Jump to content

Hieroglifet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hieroglife egjiptiane

Hieroglifet, që në greqisht kanë kuptimin Shkrimet e Shenjta, janë shkrime që në vete ngërthejnë një rëndësi aq të madhe historike, sa edhe vetë historia e njerëzimit. Këto shkrime datojnë qysh nga shekulli i katërt pr.e.s. Qytetërimi i lashtë egjiptian ka bërë që këto shkrime të jenë ushqim shpirtëror dhe psikik për kulturën, traditën ndërshekullore të Egjiptit në veçanti dhe asaj botërore në përgjithësi. Ndërsa emrin herioglif këtyre shkrimeve ua kanë lënë grekët e vjetër dhe këtu del që nga ajo kohë ekzistonin Shkrimet e Shenjta, jo vetëm në Egjipt, por edhe në mbarë popujt që kishin kulturë dhe traditë në të gjitha fushat. Në këto shkrime paraqiteshin figura të ndryshme si ato të faraonëve, të kafshëve, të luleve, por paraqiteshin edhe figura të perëndive të ndryshme që ekzistonin në atë kohë në Egjipt. Karakteristikë e Hieroglifeve është shkrimi nga ana e majtë në të djathtë dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjes së këtyre shkrimeve. Po ashtu, një rol të veçantë ka luajtur edhe shkrimi në “Hedike”, ku dy persona shkruanin Hieroglifet në Hedike, ndërsa personi i tretë kontrollonte punën e bërë nga këta dy persona. Krahas këtyre shkrimeve, ekzistonin edhe shkrimet e quajtura “Shkrimet Demotike” që ishin pothuajse të ngjashme me Hieroglifet. Ndërsa faraonët që ishin me famë në atë kohë në Egjipt, pas vdekjes së tyre në varre (zakonisht faraonët kur vdisnin varroseshin nëpër piramida) dhe këto ndërtesa për faraonët ndërtoheshin nga skllevërit e asaj kohe, ku në çdo piramidë shkruhej me hieroglife emri i faraonit të vdekur. Një rol të rëndësishëm tek egjiptianët ka luajtur edhe përpunimi i papirusit si material për të shkruar. Për vjetërsinë e shkrimeve egjiptiane dhe rëndësinë e tyre flet egjiptologu K.A. Kiçen, ku ndër të tjera thekson: Sipas llogaritjeve, 99% të papiruseve janë të shkruara pothuajse para 3000 vjetëve, ku deri në fillim të epokës greko-romake janë shpërbërë të gjitha këto shkrime. Mirëpo bëhet pyetja rreth zhdukjes të papiruseve: Pse kanë mbijetuar kaq pak dokumentime të lashtësisë të shkruara në Papirus? Sepse, materialet që shpërbëhen si papirusi, lëkura ose ndonjë material tjetër i zakonshëm, dekompozohen aq shpejtë, dërgohen në vende me klimë të lagështa. Po ashtu, tregohet qartë se për shkak të klimës, dokumentet në papirus nga periudha (Mijëvjeçari i parë p.e.s), deri në ditët e sotme dokumentet mund të ruhen në një shkretëtirë të thatë, brenda një shpelle ose brenda një vendi të mbrojtur. Në vitin 1799 Napoleon Bonaparta pushtoi Egjiptin. Gjatë pushtimeve të ushtrisë franceze në Egjipt, u zbulua "Guri i Rozetës". Qëllimi i zbulimit të këtij guri është që të ruhen Shkrimet e Shenjta që ishin të shkruara në tri gjuhë mbi këtë gurë. Ky zbulim ishte i rëndësishëm jo vetëm për francezët por edhe për egjiptianët, pasiqë gurë të tillë ishin të njohur për ndërtimet e ndryshme të objekteve të banimit në Egjiptin e lashtë. Fatkeqësisht, me pushtimin e Egjiptit nga Britania e Madhe, ushtria franceze arriti që të humb gurin e zbuluar. Në këtë gur, që sot gjendet në njërin nga muzetë angleze, është shkruar në tri gjuhë: në Gjuhën Hieroglife, Demotike e Greke. Rreth gjuhës së hieroglifeve janë bërë hulumtime të ndryshme. Gjatë periudhës së Mesjetës, shumë filozofë dhe dijetarë janë munduar që të kuptojnë këto shkrime, ku disa prej tyre bënin dallimin e gjuhës demotike dhe asaj greke, ku gjenin edhe disa fjalë që shkruheshin dhe lexoheshin njëjtë në të dy gjuhët për ta pasur më lehtë edhe zbulimin e sekreteve të Hieroglifeve. Filozofë, historianë, egjiptologë, ndër ta edhe egjiptologu i njohur Kerkel, mendojnë që nga fillimi i krijimit shkrimeve, deri në ditët e sotme, kurrë nuk do të arrihet që të kuptohen karakteristikat dhe fshehtësitë e botës së mistershme të Hieroglifeve. Nuk është çudi atëherë që në hollësitë e fshehura brenda alfabetit tonë sot qëndrojnë mbeturinat e këtyre formave të lashta, shumë prej të cilave pasqyrojnë marrëdhëniet e hershme midis njeriut dhe natyrës. Për të dalluar ato, njeriut sot i duhet vetëm të shikojë pak më afër. Ndryshe (**) nga Perëndimi, ata (egjiptianët) nuk e shkruan historinë që t'i shkonte për shtat ideve fetare të kohës, gjë që e bën rrëfimin e tyre më të besueshëm. Ata ishin gjithashtu të prirur drejt universalitetit të historisë njerëzore, të bazuar në unitetin e origjinës së qenieve njerëzore dhe diversitetin e paraqitjes dhe gjuhëve të tyre. Për më tepër, ka shumë gjasa që të ekzistojnë shumë dorëshkrime të fshehura nëpër botë, të cilat mund të kontribuojnë shumë për kuptimin e botës së lashtë.

[1]