Evanescence
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Evanescence është një bandë roku e themeluar në Little Rock, Arkansas në 1995 nga këngëtarja/pianistja Amy Lee dhe kitaristi Ben Moody. Pas dy incizimeve private dhe një CD demo "Origin", si edhe me ndihmën e disa ndërmarrjeve të fuqishme në vitin 2000, banda arriti të realizojë albumin e saj të parë : "Fallen" në 2003, që arriti të shesë më shumë se 15 milion kopje në mbarë botën. Një vit më vonë, Evanescence realizoi albumin e saj të parë live : "Anywhere but Home", që shiti më shumë se një milion kopje në mbarë botën. Në 2006, banda realizoi albumin e dytë : "The Open Door", që shiti më shumë se pesë milion kopje në mbarë botën. Amy Lee, së bashku me gjithë anëtarët e tjerë, ka deklaruar se po bëjnë ende prova për albumin e tretë të tyre, që do ta nxjerrin në janar të 2010.
Historia e themelimit të grupit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Amy Lee e Ben Moody u takuan në 1994 në një kamp të rinjsh në Little rock, ku ajo po luante në piano disa këngë të Mozartit dhe Bethovenit (pasi kishte 9 vjet që merrte mësime pianoje klasike). Moody më pas e dëgjoi atë të luajë në piano : "I’d do anything for love" nga Meat Loaf. Këngët e para të tyre së bashku ishin : "Solitude" dhe "Give Unto Me", të shkruajtura të dyja nga Lee, dhe : "Understanding" dhe "My Imortal" të shkruajtura nga Moody. Grupi u shfaq shpesh live dhe pak nga pak u bë një ndër më të populluarit në zonë. Pas eksperimentimit për emrin e grupit, si për shembull Moody propozoi : "Childish Intentions" dhe "Stricken", ndërsa Lee propozoi : "Halo Machine" dhe "For The Fallen", ata të gjithë vendosën t’ia vinin "Evanescence" që do të thotë ‘zhdukje’/’fanitje’, (vjen nga fjala ‘evanesce’ që do të thotë ‘të zhdukesh’). Logoja e bandës u krijua kur "Fallen" ishte duke u përhapur. Disenjuesit përdorën versione disi të modifikuara të çdo shkronje që përmban logoja në mënyrë që të ishte unike dhe e veçantë, e pakrahasueshme...
"Albumi i ri 2010" ; surpriza e 2009-ës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një lajmërim të postuar në website-in e Evanescence gjatë qershor-it 2009, Amy Lee shkruante se banda ishte në punë e sipër duke shkruar një material të ri për një album të ri të propozuar për tu realizuar në 2010. Ajo shprehet se : "muzika e re do të jetë si një evolim i punëve të mëparshme, dhe do të jetë muzikë më e fortë, më e mirë dhe më interesante". Në 8 janar 2010, Amy Lee anonçoi se Evanescence do te shkonte zyrtarisht në studio për të regjistruar albumin e tyre të tretë.
Stili muzikor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kritikët variojnë në përcaktimin e "Evanescence" si një bandë rock ose metal, por shumica i identifikojnë ata si një formë e metalit gotik. Publikimet si : The New York Times, Rough Guides, Rolling Stone and Blender i kanë përcaktuar ata si rock gotik. Ata janë krahasuar me një shumëllojshmëri bandash të tjera nga njerëz të ndryshëm, si "nu metal" që i përngjan "P.O.D." dhe "Linkin Park", grupet e metalit gotik si "Lacuna Coil" dhe metalit simfonik që vepron si "Nightwish" dhe "Within Temptation". David Browne i "Blender" ofron një përshkrim të bandave të muzikës si "nu metal gotik kristian me një përzierje të dyfishtë të Enya melankolike". Adrien Begrand i çështjeve të popit e përshkruan Evanescence si përdoruese të “nu metal”. Adrian Jackson i "My Dying Bride" deklaroi se ai ndjen se Evanescence po bën diçka të ngjashme me grupin e tij të metalit gotik, vetëm se në një drejtim më komercial. Të tjerë njerëz dhe influenca që përdorin për të përshkruar tingullin e bandës përfshin metalin alternativ, rockun alternativ, hard rockun, dhe rockun elektronik. ITunes i ka klasifikuar ata si rock (hard rock, metal), dhe alternative (rock gotik).
Evanescence u promovua origjinalisht në dyqanet "e krishtera". Më vonë, banda e bëri të qartë që ata nuk donin të konsideroheshin pjesë e rockut kristian. Terry Hemmings, CEO, shpërndarës i matur i muzikës kristiane, i shprehu ngatërresa bandës duke i ndryshuar drejtimin, më pas ai tha se "ata e kishin plotësisht të qartë se albumi do të shitej në kanalet muzikore kristiane". Pasi shumë dyqane kristiane filluan t’i zhduknin bandat muzikore nga "guaskat" e tyre, kryetari i "Wind-up Records" nënshkroi një lejë publike në prill 2003 duke kërkuar formalisht se ata e bënë atë. Në 2006, Amy Lee i tha Billboard se ajo e kishte kundërshtuar të qenit e identifikuar si një bandë kristiane që prej fillimit.
Anëtarët e bandës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktualët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Amy Lee --- lidere vokale/pianiste (prezent që në 1995).
- Terry Balsamo --- lideri kitarist (prezent në 2003).
- Tim McCord --- bas (prezent në 2006).
Formuesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ben Moody --- lideri kitarist (1995-2003).
- David Hodges --- tastierë, piano, tambur, zëri i dytë (1999-2002).
- Rocky Gray --- tambur, perkusion (2002-2007).
- John LeCompt --- kitarist ritmik, zëri i dytë (2002-2007).
- Will Boyd --- bas (2003-2006).
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fallen (2003)
- The Open Door (2006)
- Evanescence (2011)
- Synthesis (2017)
- The Bitter Truth (2021)