Jump to content

Roberto Boninsegna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Roberto Boninsegna

Boninsegna në Rotterdam, 1974
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRoberto Boninsegna
Datëlindja (1943-11-13) 13 nëntor 1943 (81 vjeç)
VendlindjaMantua, Itali
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
Internazionale
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1963–1964Prato22(1)
1964–1965Potenza32(9)
1965–1966Varese28(5)
1966–1969Cagliari83(23)
1967Chicago Mustangs (turi amerikan)9(10)
1969–1976Internazionale197(113)
1976–1979Juventus58(22)
1979–1980Verona14(3)
Gjithsej443(186)
Karriera ndërkombëtare
1967–1974Italia22(9)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Roberto Boninsegna (lindur më 13 nëntor 1943) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si sulmues. Si lojtar, ai përfaqësoi kombëtaren italiane në dy edicione të FIFA Kupës së Botës, duke arritur finalen në 1970.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Boninsegna e nisi karrierën e tij si profesionist në Serie B me Praton në sezonin 1963–64. Një sezon më pas, ai u transferua te Potenza, e cila gjithashtu luante në Serie A. Pas kësaj, ai do të luante me Varesen po në të njëtën sezon. Në vitin 1966, Boninsegna u transferua te Cagliari ku do të qëndonte për tre vitet e ardhshme. Në sezonin 1968–69, ai ndihmoi klubin të arrinte një vend të dytë në Serie A, duke luajtur krah legjendës së klubit Luigi Riva në sulm. [1] Gjatë verës së vitit 1976, Cagliari udhëtoi në Shtetet e Bashkuara për të luajtur në Ligën e Amerikës së Veriut si Chicago Mustangs; ai ishte golashënuesi më i mirë me 11 gola në nëntë ndeshje.[2] Boninsegna fitoi statusin si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim në vitet 1970 si lojtar i Interit dhe Italisë, duke luajtur krah Sandro Mazzolës. Në Serie A, ai regjistroi 171 gola në 281 ndeshje, duke fituar çmimin Capocannoniere si shënuesi më i mirë në sezonet 1970–71 dhe 1971–72.

Pas transferimit të tij te Interi në vitin 1969, Boninsegna fitoi Scudetton në sezonin 1970–71 si dhe arriti finalen e Kupës Evropiane një sezon më pas, duke u mposhtur nga Ajaxi.[1][3] Ai u transferua te klubi rival Juventus në vitin 1976 në këmbim të Pietro Anastasit,[4][1] duke luajtur tre sezone gjatë së cilës fitoi dy kampionate, një Coppa Italia dhe një Kupë UEFA.[3][5] Pasi u largua nga Juventusi në vitin 1979, Boninsegna shpenzoi vitin e fundit të karrierës me Veronën në Serie B, duke njoftuar tërheqjen nga futbolli në përfundim të sezonit 1979–80.[1]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Boninsegna bëri debutimin e tij me Italinë më 18 nëntor 1967 në një kualifikuese të Euro 1968 kundër Zvicrës, e cila u mbyll në barazim 2–2.[1] Ai nuk u thirr nga trajneri Ferruccio Valcareggi të ishte pjesë e ekipit për finalet e turnamentit, të cilën Italia e fitoi. Ai do të kishte disa mosmarrëveshje me Valcareggin përgjatë viteve.[3] Boninsegna luajti në dy edicione të Kupës së Botës me Italinë, në vitet 1970 dhe 1974.[1] Gjithsej, ai regjistroi 9 gola në 22 ndeshje me Italinë.[1][6]

Gjatë FIFA Kupës së Botës 1970 që u zhvillua në Meksikë, Boninsegna ishte një nga lojtarët kryesor të Italisë, duke shënuar dy gola gjatë turnamentit. Në ndeshjen emocionuese gjysëm-finale kundër Gjermanisë Perëndimore, ai shënoi një gol dhe më pas asistoi golin e fitores të Luigi Riverës me Italinë që fitoi 4–3 në kohën shtesë.[3][5][7] Në finale, ai shënoi golin e vetëm të Italisë (kur shënoi ishte goli i barazimit momental) në disfatën 4–1 kundër Brazilit;[5] ai u zëvëndësua në minutat e fundit nga Rivera.[3][6]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si lojtar, Boninsegna ishte një sulmues i fuqishëm, i shkathët dhe akrobatik, i cili shquhej për aftësinë e shënimit të golave dhe inteligjencën brënda zonës kundërshtare. Ai ishte një golashënues i shquar i cili njihej për rrezikshmërinë e tij në duelet ajërore pavarësisht se nuk ishte i gjatë apo i fizikisht i madh.[4][8] Ai gjithashtu zotëronte shpejtësi, rezistencë, aftësi teknike dhe vazhdimësi, veti këto që e bënë atë një nga sulmuesit më të mirë italian të gjeneratës së tij.[1] Falë kërcimit të tij dhe aftësisë për të shënuar gola me kok, gazetarët sportiv i vunë pseudonimin "Bonimba".[9] Pavarësisht talentin, Boninsegna shpesh u kritikua për egoizmin e tij, edhe pse ai ishte i aftë të krijonte raste shënimi për shokët e ekipit.[3] Ai gjithashtu njihej për rivalitetin e tij në fushë me mbrojtësin e Juventusit Francesco Morini, i cili më pas u bë shoku i tij i skuadrës.[10]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sezoni Klubi Liga
Kompeticioni Ndeshje Gola
1963–64 Prato Lega Calcio Serie B 22 1
1964–65 Potenza Lega Calcio Serie B 32 9
1965–66 Varese Serie A 28 5
1966–67 Cagliari Serie A 34 9
summer 1967 Chicago Mustangs United Soccer Association 9 10
1967–68 Cagliari Serie A 19 5
1968–69 Serie A 30 9
1969–70 Internazionale Serie A 30 13
1970–71 Serie A 28 24
1971–72 Serie A 28 22
1972–73 Serie A 27 12
1973–74 Serie A 29 23
1974–75 Serie A 29 9
1975–76 Serie A 26 10
1976–77 Juventus Serie A 29 10
1977–78 Serie A 21 10
1978–79 Serie A 8 2
1979–80 Verona Lega Calcio Serie B 14 3
Gjithsej në Serie A 375 173
Gjithsej me klube 443 186
Gjithsej karriera 465 195
0.42 gola për ndeshje

Burimi: [6]

Italia
Viti Ndsh Gola
1967 1 0
1968
1969
1970 7 3
1971 6 4
1972 3 1
1973
1974 5 1
Gjithsej 22 9
Internazionale
Juventus
Italia
  1. ^ a b c d e f g h "Roberto Boninsegna" (në italisht). Storie di Calcio. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2016. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  2. ^ "NASL Chicago Mustangs Roster" (në anglisht). Marrë më 24 prill 2019.
  3. ^ a b c d e f Alberto Cerruti (13 nëntor 2013). "Boninsegna festeggia 70 anni: "Solo Inter, ma quanti tradimenti"" [Boninsegna feston 70 vjetorin: "Vetëm Inter, por sa shumë tradhëti"] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  4. ^ a b "BONINSEGNA, Roberto" (në italisht). Treccani: Enciclopedia dello Sport (2002). Marrë më 23 dhjetor 2014.
  5. ^ a b c d e f g h Stefano Bedeschi (13 nëntor 2013). "Gli eroi in bianconero: Roberto BONINSEGNA" [Herojtë bardhezi: Roberto Boninsegna] (në italisht). Tutto Juve. Marrë më 22 mars 2016.
  6. ^ a b c "Boninsegna, Roberto" (në italisht). FIGC. Marrë më 22 mars 2016.
  7. ^ Diego Mariottini (17 qershor 2015). "Italia-Germania 4-3: la brutta partita che fece la storia" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 7 nëntor 2017.
  8. ^ Mario Sconcerti (28 mars 2016). "Riva il migliore per i lettori di CM. Sconcerti: 'Ma Rivera era al suo livello'" (në italisht). Calciomercato.com. Marrë më 13 shkurt 2017.
  9. ^ "Ecco perchè Brera mi ha chiamato Bonimba" [Ja pse Breta më thërriste Bonimba] (në italisht). Cremona Oggi. 19 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2014. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  10. ^ Fabio Monti. "BONINSEGNA, Roberto" (në italisht). Treccani: Enciclopedia dello Sport (2002). Marrë më 7 nëntor 2017.
  11. ^ Roberto Di Maggio; Igor Kramarsic; Alberto Novello (11 qershor 2015). "Italy - Serie A Top Scorers" [Itali - Golashënuesit më të mirë në Serie A] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 2 dhjetor 2015.
  12. ^ Roberto Di Maggio; Davide Rota (4 qershor 2015). "Italy - Coppa Italia Top Scorers" [Itali - Golashënuesit më të mirë në Coppa Italia] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 15 qershor 2015.
  13. ^ Steve Holroyd; David Litterer (15 gusht 2008). "The Year in American Soccer - 1967" [Viti në futbollin amerikan - 1967] (në anglisht). US Soccer History Archives. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2019. Marrë më 10 shkurt 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roberto Boninsegna Arkivuar 17 korrik 2011 tek Wayback Machine te Inter.it