Jump to content

Nata

Nga Wikiquote
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Nata është periudha kohore mes perëndimit të diellit dhe lindjes së diellit, kur dielli është nën horizont. Kjo ndodh pas muzgëtirës. E kundërta e natës është dita (periudha me dritë e ditës). Koha e fillimit dhe mbarimit të natës ndryshon në bazë të faktorëve si stinët, gjerësia gjeografike, gjatësia gjeografike dhe zona kohore.

Thënie

  • Injoranca është nata e mendjes, madje është një natë pa yje e pa hënë.[1]
Konfuci
  • Nëse do t'i mbyllësh qetësisht sytë kur vjen nata, mbaji fort hapur gjatë ditës.[2]
Michele Colombo
  • Nata është vetëm pjesa e një dite.[3]
Paulo Coelho
  • Nuk ka natë aq të gjatë sa për të ndaluar lindjen e diellit.[4]
Paulo Coelho
  • Nata bie edhe mbi ditën më të ndritshme.[5]
Sveva Casati Modignani
  • As nata më e errët nuk do ta ndalë diellin të lindë sërish.[6]
Khalil Gibran
  • Zjarri i diellit ndriçonte në buzët e saj të mishta, ndërkohë që të gjitha misteret e dashurisë flinin në natën e flokëve të saj.[7]
Paul Gauguin
  • Ka net që nuk ndodhin kurrë.[8]
Alda Merini
  • Nuk mund të arrihet mëngjesi nëse nuk janë kaluar shtigjet e natës.[9]
Khalil Gibran
  • Shembëlltyrat e mëngjesit dhe natës na çojnë në përfundimin e gabuar. Kohët e lumtura nuk vijnë siç vjen mëngjesi pas një nate dimri.[10]
Bertolt Brecht
  • Gjithmonë ështënatë, përndryshe nuk do të kishim nevojë për dritën.[11]
Thelonious Monk
  • Ditët janë të ndryshme mes tyre, ndërsa nata ka një emër të vetëm.[12]
Elias Canetti

Proverba

Shiko edhe

Referime

  1. ^ Konfuci. "Aforizma.al - Thënie nga Konfuci". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.
  2. ^ Colombo, Michele. "Aforizma.al - Thënie nga Michele Colombo". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.
  3. ^ Coelho, Paulo. "Aforizma.al - Thënie nga Paulo Coelho". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.
  4. ^ Coelho, Paulo. "Aforizma.al - Thënie nga Paulo Coelho". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.
  5. ^ Casati Modignani, Sveva. "Aforizma.al - Thënie nga Sveva Casati Modignani". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.
  6. ^ Gibran, Khalil. "Aforizma.al - Thënie nga Khalil Gibran". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.
  7. ^ Gauguin, Paul. "Aforizma.al - Thënie nga Paul Gauguin". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.
  8. ^ Merini, Alda. "Aforizma.al - Thënie nga Alda Merini". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.
  9. ^ Gibran, Khalil. "Aforizma.al - Thënie nga Khalil Gibran". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.
  10. ^ Brecht, Bertolt. "Aforizma.al - Thënie nga Bertolt Brecht". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.
  11. ^ Monk, Thelonious. "Aforizma.al - Thënie nga Thelonious Monk". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.
  12. ^ Canetti, Elias. "Aforizma.al - Thënie nga Elias Canetti". Aforizma.al. Marrë më 30 nëntor 2020.

Lidhje të jashtme

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wiktionary
Wikifjalori ka informacione në lidhje me: