Jump to content

Globoçari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Globoçar
Μακροχώρα
Fshat
Emri i banorëveGloboçarjot ose Globoçaras

Globoçar (greqisht: Μακροχώρα/Makrokhóra) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Γλουμποτσάρι/Gloumpotsári.[1]

Nga veriu Globoçari kufizohet me Sharatin, nga jugu me Mazrekun, nga lindja me Nuneshatin dhe nga perëndimi me Kushovicën.

Toponimet të fshatit Globoçar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Amolez/a - arë, në P.
  • Ar’ e Hiskos - are, në V.
  • Ar’ e Kuqe - arë që e ka dheun të kuq.
  • Arat e Alushit - ara, në L.
  • Arat e Cjepe - ara pranë qendrës fshatit.
  • Arat e Shahës – ara, pranë të një gruaje që e ka pasë emrin Shahe, afër qendrës.
  • Arduka – arë, në V.
  • Balli i Afkës - faqe kodre, në L.
  • Bir’ e Kunadhes – birë, në L.
  • Bir’ e Ulkës (ujkonjës) – shpellë, në L.
  • Baburez/a - vend kodër me argjilë, në JL.
  • Bishti i Bukë madhes - vend ku barinjtë kishin pjekur një kukulle të madhe, në JL.
  • Bishti (i) Kondates – ara, në J.
  • Bishti (i) Lazrit - fund mali, në V.
  • Bishti (i) Millagares - arë midis përrojve, në afërsi të qendrës.
  • Bostanez/a - arë ku mbillej bostan, në V.
  • Bregu (i) Camandajt – breg, në V.
  • Bregu i Dushkut - breg i veshur me dushk, në afërsi të qendrës.
  • Bregu Xhamisë – bregore, në qendër.
  • Burim’ e Maçit – burim, në L.
  • Camandài – ara, në V.
  • Curku i Math – “fshat i vjetër nek ka klënë më proto Globoçari dhe vëndit ja thoshnë Ledhez. Njerzit kishnë ikur àtej se i haj shumë curku e vdisnë. (Tehfik Rexhepi). Shif: Ledheza.
  • Çekerrinat - ara fushë, në afërsi të qendrës.
  • Çùrez - vend gropë që ka ullinj, në afërsi të qëndrës.
  • Dardhëza - vend që ka dardha e ullinj.
  • Dhrakacure - vend në malin e Lazrit ku barinjtë bënin stane, në J.
  • Dhriza - ara e ullinj, në J.
  • Faq’ e Mollës (faqa e mollës) - rrëzë fushe me ara e ullinj, në P.
  • Faq’ e Prrarit (faqa e Prrarit) - brinjë me përrall e ullinj, në J.
  • Furrez/a - kamina të vjetra, pranë qendrës.
  • Fush’ e Mollës - pyll me ullinj, në P.
  • Gavrài - vend me stane e kullota, në J.
  • Gorricat e Shpardhése - vend me gorrica, në J.
  • Gorricëza - pyll, në J.
  • Grav’ e Karabinit – sterrë, në P. Thonë se në këtë sterrë kanë hedhur një maç me zile në qafë dhe ka dalë në gjirin e Pllotaresë.
  • Grav’ e Kuqe - shpellë e kuqe, në J.
  • Grav’ e Kurorës - shpellë më majën e malit, në L.
  • Grik’ e Likopodhit - grykë mali, në P.
  • Gropat e Camandàit - ara në mal, në V.
  • Gur’ i Kastrës - bregore ku gjënden gërmadha antike, në afërsi të qendrës.
  • Hamoleaz – ara jo prodhuese në një faqe kodre, në V.
  • Hund’ e Kaleshit - hundë, në P.
  • Jurt’ e Aliut - rrypa me ullinj, në L.
  • Karabini - vend gropë ku çonin bagëtinë kur frynte erë, në J.
  • Kallabàka - ara, në P.
  • Kondàte/a - faqe mali, në J.
  • Kriqi - gur i skalitur me një kryq në mez, në P.
  • Kroi Shkëmbit - krua, në J.
  • Kronjez - kullotë, në L.
  • Kupugjoni - kodër, në J.
  • Krrakur’ e Pulave - faqe shkëmbore me bira, në V.
  • Kusiz/a - dërras’ e madhe, në J. “Ishte e skalitur e bënë një pus që vjen e merrë ujë çobenët”.
  • Ledheza - gërmadhat antike ku ka qënë së pari fshati i Globoçarit, në L.
  • Lëm’ e Gjonit - lëmë i gurtë, në P.
  • Lëm’ e Kalamanje - lëmë dheu, në L.
  • Lem’ e Lialloit - lëmë i gurtë, në P.
  • Lëm’ e Mushit - lëmë i gurtë, në P.
  • Lëm e Prrait – breg, në P.
  • Lëm’ e Promollës (lëma e prromollës) – lëmë, në P.
  • Lihadhat – kullotë.
  • Lis’ e Ledhit — lis i madh ku mërzenin 300 kokë dhi, në P.
  • Luca - lerë ku pinin ujë bagëtitë, në L.
  • Lum i Gurrës - lum’ i vogël, në L. “Bërron në Kremàzmë, shkon anamesa Mazrrekut, në Grik’ e Honit, në fush e Nistës e Derdhet në Pllotaré”.
  • Mal’ e Drrasës - majë e vogël që ka një dërrasë guri në formë të sofrës, në JL.
  • Mal’ e Dushkut - majë bregoreje me dushk, në JL.
  • Mal’ e Lazrit - majë, në J.
  • Mal’ i Camandait – mal, në V.
  • Mal’ e Cinganit – mal, në VP.
  • Mal i Mollës - kodër e lartë, afër qendrës.
  • Mal i Trimit - mal, në P.
  • Mëlçinjëza - vend kodrinor i çpyllëzuar, në JL. Dikur aty ka pasur mëlqinja.
  • Mirgaleja e Lazrit - Bajame e tharë në malin e Lazrit, në JL.
  • Mulliri Gurrës - mulli uji.
  • Nek lëmi Palit – ullishte, në JP.
  • Nek vranë Turkun - kodër, në JP.
  • Palovështi - vësht me ullinj, në qendër.
  • Pàllashi – ara, në J.
  • Pillet e Mollëve - pyje afër qendrës.
  • Pill i Babure - pyll me argëlidha, në L.
  • Pill i Dushkut - pyll melis, në afresi të qendrës.
  • Pill i Furrezës – pyll, në L.
  • Pill’ i Ledhezës – pyll, në L.
  • Pill e Lisave - pyll me valanidha, në V.
  • Pill’ i Varikoit — pyll me përrall etj., në L.
  • Prapashkëmth - çukë e bukur.
  • Prroi Çekerrinës – përrua, afër qendrës.
  • Prroi Gurës – përrua, në L.
  • Prroi i Mollës - përrua, në qendër.
  • Prroi Pulbardhës - përrua, në J.
  • Prroi Pusit - përrua, në P.
  • Prroi Sterrës - përrua, në P.
  • Prroi Shpardhesë - përrua, në J.
  • Prroi Ulkut - përrua, në J.
  • Pus’ i Baltës – pus, në qëndër të fshatit.
  • Qaf’ e Alimit - qafë, ndan me Mazrekun. Lidhet me emrin e elimëve pellazgoilirë.
  • Qaf’ e Dërrasës - qafë, në JP.
  • Qaf’ e Karavait - qafë, në JP.
  • Qaf’ e Lajbies - qafë, në L.
  • Qaf’ e Lisit - qafë ku ndodhet një lis i madh, në VL.
  • Qaf’ e Neshatit - qafë, në L.
  • Qaf’ e Pusit - qafë, afër qendrës. “Ati ka madem”.
  • Rem’ e Kaliathit - përrua i vogël, në JL.
  • Rrëz’ e Mollës - ara në rrëzë të njij bregoreje.
  • Sterrëz - kullotë, në P.
  • Shëngjergji - ara, në P.
  • Shënkolli - ara e gërmadha të vjetra, në JP.
  • Shkëmb’ i Kalies - shpat mali, në P.
  • Shkëmb’ i Karabinit - shkëmb, në JP.
  • Shkëmb’ i Kucoqerit - ara e gërmadha të vjetra, në L.
  • Shkëmb’ e Mehmetit – shkëmb, në L.
  • Shkëmb’ e Shqipjes – shkëmb, në P.
  • Shkëmthi - pyll me dafinë, në P.
  • Shtegu Kuale – grykë, shteg ku ka valanidh, në J.
  • Shtrung’ e Kukos - shtrugë e vjetër në rrëzë të malit, në L.
  • Shurez/a - vësht me ullinj, në afërsi të qendrës.
  • Tharrëla – arë, në J.
  • Varrez – varre, në J.
  • Varrezt - varret e fshatit, në qendër.
  • Varr i Glatë - varr i uruar (varr i mirë).
  • Varr i Kaurit – varr, afër qendrës.
  • Vraka – ara, në P.
  • Vreshtat - tokë djerr, dikur ka qenë vresht, në VL.
  • Xhamija e fshatit – gërmadhë xhamie, në qendër.

Familjet në fshatin Globoçar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Alishanàtë, Çalénjtë, Dulatë, Harunàtë, Hodatë, Rexha, Vejzatë, Zhapët,Kasimatët.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Gloumpotsári - Makrokhóra
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 159-162. Treguan: 1) Omer Teliha Omer, 60 vjeç, punëtor, anaIfabet, nga Globoçari, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Fier. 2) Tefik Qazim Rexhepi (Zhapa), punëtor, 55 vjeç, me arsim 7 vjeçar, nga Globoçari, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Fier. 3) Halil Mustafa Sulejmani, 60 vjeç, kooperativist, nga Globoçari, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Fier. Fier, 1970.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 159