Kerberi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Kerberi (greqisht: Κέρβερος, Latin: Cerberus) - qeni i botës nëntokësore, i biri i viganit Tifon njëqindkrerësh dhe i Ehidnës gjysmëgrua - gjysmëgjarpër.
Ka pasur tri koka, rreth qafës i mbështilleshin gjarpërinjtë, ndërsa bishti përfundonte me kokën e gjarpërit. Pamja e tij e tmerrshme përputhej shkëlqyeshëm me funksionin që e ka pasur në Had, në perandorinë nëntokësore. Ka qenë rojtar i rreptë në hyrjen e tij edhe më i ashpër në daljen e tij. Të vdekurit i lëshonte në të me mirësi, por jashtë nuk e lëshonte askend. Për nga vigjilenca e tij e rojtarit dhe detyra mbeti si proverb. Mirëpo, nganjëherë i ndodhte që ndonjëri ta mashtrojë. Vetëm një herë është gjetur jashta nëntokës, në dritën e ditës: atëherë kur Herakliu e sjell me urdhër të Euristeut në Mikenë. Vëllazërit e tij ishin luani i Nemeut dhe qeni dykrerësh i Ortit të shëmtuar, ndërsa motrat Hidra e Lernisë, Sfinga e Tebës dhe Himera.
Kerberi nuk mungon në asnjë pikturë të perandorisë nëntokësore të Hadit. Përafërsisht janë ruajtur njëzet piktura në vazat në të cilat është Kerberi me Herakliun. Piktura më e famshme është ndoshta ajo në vazat e Italisë së Jugut ku paraqitet Perandoria e botës nëntokësore e Hadit për nga koha rreth vitit 340 para e.s., (gjendet në Muzeun Popullor në Napoli) dhe Euristeu, Herakliu dhe Kerberi e viteve 530-520 para e.s. dhe gjendet në Luvër të Parisit.