Jump to content

Mielli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mielli

Mielli është përbërës i shumë prodhimeve ushqimore, është një pluhur i imët që fitohet kryesisht nga bluarja e drithërave ose bimëve tjera ushqimore të cilat përmbajnë nisheste (Amidon).

Zakonisht prodhohet nga gruri tani më rrallë nga misri, thekra elbi etj. Përveç prej drithërave bëhet miell edhe nga soja, kikiriki, bajamet, arrat, kokosi. Mielli me kokrra më të trasha quhet griz ose ermik.

Mielli është përbërësi kryesor i bukës e cila është produkti bazë ushqimor në shumë vende të botës.

Mielli i grurit është ushqimi kryesor në kulturën evropiane dhe amerikan edhe përbërësi kryesor i bukës dhe ëmbëlsirave etj.

Mielli i grurit përmban gluten një përbërës i cili miellit i jep elasticitet dhe butësi brumit nga i cili mund të formojmë prodhime të ndryshme të pjekura të formave të ndryshme.

Përbërja e miellit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si perberes kryesor i bukës,makaronave dhe shume prodhimeve te tjera mielli ka nje rendesi jetike per prodhimet e pjekura dhe prodhimi i tij nga bluarja eshte nder operimet e para dhe me te rendesishme industriale.

Mielli eshte lende e pare i cili prodhohet prej drithrave dhe ai ka vlera te larta energjetike. Ne nivelin boteror kultivohen me se shumti keto lloje te drithrave: •Gruri, •Elbi, •Thekra dhe •Tershera.

Perveq drithrave mielli behet edhe nga: •Soja, •Bajamet, •Kikiriku, •Arrat, •Kokosi etj.

Kemi disa lloje të miellit që përdoren në jetën e përditshme, por po i veçojmë disa lloje të cilat më së shumti gjejnë përdorim :

  • Tip-400 - ky lloj mielli kryesisht përdoret për ëmbëlsira dhe pjekurina të ndryshme,
  • Tip-500 - ky lloj mielli kryesisht përdoret për bukë,
  • Tip-850 - ky lloj mielli kryesisht përdoret për buke dhe në industrinë e krakerave,
  • Miell Special - ky lloj mielli kryesisht përdoret për byrek dhe bakllava,
  • Miell Integral - ky lloj mielli kryesisht përdoret për bukë, është dietetik dhe shumë i shëndetshëm.