Jump to content

kap

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:09 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

KAP kal.

  • 1. Zë me dorë a me diçka tjetër; e prek, e rrok dhe e shtrëngoj dikë a diçka që të mos më shpëtojë; kund. lëshoj. Kap lopatën (kazmën). Kap degën e pemës. Kap me dorë. Kap me mashë. Kap për dore (për këmbe, për flokësh). Kap për mënge (për jake). Kap kokën me duar. Kap kalin për freri. E ka kapur keq (ligsht). Kape se ra!
  • 2. vet. veta III. Bie papritur mbi dikë a mbi diçka dhe e mbulon tërësisht a pjesërisht; e zë papritur dhe e dëmton duke i rënë përsipër duke kaluar mbi të ose duke e shtrënguar fort a duke e shtypur. I kapi dorën. I kapi dera gishtin. I kapi rrota këmbën. I kapi makina krahun. E kapi trari.
  • 3. Zë të gjallë një njeri, një kafshë etj., duke e ndjekur a duke e përgjuar dhe e mbaj; shtie në dorë një njeri, një kafshë etj., zë, marr, pushtoj. Kapi një zog. Kap flutura. E kapi me lak (me grackë, me grep). E kapën të gjallë. E kapën rob. Kapën një vjedhës. Qeni kapi një lepur. Macja kapi një mi. Kapën shumë armë. Kapën një vend (një pozicion) kyç.
  • 4. E mbërthej, e qep a e ngjit diçka, që të mbahet mirë e të mos bjerë, të mos hapet etj., lidh flokët a diçka tjetër, zë. Kap me gozhdë (me gjilpërë, me pe). Kap me karficë. Kap flokët.
  • 5. edhe jokal. Prek dikë a diçka, ndesh; takoj në diçka, has diku, zë. Këmbët i kapën në tokë. I kapi koka në tra. Lundra kapi në dhe. Dora i kapi diçka të butë. Kapi mirë.
  • 6. Zbuloj dikë që është duke kryer një veprim të dëmshëm, e zë në gabim a në faj; zë në befasi, gjej. Kap në faj (në gabim). Kap në befasi. Kap në fjalë.
  • 7. Kuptoj menjëherë një çështje, një problem etj., kam aftësinë ta kuptoj diçka mirë dhe arrij ta zgjidh ose ta ndreq; përvetësoj; arrij ta dëgjoj a ta shikoj duke e ndjekur me vëmendje, e vë re, nuk më shpëton. E kapi shpejt. E kapi nga rrënjët. Kap të renë (përparimtaren). Kap hallkën kryesore. I kap gjërat. Nuk e kapi dot pyetjen. Ma kapi syri e pashë. Ma kapi veshi e dëgjova. Nuk dinte nga ta kapte. S'ma kapi mendja. E kapi vështrimin e saj. Ia kapi fillin (anën) një pune gjeti rrugën e drejtë e më të mirë se nga t'ia fillonte një pune.
  • 8. E gjej dikë a diçka të papërgatitur ose në një gjendje të vështirë; e gjej dikë në një gjendje të caktuar, të mirë a të keqe, në një vend të caktuar etj.; gjej, zë. E kapën ngushtë (keq). E kapi të papërgatitur. Këtu më kape! E kapi shiu grurin në fushë. I kapi ngrica (bryma) lulet. I kapi stuhia jashtë. E kapi në gjumë.
  • 9. Pësoj diçka, i nënshtrohem veprimit të diçkaje a të dikujt; bie në një gjendje të caktuar, më pushton a më zë diçka; më zë. Na kapi shiu (breshri, bora). E kapi gjumi. E kapi frika (tmerri). E kapi lemza. E kapi gripi (rrufa, lia). E kapën ethet. E kapi kolla. Më kapën dhembjet e kokës. E kapi rakia. E ka kapur një hall i madh.
  • 10. Arrij dikë a diçka që niset ose që ecën para meje dhe takohem me të; e arrij, e zë. Kap trenin (autobusin). Kap topin. E kapi me vrap (me biçikletë, me makinë). E kapi menjëherë. Nisu, se të kap! Nuk e kap dot. Bora kapi borën.
  • 11. E zë dhe e shfrytëzoj si duhet kohën, rastin etj., nuk e lë të më ikë; arrij një kohë, një moshë etj. a më arrin një kohë, më vjen. Kap rastin. E kapi kohën e humbur. Dreka na kapi në udhë. Po i kap të dyzetat. E kapi pleqëria.
  • 12. edhe jokal. Filloj, nis; zë. Kap një këngë (një valle). Dimri e ka kapur me të egër. Nuk dinte nga ta kapte. E kapi së prapi (nga bishti) një punë nuk u nis nga gjëja kryesore, nuk u mbështet në hallkën kryesore për të zgjidhur një çështje. Ka kapur një rrugë të keqe. E ka kapur ters (me të keq). Nuk kap punë me dorë. Nuk dinte nga ta kapte.
  • 13. vet. veta III. I bie, e rreh, e zë (dielli, era etj.); e mbulon (uji etj.); arrin ta përfshijë a ta zërë. Dhomën e kap mirë dielli. Atje nuk e kapte era (plumbi). E kap uji arën. S'e ka kapur shiu atë krahinë. Sa më kap syri.
  • 14. vet. veta. III. E përfshin (ligji, detyrimi, mosha, ndarja administrative etj.); e zë. E kap shërbimi ushtarak. E kap ligji. E kapi amnistia. E kap rrethi i Korçës. E kapi plani (shtëpinë). Kap një periudhë të gjatë historike. Kriza ka kapur gjithë botën kapitaliste. Gruri kap një sipërfaqe të madhe.
  • 15. vet. veta III. Përbën, arrin, zë. Kap numrin (shifrën) njëzet. Shpenzimet kapin 15%. Investime që kapin shumën ...
  • 16. Qëlloj me diçka, i bie dikujt me gurë, me shkelmat etj. E kapën me gurë (me shkelma).
  • E paskan kapur dallgët dikë shih te DALLG/Ë, ~A. E kap për degësh shih te DEG/Ë,~A. I kap dora i zë dora. S'e kap (s'e zë) me dorë diçka shih te DOR/Ë,~A. E kapi (e zuri, e mbërtheu) për fyti (për gryke) shih te FYT,~I. Nuk i kap grepi shih te GREP,~I. E kapi (e zuri) për jake dikë shih te JAK/Ë,~A. E kapi (e zuri, e mori) kalemi dikë shih te KALEM, ~I. E kapi (e zuri, e gjeti) ndër lakra shih te LAK/ËR, ~RA. E kapi (e zuri) për palltoje dikë shih te PALLTO, ~JA. E kapi (e zuri) nga (për) veshi dikë shih te VESH,~I. S'ka ku ta kapë (ta zërë) qeni shih te QEN,~I. Nuk e kapte (nuk i ngjitej) ferra gjëkundi shih te FERR/Ë,~A. E kap (e zë) kaun (demin) për brirësh shih te BRI,~RI. E kap (e zë) lepurin (dhelprën) me qerre shih te QERR/E,~JA. E ka kapur nga majat e flokëve shih te FLOK,~U. S'e kap (s'e zë) njeri me dorë (për bishti) shih te ZË. Nuk ia kap perit lëmshit shih te PE,~RI. Kapi (zuri) qeni një lepur mospërf., iron. shih te QEN,~I. Sikur ka kapur (ka zënë, ka rrokur) qiellin me dorë iron. shih te QIELL, ~I. S'e kapte as sharra, as lima shih te SHARR/Ë, ~A. Kape laro, prite balo tall. shih te LARO,~JA.