Jump to content

Kajcanji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kajcanj
Καΐτσα
Fshat
Emri i banorëveKajcanjot ose Kaicanjot

Kajcanj ose Kaicanj (greqisht: Καΐτσα/Kaïtsa) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Nga veriu Kajcanji kufizohet me Grykën, nga jugu me Pankratin, nga lindja me Paramithinë e Karjotin dhe nga perëndimi me Nuneshatin.

Toponimet të fshatit Kajcanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]

  • Birat e Ozit - sterrë në mesin e një pylli me shqope, koçimare etj.
  • Bokrrimat – bokërrima, në L.
  • Bregmolla - rrëzë mali kur dikur ka pasë molla, në L.
  • Bregu Cenës – bregore, në L.
  • Burimi’ i Dardhës - burim në një përrua, në L.
  • Burim i Gjatës — burim në fushë, në J.
  • Copaz – ara, në L.
  • Drrasa e Çarë — shkëmb i çarë më dysh, në V.
  • Dushkareja - pyll me koçimare e dushk, në L.
  • Dhogëza - faqe mali me dërrasa të gurtë, në L.
  • Faq’ e Lisit - faqe mali, në L.
  • Fiku Magjerit - grykë e përroit Magjerit, në VL.
  • Fush’ e Paramithisë – shpellë, në L.
  • Grav’ e Zhupanit - sterrë ku strehohen pullumba t‘egër, në L.
  • Gruza – fushë, në P.
  • Gurameja - arë në një vend gur në malin e Kreshtanjit, në L.
  • Haracet - vend që në dimër e mbyste ngjoli, në JP.
  • Klisha e Kaicanjit - bregore që dikur aty ka qenë një kishë, në P.
  • Klish e Shënepremtes — gërmadhë kishe, në L.
  • Klish e Shënëlliut - kishë në një kodrinë, në L.
  • Kodhpulla – kullotë, në L.
  • Kondizma – qishëz e vogël, në V.
  • Kreshtanji - vend gropë me rreth 500-600 dyn. tokë, në L.
  • Lëm’ i Gurtë - lëmë me pllaka prej guri, në L.
  • Lëm’ i Naços – kodër, në L.
  • Liqëthi – kënetë, në J.
  • Lis i Xarrës - lis i madh në faqen e malit të Xarrës, në V.
  • Lis’ i Kasimit - arë në fushë, në JP.
  • Llak’ e Çupos - vend moçal, në L.
  • Llak’ e Dardhës – moçalishtë, në L.
  • Llak’ e Demkës - brinjë në një vend grykë, në L.
  • Llak’ e Fiqes - vend grykë ku ka pasur fiq, në V.
  • Llak’ e Mesme - ultësirë në rrëzën e malit, në L.
  • Llak’ e Qafës - vend grykë, në L.
  • Mahallaja - gërmadha të një mëhallë të shuar shqiptare të krishterë, në V.
  • Mal’ e Pillit - majë me pyll, në L.
  • Malbota - vend në mal, në L.
  • Mal’ i Kokorinës – mal shkëmbor, në L.
  • Mal’ i Mares - pyll, në L.
  • Mal i Petrogramit – mal, në L.
  • Mal’ i Xarrës - mal, në V.
  • Melqinja - vend grykë me sfaka, në L.
  • Pesmo - vend në mal, në L.
  • Petrograme – ara, në L.
  • Pill i Korrziut - pyll me shkurre, në L.
  • Proko (Prokua) - vend grykë me brezarë, në V.
  • Prroi Ariut - përrua i thatë, në L.
  • Prroi Dardhës – pyll, në L.
  • Prroi Hamëmit - përrua i thellë, në L.
  • Prroi i Magjerit - përrua i thellë, në VL.
  • Prroi i Lal Xarrës – përrua, në L.
  • Pulundrea – arë, në L.
  • Pus i Bokallit - pus i vjetër i ndërtuar me gurë të gëdhëndur, në JP.
  • Pus i Fshatit – pus, në qendër.
  • Pus i Kreshtanjit - pus në grykën e malit, në L.
  • Qaf’ e Arapit - qafë, në L.
  • Qaf’ e Bardhit - qafë mali, në L.
  • Qaf’ e Farfarait - qafë që ndan dy male, në L.
  • Qaf’ e Madhe - qafë, në L.
  • Qaf’ e Shënëlliut - qafë ku ka qenë një kishë, në L.
  • Qaf’ e Shënëpremtes – qafë, në L.
  • Qaf’ e Tambakut – qafë, në L.
  • Qaf’ e Vogël - qafë, në L.
  • Qimadhi e Copadhisë - kullotë, në L.
  • Qiuri – qivurë, në P.
  • Rrapgruza – ara, në J.
  • Stan i Bazos - faqe kodre, në L.
  • Stan i Kolloit - faqe mali, në L.
  • Stan i Koraqit - faqe mali, në L.
  • Stan i Orit – stan, në mal, në L.
  • Stan i Verbit - shpat, në L.
  • Shkallëza - kodër ku ndodhen gërmadhat e një manastiri, në L.
  • Shqop’ e Kuqe - faqe mali me shqopë, në L.
  • Shtëpi e Dem Këcenës – gërmadhë, në V.
  • Shur i Qafës Petrogamit - përrua që mban ujë vetëm në dimër, në L.
  • Varr i Palit - varr në fushë, në P.
  • Verret e fshatit - varret e fshatit të Kajcanjit, në P.
  • Vogo (Vogua) - arë në mal, në J.
  • Volazi - arë në grykën e malit të Volazit, në L.
  • Xhami e Kaicanjit - xhami e fshatit, në qëndër.
  • Zhupani - faqe mali, në L.

Familjet në fshatin Kajcanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

Demcenajt, Bazobeqiratë, Gjatë (sot ks fis ndodhet në Turqi), Kasimatë, Kulejtë (Sali Kula), ky fis i shuar nga kolera.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 355-356. Tregoi: Agush Ferriku dtl. 1910 nga Kajcanji. Ferras - Fier 1959.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 355.