Alergjia
Alergjia është çrregullim i sistemit imunitar dhe ndryshe njihet si atopi. Reaksionet alergjike zakonisht ndodhin si pasojë e substancave mjedisore të parrezikshme të njohura si alergene. Këto reaksione janë të fituara, të parashikueshme dhe të shpejta. Alergjia është një nga katër format e hipersensitivitetit dhe quhet lloji i (ose të menjëhershëm) hipersensitiviti.[1] Ajo karakterizohet nga aktivizimi i disa qelizave të bardha të gjakut dhe qelizat e basofilsit nga një lloj i njohur si antitrupat IgE, duke rezultuar në një përgjigje të shpejtë. Reksionet alergjike më të shpeshta janë: ekzema, urtikarie, alergji nga bari, astma, alergji ushqimore dhe reaksione nga insektet thumbuese të tilla si grerëzat dhe bletët.
Shenjat dhe simptomat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alergjitë e shkaktuara nga bari janë tepër të përhapura në popullsi dhe shkaktojnë simptoma, si: alergji konjunktiviti, kruarje dhe rrjedhje hundësh. Alergjia mund të luajë një rol të madh në kushte, si astma. Në disa njerëz, alergji të rënda të mjedisit ose alergenet nga përdorimi i ilaçeve mund të rezultojë në rrezik jete anafilaktike, reaksione të rënda deri në vdekje. Tani ekzistojnë kushtet për të bërë teste që përcaktojnë diagnozën alergjike. Këto përfshijnë testimin e lëkurës për të njohur alergenet apo të analizës së gjakut për praninë dhe nivelet e alergenit IgE. Trajtimi për alergjinë përfshijnë, përdorimin e antihistaminës, steroide ose medikamente të tjera nga goja. Alergjia krijohet edhe nga pluhurat e ndryshme, ndotja e ambientit, aromat e ndryshme, nga pemët, lulet e tyre në kohën e çeljes.
Alergjia është një reagim i sistemit imunitar ndaj alergjenëve, që janë substancat të cilat shkaktojnë alergji. Këto reaksione mund të shfaqen me teshtima, kollë, rrufë, kruajtje të hundës, bllokim të saj, rrjedhje të ujshme dhe rrjedhje në fyt i mukusit prej sinuseve (postnazal drip) 1. Alergjitë mund të jenë të bezdisshme, por ndonjëherë edhe të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën 1.
Në Evropë, rreth 150 milionë njerëz vuajnë nga një lloj alergjie dhe numri pritet të rritet deri në 200 milionë deri në vitin 2025 2. Alergjia mund të shkaktohet nga shumë faktorë, përfshirë alergjenët e ajrit, ushqimet, ilaçet, dhe insektet 23.
Alergologjia molekulare është një fushë e mjekësisë që përdor diagnostikën në nivel qelizor për të zbuluar shkakun e alergjive. Kjo bën që mjekimi të jetë shumë preciz. Për shembull, nëse një person ka alergji ndaj qumështit, proteinat e qumështit janë ato që shkaktojnë reagimin alergjik. Por jo të gjitha proteinat janë përgjegjëse për alergjitë. Alergologjia molekulare ndihmon në identifikimin e proteinës së caktuar që shkakton alergjinë, duke bërë që mjekimi të jetë më efikas 2.
Patofiziologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alergjia aktute
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në fazat fillestare të alergjisë, ndodh një reagim i mbindjeshmërisë së tipit I ndaj një alergjeni të hasur për herë të parë, i cili paraqitet nga një qelizë profesionale paraqitëse e antigjenit (APC). Ky reagim shkakton një përgjigje në një lloj qelize imunitare të quajtur limfocit TH2, një nëngrup i qelizave T që prodhojnë një citokinë të quajtur interleukinë-4 (IL-4). Këto qeliza TH2 ndërveprojnë me qeliza të tjera limfoide të quajtura qeliza B, të cilat kanë rolin e prodhimit të antitrupave. E kombinuar me sinjalet e dhëna nga IL-4, kjo ndërveprim nxit qelizën B të fillojë prodhimin në sasi të mëdha të një tipi të veçantë antitrupi të njohur si IgE. IgE e sekretuar qarkullon në gjak dhe lidhet me një receptor specifik për IgE (një lloj receptori Fc i quajtur FcεRI) që ndodhet në sipërfaqen e llojeve të tjera të qelizave imunitare të quajtura qeliza mastocite dhe bazofile, të cilat janë të përfshira në përgjigjen akute inflamatore. Në këtë fazë, qelizat e veshura me IgE konsiderohen të ndjeshmuara ndaj alergjenit.[2]
Nëse ndodh një ekspozim i mëvonshëm ndaj të njëjtit alergjen, ai lidhet me molekulat IgE në sipërfaqen e mastociteve ose bazofileve. Kryqëzimi (cross-linking) i IgE me receptorët Fc ndodh kur më shumë se një kompleks receptor-IgE bashkëvepron me të njëjtën molekulë alergjike, duke aktivizuar qelizat e ndjeshmuara.
Qelizat mastocite dhe bazofilet e aktivizuara kalojnë një proces të quajtur degranulim, gjatë të cilit lëshojnë histaminë dhe ndërmjetësues të tjerë kimikë inflamatorë (citokina, interleukina, leukotriene dhe prostaglandina) nga granulat e tyre në indet përreth. Kjo shkakton disa efekte sistemike, si: vazodilatacion (zgjerim i enëve të gjakut), sekretim të mukusit, stimulim të nervave, kontraktim të muskujve të lëmuar. Si pasojë, shfaqen simptoma si: rinorre (sekretim i hundës), kruajtje, dispne (vështirësi në frymëmarrje), anafilaksi (reagim i rëndë alergjik sistemik)
Në varësi të individit, alergjenit dhe mënyrës së ekspozimit, simptomat mund të jenë: sistemike (anafilaksi klasike), lokale, të kufizuara në një sistem të caktuar të trupit, astmë, nëse preket sistemi respirator dhe ekzemë, nëse preket lëkura (derma).
Faza e vonshme e alergjisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të veprimit të ndërmjetësuesve kimikë të përgjigjes akute, shpeshherë mund të ndodhë përgjigja e fazës së vonshme. Kjo ndodh për shkak të migrimit të leukociteve të tjera, si: neutrofilet, limfocitet, eozinofilet, makrofagët në vendin fillestar të reaksionit. Ky reagim zakonisht shfaqet 2–24 orë pas reaksionit fillestar. [3] Citokinat e lëshuara nga qelizat mastocite mund të luajnë një rol në vazhdimin e efekteve afatgjata.
Reagimet e fazës së vonshme të vërejtura në astmë janë paksa të ndryshme nga ato që shfaqen në reagime të tjera alergjike, edhe pse:
- Shkaktohen nga çlirimi i ndërmjetësuesve prej eozinofileve
- Vazhdojnë të varen nga aktiviteti i qelizave TH2.
Dermatiti alergjik i kontaktit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse dermatiti alergjik i kontaktit quhet një reaksion "alergjik" (i cili zakonisht i referohet mbindjeshmërisë së tipit I), patofiziologjia e tij përfshin një reaksion që i përket më saktësisht mbindjeshmërisë së tipit IV. [4] Në mbindjeshmërinë e tipit IV, ndodh: aktivizimi i një lloji të caktuar të qelizave T (CD8+), të cilat shkatërrojnë qelizat objektiv nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë dhe aktivizimi i makrofagëve, të cilët prodhojnë enzima hidrolitike që ndihmojnë në shkatërrimin e qelizave të synuara.
Diagnoza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Menaxhimi efektiv i sëmundjeve alergjike varet nga një diagnozë e saktë, e cila mund të arrihet përmes testimit të alergjive, si testi i pickimit të lëkurës apo testi i gjakut për antitrupa IgE, të cilat kanë vlerë diagnostikuese të ngjashme. Diagnoza e hershme dhe e saktë, e shoqëruar me këshillim dhe udhëzime për shmangien e alergjenëve, ndihmon në pakësimin e simptomave, ulur nevojën për medikamente dhe përmirësuar cilësinë e jetës.
Testimi periodik është i rëndësishëm, pasi alergjitë mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe rezultatet e testimeve të përsëritura ndihmojnë në vendimmarrje për rikthimin e ushqimeve alergjike në dietë. Testimi vjetor përdoret zakonisht për alergjitë ndaj qumështit, vezës, sojës dhe grurit, ndërsa për alergjitë ndaj kikirikut, arrave, peshkut dhe molusqeve rekomandohet testim çdo 2–3 vjet. Për më tepër, diagnozat e hershme dhe të sakta janë kosto-efektive, pasi pakësojnë vizitat mjekësore, keqdiagnostikimet, dhe shtrimet urgjente, duke ndihmuar në një menaxhim më të mirë të sëmundjeve alergjike. [5]
Testimi i pickimit të lëkurës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Testimi i lëkurës njihet gjithashtu si "testimi me shpim" ose "testimi me pickim" për shkak të një serie shpimeve ose pickimeve të vogla që bëhen në lëkurën e pacientit. Në zonat e shënuara me stilolaps ose bojë (duhet zgjedhur me kujdes për të shmangur reaksionet alergjike), vendosen sasi të vogla të alergjenëve të dyshuar dhe/ose ekstrakteve të tyre, si poleni, bari, proteinat e marimangave, ekstrakti i kikirikut, etj. Për krahasim, përfshihen edhe një kontroll negativ dhe një kontroll pozitiv: kontrolli negativ zakonisht është solucion kripe (salinë) ose glicerinë dhe kontrolli pozitiv është histamina, që duhet të shkaktojë një reaksion të vogël për të treguar që lëkura reagon normalisht. Shpimi i lëkurës bëhet me një pajisje të vogël plastike ose metalike që pickon sipërfaqen e lëkurës. Në disa raste, alergjenët injektohen nën lëkurë ("intradermalisht") me një gjilpërë dhe shiringë. Zonat më të zakonshme për testim janë: pjesa e brendshme e parakrahut dhe shpina. Ky test është një metodë e shpejtë, efektive dhe e zakonshme për të identifikuar alergjitë dhe përcaktuar shkaktarët e tyre.
Testimi me flaster
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ai është një metodë që përdoret për të përcaktuar nëse një substancë e caktuar shkakton inflamacion alergjik të lëkurës. Ky test kontrollon për reaksione të vonuara dhe ndihmon në identifikimin e shkakut të alergjisë së kontaktit ose dermatitit të kontaktit.
Në këtë test, në shpinën e pacientit vendosen flastera ngjitës të trajtuar me substanca të zakonshme alergjike ose sensibilizues të lëkurës. Lëkura kontrollohet për reaksione lokale të paktën dy herë: 48 orë pas vendosjes së flasterëve dhe 2 ose 3 ditë më vonë.
Ky test është i sigurt, joinvaziv dhe përdoret për të identifikuar alergjitë e kontaktit, si ato ndaj metaleve, parfumit, lateksit, dhe produkteve kozmetike.
Analiza e gjakut për alergji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Testi i gjakut për alergji është një metodë e shpejtë dhe e thjeshtë, që mund të rekomandohet nga një ofrues i licencuar i kujdesit shëndetësor, si p.sh. specialist alergolog ose mjek i përgjithshëm. Ndryshe nga testi i pickimit të lëkurës, testi i gjakut mund të kryhet pavarësisht nga: mosha, gjendja e lëkurës, medikamentet e përdorura, simptomat ose aktiviteti i sëmundjes, shtatzënia, etj.
Të rriturit dhe fëmijët e çdo moshe mund t’i nënshtrohen testit të gjakut për alergji. Për foshnjat dhe fëmijët shumë të vegjël, një pickim i vetëm me gjilpërë për marrjen e gjakut është shpesh më i butë dhe më i përshtatshëm se disa pickime të lëkurës. [6]
Parandalimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dhënia e produkteve si kikirikët herët në fëmijëri mund të ulë rrezikun e alergjive, ndërsa ushqyerja me gji gjatë të paktën muajve të parë të jetës mund të zvogëlojë rrezikun e dermatitit alergjik.[7] Ka pak prova që dieta e nënës gjatë shtatzënisë ose gjatë ushqyerjes me gji ndikon në rrezikun e alergjive, megjithatë disa studime sugjerojnë se ekspozimi i parregullt ndaj qumështit të lopës mund të rrisë rrezikun e alergjisë ndaj tij. Disa të dhëna tregojnë se vonimi i futjes së disa ushqimeve në dietën e fëmijës mund të jetë i dobishëm, por gjithashtu ka prova që ekspozimi i hershëm ndaj alergjenëve të mundshëm mund të ketë efekt mbrojtës, suplementet me vaj peshku gjatë shtatzënisë janë lidhur me rrezik më të ulët të ndjeshmërisë ushqimore dhe suplementet probiotike gjatë shtatzënisë ose në foshnjëri mund të ndihmojnë në parandalimin e dermatitit atopik.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa simptoma të lidhura me sëmundjet alergjike përmenden në burime të lashta. Në veçanti, tre anëtarë të dinastisë romake Julio-Klaudiane (Augusti, Klaudi dhe Britanikusi) dyshohet se kishin një histori familjare të atopisë. Koncepti i “alergjisë” u prezantua për herë të parë në vitin 1906 nga pediatri vjenez Clemens von Pirquet, pasi vuri re se pacientët që kishin marrë injektim me serum kali ose vaksinën kundër lisë reagonin më shpejt dhe më rëndë kur merrnin injektimin e dytë. Ai e quajti këtë fenomen “alergji”, nga fjalët greke të lashta ἄλλος (allos) që do të thotë “tjetër” dhe ἔργον (ergon) që do të thotë “punë”.[8]
Fillimisht, të gjitha format e mbindjeshmërisë klasifikoheshin si alergji, duke u menduar se shkaktoheshin nga aktivizimi i gabuar i sistemit imunitar. Më vonë, u kuptua se mekanizma të ndryshëm shkaktonin sëmundje të ndryshme, por të gjitha kishin të përbashkët një aktivizim të çrregullt të sistemit imunitar. Në vitin 1963, Philip Gell dhe Robin Coombs krijuan një klasifikim të ri të reaksioneve të mbindjeshmërisë, duke i ndarë ato në katër tipe: Tipi I deri në Tipi IV.
Me këtë klasifikim të ri, termi “alergji” (ose ndonjëherë “alergji e vërtetë”) u kufizua vetëm te mbindjeshmëria e tipit I (mbindjeshmëria e menjëhershme), e cila karakterizohet nga reagime të shpejta që përfshijnë antitrupa të klasës IgE.
Zbulimi i antitrupave të tipit IgE ishte një përparim i madh në kuptimin e mekanizmave të alergjisë. IgE u zbulua njëkohësisht gjatë viteve 1966–1967 nga dy grupe të pavarura: ekipi i Ishizaka në Institutin dhe Spitalin e Kërkimeve për Astmën e Fëmijëve në Denver, SHB dhe Gunnar Johansson dhe Hans Bennich në Uppsala, Suedi. Studimi i përbashkët i tyre u publikua në prill 1969, duke shënuar një moment historik në imunologjinë alergjike.[9]
Kërkimi shkencor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Po zhvillohen ushqime me nivel të ulët alergjenësh, si dhe përmirësime në parashikimet e testit të pickimit të lëkurës. Gjithashtu, po vlerësohen: testi i flasterit për atopi (atopy patch test), parashikimet e rezultateve nga pickimi i grerëzës, tableta e epinefrinës që shpërbëhet shpejt dhe terapia me anti-IL-5 për sëmundjet e shkaktuara nga eozinofilet.[10]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Imazhe që lidhen me alergjinë dhe ndodhen platformën në Wikimedia Commons
Commons: Allergology – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ McConnell, Thomas H (2007). The Nature of Disease: Pathology for the Health Professions (në anglisht). Baltimore, MD: Lippincott Williams & Wilkins. fq. 159. ISBN 978-0-7817-5317-3.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Janeway C, Travers P, Walport M, Shlomchik M (2001). Immunobiology (në anglisht) (bot. 5). New York and London: Garland Science. ISBN 978-0-8153-4101-7.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Grimbaldeston MA, Metz M, Yu M, Tsai M, Galli SJ. Effector and potential immunoregulatory roles of mast cells in IgE-associated acquired immune responses (në anglisht).
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Holt PG, Sly PD (tetor 2007). h2 cytokines in the asthma late-phase response (në anglisht).
- ^ "Guidelines for the Diagnosis and Management of Food Allergy in the United States" (PDF). National Institute of Allergy and Infectious Diseases (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 prill 2019. Marrë më 17 shkurt 2025.
- ^ Reinhold, Lauren (shkurt 2023). "An Update on Test use Evaluation of Serum Tryptase Levels". The journal of allergy and clinical immunology (në anglisht).
- ^ Greer FR, Sicherer SH, Burks AW (prill 2019). "The Effects of Early Nutritional Interventions on the Development of Atopic Disease in Infants and Children: The Role of Maternal Dietary Restriction, Breastfeeding, Hydrolyzed Formulas, and Timing of Introduction of Allergenic Complementary Foods". American Academy of Pediatrics (në anglisht). 143 (4).
{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Von Pirquet C (1906). Allergie". Munch Med Wochenschr (në anglisht).
- ^ Teruko Ishizaka; Kimishige Ishizaka; S. Gunnar O. Johansson; Hans Bennich (1969). "Histamine Release from Human Leukocytes by Anti-λE Antibodies1". The Journal of Immunology (në anglisht).
{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Sicherer SH, Leung DY. "Advances in allergic skin disease, anaphylaxis, and hypersensitivity reactions to foods, drugs, and insects". The Journal of Allergy and Clinical Immunology (në anglisht).