ua kushton këtyre fëmijëve dhe misionit të saj në mbështetje të njerëzve në nevojë.
Në përurim të pranishëm ishin drejtoresha e “Qendrës Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë” në Tiranë, Orjola Idrizi, si dhe administratorët e kompanisë “Lufra”, Luis dhe Franc Ndreka.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.