Selaniku
Selanik
Θεσσαλονίκη Saloniki | |
---|---|
Nofka(t): | |
Koordinatat: 40°38′25″N 22°56′08″E / 40.64028°N 22.93556°E | |
Vendi | Greqia |
Rajoni gjeografik | Maqedonia |
Rajoni administrativ | Maqedonia Qendrore |
Njësi rajonale | Selaniku |
Themelimi | 315 para epokës sonëë |
Inkorporuar | tetor 1912 |
Komunat | 7 |
Qeveria | |
• Kryetari | Stelios Angeloudis (PASOK) |
Sipërfaqja | |
• Komuna | 19,307 km2 (7,454 sq mi) |
• Sipërfaqe urbane | 111,703 km2 (43,129 sq mi) |
• Metro | 1.285,61 km2 (049.638 sq mi) |
Lartësia më e lartë | 250 m (820 ft) |
Popullsia (2011)[4] | |
• Komuna | 325.182 |
• Popullsia urbane | 824.676[3] |
• Metro | 1.030.338[3] |
Emri i banorëve | Selanik |
Zona kohore | UTC+2 (EET) |
• Verës (DST) | UTC+3 (EEST) |
Kodet postare | 53xxx, 54xxx, 55xxx, 56xxx |
Prefiksi | 2310 |
Targat | NAx-xxxx to NXx-xxxx |
Shenjtori mbrojtës | Shën Dimitri (26 tetori) |
Faqja zyrtare | www.thessaloniki.gr |
Selanik (greqisht : Θεσσαλονίκη Thessaloníki, turqisht: Selânik, maqedonisht: Солун Solun) është i qyteti i dytë më i madh në Greqi dhe kryeqyteti i rajonit të Maqedonisë Qendrore, si dhe kryeqytet i Administratës së decentralizuar të Maqedonisë dhe Thrakës. Selaniku është qendra e dytë më e madhe ekonomike, industriale, tregtare dhe politike e Greqisë. Qyteti shtrihet përgjatë Gjirit të Selanikut në gjatësinë e 17 km dhe përbëhet prej 13 komunave. Qyteti është i njohur nga përmendoret dhe ndërtesat romane dhe otomane. Për shqiptarët Selaniku shkruhet në kujtesën e hidhur kolektive sepse nëpër të shkonin lumenj të gjatë të emigrantëve shqiptarë të përndjekur nga ushtritë serbe gjatë shek 19 dhe 20.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Selaniku sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2001 ka pasur 363.987 banorë, ndërsa në vitin 2011 ka pasur 325.182 banorë. Qyteti para pushtimit të tij në vitin 1912 ka pasur shumë popullsi osmane. Gjatë luftës Greko-Turke turqit ikën dhe aty u vendosën refugjatë nga Azia e Vogël (prosfigies). Selaniku nuk e ka mbojtur popullin hebre gjatë Luftës e dytë Botërore. Nga Selaniku ne vitet 1943-1944 jane shpërngulur me dhune dhe zhdukur ne kampet naziste te përqëndrimit rreth 50.000 hebrej, që përbënin rreth gjysmën e popullsisë se qytetit në atë kohë. Selaniku ka konsullatë shqiptare dhe sot aty banojnë rreth 100.000 shqiptarë sipas matjeve të vitit 2005, ndërkohe qe nuk ka te dhëna per numrin e shqiptareve te vjeter qe banojne aty prej shekujsh.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Selaniku në Greqi është qyteti i dytë për nga rëndësia ekonomike, industriale, qendër tregtare dhe kulturore, si dhe ka rëndësi të madhe në aspektin e komunikacionit në Evropën Juglindore. Porti tregtar i qytetit është shumë i rëndësishëm për Greqinë dhe shtetet tjera në juglindje të Evropës. Selaniku që nga kohët e perandorisë romake ka qenë një qytet i rendësishëm ekonomik. Nga pozicioni i saj strategjik është zhvilluar dhe industria e armëve. Kryesisht Selaniku ka industri të lehtë. Ka industrinë e qumështit, ushqimorja dhe tekstile. Gjithashtu ka të zhvilluar shërbimet dhe telekomunikacioni.
Kulturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Selaniku është nga ana artistike qyteti më i zhvilluar i Greqisë Veriore. Këtu ndodhen disa monumente kulture. Ato janë : Teatri Nacional i Greqisë Veriore, Salla i koncerteve, Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Kulturës Bizantine, Muzeu teknologjik dhe i shkencës, Planetariumi, Muzeu i Trenave, Muzeu i Luftës, Muzeu Olimpik, Muzeu Ataturk, Muzeu historik i Luftrave Ballkanike, Muzeu i Hebrejve, Muzeu i artit Konteporan dhe Muzeu Fotografik. Selaniku është i famshëm dhe për qendrat e saj tregtare. Ato janë : Mediterranean Cosmos, Qendra Tregtare Makros etj. Qendra Tregtare Mediterranean Cosmos është më i madhi në Evropë nga ana e argëtimit sepse gjenden më shumë se 10 kinema, teatro, kënd lojrash, video lojrash etj. Selaniku ka dhe 'Token e Ujte' (anglisht: Waterland) me të madh në Evropën Juglindore. Jeta e natës është shumë e zhvilluar sepse gjenden shumë kafe,bar,restorant etj. Ka kazinon më të madh të Greqisë. Ka shumë vende arkeologjike. Ato janë të mbrojtura nga UNESKO. Ato janë: Banjat Otomane (Bey Hamam), Harku i Triumfit (Kamara), Qyteti i vjetër romak ku gjenden një teatër e vogël ku beheshin luftat e gladiatorëve, Agoraja e vjetër etj.
Selaniku ka të zhvilluar shumë sportin. Ka 3 stadiume të mëdha: Kaftanzoglio Stadium, Toumba Stadium dhe Kleanthis Vikelidis. Në qytet gjenden këto skuadra: Iraklis, PAOK, Aris që luajnë në Super Ligën e Greqisë.
Objektët fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ajasofja (Selanik)
- Xhamia Alaxha Imaret
- Xhamia e Bajazitit
- Xhamia e Hamza Beut
- Xhamia e Kasëmit
- Xhamia e Re (Selanik)
- Xhamia Sulltan Hortaç
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Pentzikēs, Nikos Gavriēl; Marshall, Leo (1998). Mother Thessaloniki (në anglisht). Kedros. ISBN 9789600414257.
- ^ Mackridge, Peter; Yannakakis, Eleni (1997-03-01). Ourselves and others: the development of a Greek Macedonian cultural identity since 1912 (në anglisht). Berg. ISBN 9781859731338.
- ^ a b Thessaloniki is an urban area defined in 1985 through Law 1561/1985. Since the Kallikratis reform it has been made up of the municipalities of Thessaloniki (325,182), Kalamaria (91,518), Neapoli - Sykies (84,741), Pavlos Melas (99,245), Kordelio - Evosmos (101,753), Ampelokipoi - Menemeni (52,127), and the municipal units of Pylaia and Panorama (34,625 and 17,444; part of the municipality of Pylaia - Chortiatis). The Thessaloniki metropolitan area was defined by the same law and is made up of the Urban area plus the municipalities of Delta (45,839), Oraiokastro (38,317), Thermaikos (50,264), Thermi (53,201), and the municipal unit of Chortiatis (18,041; part of the municipality of Pylaia - Chortiatis), for a total of 1,030,338. Shih "Εφημερίς της Κυβερνήσεως της Ελληνικής Δημοκρατίας" [Government Gazette of the Hellenic Republic] (në greqisht). Athens: National Printing House. 6 shtator 1985. fq. 2332. Marrë më 10 shkurt 2019.
- ^ "Απογραφή Πληθυσμού – Κατοικιών 2011. ΜΟΝΙΜΟΣ Πληθυσμός" (në greqisht). Hellenic Statistical Authority. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2018. Marrë më 2 prill 2022.