Jump to content

Draganji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Draganj
Αμπελιά
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej244
Emri i banorëveDraganjot

Draganj (greqisht: Αμπελιά/Ambeliá) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1958, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Δράγανη/Drágani.[1]

Nga veriu Draganji kufizohet me Kajcanjin, nga jugu me Karbunarin e Grovolatin, nga lindja me Sevastoin e Zelesoin dhe nga perëndimi me Kurtesin. Draganj ka këto lagje: Rrapi dhe Draganj.[2]

Toponimet të fshatit Draganj:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[3]

  • Ar’ e Raftit – arë, në JP.
  • Bregu i Sheesë - breg që ndan Draganjin nga Karbunari, në P.
  • Dërrasa - vend me pllaka guri, në VP.
  • Dhrapanishta – ara, në L.
  • Fundi i Gruzës - ara, në L.
  • Goneja - ara, në P.
  • Grava – shpellë, në P.
  • Grav’ e Ulkut – shpellë, në VL.
  • Gropanishta - fushë pjellore e Draganjit, në J.
  • Guri Gjismosh – shkëmb, në L.
  • Janoçaçi – kodër, në P.
  • Jurt i Sotir Harës – baçë, në L.
  • Katavothra e Draganjit – liqen, në P.
  • Klish’ e Draganjit - kishë ku bëhet një panair, në L.
  • Koçonari – ara, në J.
  • Kodr’ e Çakate – kodër, në qendër.
  • Kokolishari – brinjë, në J.
  • Kroi – krua, në një vend me sfakë, në L.
  • Kroi i Draganjit – krua, në P.
  • Llak’ e Baços - vend grykë e veshur me fier, në P.
  • Llak’ e Gorricës - faqe mali, në J.
  • Mal’ e Vatacit – majë, në kufi me Kurtesin, në P.
  • Mal’ e Xhanit - majë që përdoret për kullotë, në V.
  • Petrogami – ara, në VL.
  • Pill i Çaç Janos – pyll, në JL.
  • Pill i Zonjës – pyll, në P.
  • Prroi Xhanit – përrua, në JP.
  • Puset e Dhrapanishtës - puse uji, në P.
  • Puset e Klebatit – puse, në JL.
  • Puset e Draganjit - puse, në J.
  • Qaf’ e Madhe – qafë, në J.
  • Qaf’ e Matrungut – qafë, në JP.
  • Qaf’ e Shalësit – qafë, në P.
  • Qeramiroi - vend ku piqeshin qeramidhet, në VL.
  • Rraha – pyll, në V.
  • Rrahu i Gjorgës – kullotë, në L.
  • Rrahu i Duros – pyll, në P.
  • Rrap i Korrozeze – rrap, në P.
  • Shesh i Butë - shesh në mal, në P.
  • Sheza e Draganjit – she, ku gratë e Draganjit lanin rrobat, në P.
  • Shtrung’ e Ferrës - shtrungë e gurtë, në VL.
  • Verrela – ara, në L.
  • Verret ne Kroi - varre të vjetër, në L.
  • Vreshtat e Grikës – vreshta e pemë frutore, në J.
  • Xhani — mal, në JP.
  • Zhajca – kullotë, në L.

Familjet në fshatin Draganj:[4]

Baco, Duro, Duskë, Dhimenj, Fili, Gjoksi (Janj Gjoksi), Husi, Korrozes (Labo Korroziu), Ladi, Lika, Naço, Prifti (Pano Prifti), Tashina (Çimo Tashina).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Drágani - Ambeliá
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 339.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 340. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Treguan: 1) Brahim Haxhiu (Qemali), vjeç 69, teknik, ndërtimi, autodidakt, nga Karbunari i Paramithisë, sot banon në Fier. 2) Jaho Mero Mezani, 50 vjeç, bari, analfabet, nga Nikolicanji i Paramithisë, refugjat i 1944-ës, banon në Tiranë. Tiranë, 1955.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 339.