Jump to content

Frida Kahlo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Frida Kahlo
Kahlo në vitin 1932, e fotografuar nga babai i saj Guillermo Kahlo
U lind në(1907-07-06)korrik 6, 1907
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
Coyoacán, Mexico City, Meksikë
KombësiaMeksikane
Emrat e tjerëMagdalena Carmen Frieda[1] Kahlo y Calderón
ProfesioniPiktore
Njohur përAuto-portrete
Vepra të shquara
në muzeume:

Frida Kahlo de Rivera (Shqiptimi spanjisht: [ˈfɾiða ˈkalo]; 6 korrik, 1907 – 13 korrik, 1954), lindur si Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón,[1][3] ishte një piktore meksikane e njohur autoportretet e saj.[4]

Jeta e Frida Kahlo filloj dhe mbaroj në Mexico City, në shtëpinë e saj, e cila është e njohur si "La Casa Azul," Shtëpia e kaltër. Vepra e saj ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone, dhe nga feministet për përshkrimin e saj pa kompromis të përvojës dhe formë femërore.[5]

1907-1924 Familja dhe fëmijëria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón u lind më 6 korrik, 1907 në Coyoacán (Meksikë). Prindërit e Kahlos ishin; fotografi Guillermo Kahlo (1871–1941) dhe Matilde Calderón y González (1876–1932). Kahlo fëmijërinë e saj, atmosferën në të cilën ajo u rrit shpesh herë e përshkroi si “shumë, shumë të trishtuar”.[6] Të dy prindërit e saj gjatë kohës më të madhe ishin të sëmurë, dhe martesa e tyre vazhdonte pa dashuri.[7] Kahlo nënën e saj e përshkruante si “zemergjerë, aktive dhe intelegjente, por në të njejtën kohë mizore, dhe si një besimtare të devotshme. Në moshën 6 vjeçare ajo u perball me polio, sëmundje që ndikoi që këmba saj e djathtë të ishte më e shkurtër dhe më e hollë se këmba e majtë. Kjo sëmundje e detyroi atë që të izolohej nga të afërmit e saj për disa muaj, përveç kësaj ajo ishte e tallur nga të tjerët. Për shkak të polios, shkollimi i Kahlos filloi më vonë se moshatarët e saj. Më 1922, Khalo u pranua në Shkollën Përgatitore Nacionale. Institucioni filloi të pranoj gra brenda tij dhe ishin vetëm 35 nga 2000 studentë. Khalo u fokusua në shkencat natyrore me deshirë që të bëhej mjeke. Ajo përformoi mjaft mirë shkollimin e saj akademik, ishte një lexuese e pangopur për dije, dhe u përkushtua në kulturën meksikane, u aktivizua në politikë dhe në çështjet e drejtesisë. Kahlo shijoi artin që në moshë të re. Prej vitit 1925 ajo filloi të punonte për të ndihmuar familjen, ndërkohë që ndiqte edhe shkollën.

1925-1930: Aksident me autobus, pikturat e para, dhe martesa me Diego Rivera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 shtator, të vitit 1925, Kahlo dhe i dashuri i saj, patën aksident me autobus. Disa njerëz kishin vdekur, ndërsa Kahlo pësoi lëndime të mëdha-një parmak I hekurit ia dëmtoi asaj legenin, duke i thyer kockën. Ajo po ashtu dëmtoi disa brinjë, këmbën e saj, dhe klavikulën e saj.[a] Ajo kaloi një muaj në spital dhe dy muaj në shtëpi duke e rimarrë vetën, para se të rikthehet në punën e saj. Ajo kishte dhimbje të shumta në pjesë të ndryshme të trupit të saj, kaloi tre muaj e shtrirë në shtrat sepse ishte e paaftë pë të ecë. Aksidenti ia shuajti ëndërrën Kahlos për t’u bërë doktoreshë dhe i shkaktoi asaj dhimbje gjatë tërë jetës së saj. Shoku I saj Andres Henestrosa ka thënë se Kahlo”ka jetuar si e vdekur”. Gjatë mjekimit ajo mendoi të filloj karrierën e saj si një ilustratore e mjekësisë, e cila bënë një kombinim në mes të shkencës dhe artit, dhe në këtë mënyrë fillon të pikturojë. Ajo kishte një këmbalec për piktorë, e krijuar enkas për të, që i mundësoi të pikturojë e shtrirë në shtrat, dhe një pasqyrë ishte e vendosur mbi të që të mund të shikonte vetën e saj. Pikturimi për Kahlon u bë një mënyrë për të eksploruar pyetje të identitetit dhe ekzistencës, dhe ajo më vonë ka thënë se aksidenti dhe koha gjatë mjekimit të saj e bëri atë të dëshiroj, të filloj përsëri të pikturojë gjëra sipas këndvështrimit të saj. Shumica e pikturave që Kahlo pikturoi gjatë kësaj kohe ishin portrete të vetës së saj, të motrave të saj, dhe të shokëve të shkollës. Më 1922 Kahlo u takua me Diego Riverën, një prej artistëve më të suksesshëm të Meksikës, pasi që u takuan Kahlo kërkoi nga Diego të gjykoj se a shfaqin talent të mjaftueshëm pikturat e saj për të, që të vazhdoj karrierën e saj si një artiste. Rivera u përgjigj se ishte i impresionuar nga puna e saj. Kahlo pas pak e nisi lidhjen me Diego Riverën, pavarësisht faktit se ai ishte 42 vjeqar. Ai në atë kohë u konsiderua tërheqës për femrat. Kahlo dhe Rivera u martuan në një ceremony të civilizuar te qytetit Coyoacan , më 21 gusht 1929. Nëna e saj ishte kundër martesës së tyre, dhe të dy prindërit iu referuan si “martesa mes elefantit dhe pëllumbit”,duke iu referuar diferencës në përmasat e çiftit: Rivera ishte I gjatë dhe mbipeshë ndërsa Kahlo ishte e imët dhe e brishtë.

  1. ^ a b Frieda is a German name from the word for peace (Friede/Frieden); Kahlo began omitting the "e" in her name in about 1935. See Frida biography (archive).
  2. ^ Frieda and Diego Rivera (1931) at SFMOMA
  3. ^ Herrera, Hayden (1983). A Biography of Frida Kahlo. New York: HarperCollins. ISBN 978-0-06-008589-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Klein, Adam G. (2005). Frida Kahlo. Edina, Minn.: ABDO Pub. Co. ISBN 9781596797314. Marrë më 8 korrik 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Broude, Norma; Garrard, Mary D (1992). The Expanding Discourse: Feminism and Art History. fq. 399. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Ankori 2002, f. 18.
  7. ^ Beck 2006, f. 57.
  8. ^ Zamora 1990, f. 26.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Kahlo stated that the handrail entered on the left side of her abdomen and exited through her vagina, but according to Gómez Arias, "the wound was much higher up and hit the pelvic bone; the invention of the point of exit was to hide other things."[8]