Plini Plaku
Plini Plaku (Emri i plotë:Gaius Plinius Secundus, rreth 23/24 - gusht 79) i njohur si Plini Plaku, për dallim nga nipi i tij Plini i Riu, ishte shkrimtar, natyralist dhe burrë shteti romak.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Novum Komum, të Italisë së veriut diku në vitin 23 ose 24. Gjatë jetës së tij, punoi në zyra të ndryshme të larta shoqërore dhe ushtarake të perandorisë romake. Plini plak shërbeu edhe si prokurator perandorak në Spanjë dhe në provinca tjera. Në vitin 79 ai komandonte flotën romake në Mizenum të Kampanjës mirëpo në gusht të po këtij viti bie viktimë e katastrofës së madhe të shkaktuar nga shpërthimi i Vezuvit.[2]
Plini plaku është autor i disa veprave të cilat kanë karakter të shumëllojshëm. Një pjesë e veprave, kryesisht veprat mbi retorikën, mbi artin ushtarak, mbi historinë dhe filologjinë kanë humbur. Fatbardhësisht nga veprat e tij është ruajtur punimi i fundit i cili ishte sipas studiuesve më i madhi i tij. Kjo vepër e quajtur "Naturalis Historia" (Historia e natyrës) përbëhet nga 37 libra. Nga studiuesit merret si enciklopedi e njohurive të asaj kohe mbi natyrën.[3][4]
Në veprën e tij që i ka qëndruar kohës, ka shumë të dhëna gjeografike dhe ekonomike të Ilirisë. Po ashtu në këtë vepër gjejmë edhe të dhëna të përgjithshme mbi shoqërinë ilire.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Natyralis Historia - Historia e natyrës
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Beagon, Mary. (1992). Roman Nature: The Thought of Pliny the Elder. Oxford: Oxford Univ. Press.
- Carey, Sorcha (2006). Pliny's Catalogue of Culture: Art and Empire in the Natural history (në anglisht). Oxford University press. ISBN 0-19-920765-8.
- French, Roger, and Frank Greenaway, eds. (1986). Science in the Early Roman Empire: Pliny the Elder, His Sources and Influence. London: Croom Helm.
- Gibson, Roy and Ruth Morello eds. (2011). Pliny the Elder: Themes and Contexts. Leiden: Brill.
- Healy, John F. (1999). Pliny the Elder on science and technology (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-814687-6.
- Isager, Jacob (1991). Pliny on Art and Society: The Elder Pliny's Chapters on the History of Art (në anglisht). London & New York: Routledge. ISBN 0-415-06950-5.
- Laehn, Thomas R. (2013). Pliny's Defense of Empire. Routledge Innovations in Political Theory. New York: Routledge.
- Murphy, Trevor (2004). Pliny the Elder's Natural History: The Empire in the Encyclopedia (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-926288-8.
- Ramosino, Laura Cotta (2004). Plinio il Vecchio e la tradizione storica di Roma nella Naturalis historia (në italisht). Alessandria: Edizioni del'Orso. ISBN 88-7694-695-0.
- Syme, Ronald (1969). "Pliny the Procurator". përmbledhur nga Department of the Classics, Harvard University (red.). Harvard studies in classical philology (në anglisht) (bot. illustrated). Harvard University Press. fq. 201–236. ISBN 978-0-674-37919-0.
- Pliny the Elder (1855). "The Natural History" (në anglisht). John Bostock, Henry Thomas Riley; Gregory R. Crane. Taylor and Francis; Tufts University: Perseus Digital Library. Marrë më 24 maj 2009.
- Ilirët dhe Iliria te autorët antikë. 1965, 1979, 2002. ISBN 99927-1-639-8
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Melvyn Bragg (8 korrik 2010). "Pliny the Elder". In Our Time (Podkast) (në anglisht). BBC Radio 4. Marrë më 26 janar 2020.
- ^ Gudeman, Alfred (1900). "The Sources of the Germania of Tacitus". Transactions and Proceedings of the American Philological Association (në anglisht). 31: 93–111. doi:10.2307/282642. JSTOR 282642.
- ^ Katherine J. Wu (27 janar 2020). "This 2,000-Year-Old Skull May Belong to Pliny the Elder". Smithsonian Magazine (në anglisht).
- ^ Francis, Peter & Oppenheimer, Clive (2004). Volcanoes (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-925469-9.