Jump to content

eh

Nga Wiktionary

EH

I. pasth.

1. Përdoret për të shprehur dhembje, hidhërim a pikëllim, keqardhje, pendim etj.; ah. Eh, ç'e gjeti të shkretin! Eh, si s'e vura re! Eh, sa keq që i fola! Eh, ç'bëra!

2. Përdoret kur shprehim habi ose frikë. Eh, ti qenke! Eh, ç'më trembe!

3. Përdoret kur shprehim zemërim, kërcënim etj.; ah. Eh, në e zënça! Eh, ç'ia punoi i poshtri!

4. Përdoret për të theksuar shprehjen e një dëshire, të një lutjeje, të padurimit etj. Eh, sikur të kthehej sonte! Eh, sa mirë do të ishte po të binte një shi!

5. Përdoret për të përforcuar shprehjen e kënaqësisë, të gëzimit, të mallëngjimit, të habisë etj. Eh, sa i bukur u bë fshati! Eh, sa më pëlqente! Eh, sa qenka rritur!

6. Përdoret kur na vjen diçka në mendje menjëherë e papritur. Eh, gati më doli nga mendja! Eh, për pak harrova!

II. ndajf. krahin. Mjaft. Eh më, se na shurdhove!



EH m.

Tehu a presa e një vegle prerëse prej metali (e thikës, e sëpatës, e briskut etj.). U trash ehu. U thye ehu.



EH kal.

Mpreh një vegël prerëse prej metali. Eh sëpatën (thikën).