Anaksimeni
Appearance
Anaksimeni i Milesë (585-525 para Krishtit) ishte një filozof jonian. Nxënës i Anaksimandrit, është përfaqësuesi i fundit i shkollës së Milesë. Asnjë nga veprat e tij nuk ka mbijetuar dhe mendimi i tij njihet vetëm nëpërmjet shkrimeve të Diogjen Laercit. Ai e quan ajrin burim të gjithë jetës. Sipas bymimit ose kondensimit të tij, krijohen zjarri, uji, toka. Realitetet e ndryshme krijohen nga ndryshimet e densitetit të ajrit. Sipas Anaksimenit Toka është një tavolinë e sheshtë e vendosur në ajër dhe yjet janë si gozhdë të mbërthyera sipër një sfere qiellore që përfshin tokën.