Sallatë ruse
Sallata ruse është lloj sallate e përgatitur kryesisht me mish pule dhe perime.
Përbërësit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për përgatitjen e sallatës ruse nevojiten :
- - 1 pulë
- - patate
- - karota
- - tranguj turshi
- - bizele (te konzervuara)
- - majonez (thomi preferohet)
- - kripë, veget, biber i zi
- - sipas dëshires mund ti shtohen ve të ziera, mish i tharë (pjesë të coptuara në kubëza dhe të matur)
Përgatitja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pula coptohet zihet në një enë, i hidhet ujë sa të mbulohet mishi, i hidhet pak kripë dhe pak vegetë në mënyrë që lëngu të ketë shije supe. Pasi të zihet mishi largohet nga lëngu, pastrohet nga ashtit dhe coptohet në formë kubi (pjesë sa më të vogla) dhe hidhet në një enë e cila do të shërbej si masë. Patatet qërohen (disa copë, varësisht sa ka mish) dhe zihen në lëngun e mishit. Pasi të jenë zier patatet largohen nga lëngu dhe coptohen në kubëza në të njëjtën masë sa kemi mish, pastej zihen karotat në të njëjtin lëng dhe coptohen në të njëjtën mënyrë dhe coptohen në të njëjtën masë, pastaj bizelet nëse jan të freskëta zihen në të njëjtin lëng, nëse jan të konzervuara atëher shpërlahen dhe zihen vetëm 2 min. Trangujt coptohen në kubëza dhe me të gjithë përbërësit tjerë këto përzihen në një enë të përshtatshme biberosen pak dhe i hidhet majonez deri sa masa të jetë e përzier plotësisht.
Gjatë servimit lyhet me majonez dhe dekorohet sipas dëshires.