Jump to content

Holoceni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Holoceni është epokë gjeologjike e cila fillon me mbarimin e Pleistocenit, rreth 10 000 vjet para erës sonë dhe vazhdonë deri në ditët e sotme. Ajo është pjesë përbërse e Periudhës së Kuaternarit. Gjatë Holocenit kontinentet dhe deti botëror nisën të marrin formën që kanë sot. Por karakteristika kryesore e kësaj periudhe është ngritja e temperaturave, gjë që solli ndryshime drastike në gjeomorfologjinë e tokës dhe rrjedhimisht dhe në florën e faunën e saj.