Giampaolo Pazzini
Pazzini (2022) | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Giampaolo Pazzini | ||
Datëlindja | 2 gusht 1984 (40 vjeç) | ||
Vendlindja | Pescia, Itali | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in)[1] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999–2003 | Atalanta | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2005 | Atalanta | 51 | (12) |
2005–2009 | Fiorentina | 108 | (25) |
2009–2011 | Sampdoria | 75 | (36) |
2011–2012 | Internazionale | 50 | (16) |
2012–2015 | Milan | 74 | (21) |
2015–2020 | Verona | 128 | (49) |
2018 | → Levante (huazim) | 9 | (1) |
Gjithsej | 495 | (160) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1999–2002 | Italia U16 | 12 | (4) |
2002 | Italia U18 | 1 | (0) |
2002–2003 | Italia U19 | 9 | (6) |
2004–2007 | Italia U21 | 22 | (5) |
2009–2012 | Italia | 25 | (4) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Giampaolo Pazzini, (lindur më 2 gusht 1984), i njohur me pseudonimin Il Pazzo (shqip: I Çmenduri), është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si sulmues. Ai njihej për instiktin e golit dhe lëvizjet pa top, veçanërisht në zonën kundërshtare si dhe për aftësinë e shkëlqyer për të shënuar gola me kokë.
Pazzini e shpenzoi shumicën e karrierës së tij në Serie A me klube si Atalanta, Fiorentina, Sampdoria, Interi, Milani dhe Verona, duke luajtur edhe në Serie B me këtë të fundit. Ai gjithashtu pati një periudhë të shkurtër te Levante në La Liga.
Pazzini luajti mbi 40 ndeshje me ekipet e moshave të Italisë, duke fituar Kampionatin Evropian me ekipin nën-19 në vitin 2003. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2009 dhe një vit më vonë luajti në FIFA Kupën e Botës. Pazzini regjistroi 25 ndeshje dhe 4 gola me ekipin kombëtar.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Atalanta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pazzini fillimisht luajti në rajonin e Toskanës me Montecatini dhe Margine Coperta, përpara se të bëhej pjesë e akademisë së Atalantës në vitin 1993: aty ai njohi Riccardo Montolivon, të cilin do ta kishte shok ekipi te Fiorentina në vitin 2005 dhe Milani në vitin 2012.[2][3] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 17 gusht 2003 në humbjen 2–0 kundër Venezias në kupë.[4] Në kampionat, 19 vjeçari shënoi 9 gola në 39 ndeshje që kontribuan në rikthimin e La Deas në Serie A.[5][6]
Pazzini u konfirmua si titullar edhe në sezonin e ri,[7][8] duke bërë debutimin e tij në elitë më 12 shtator 2004 në barazimin 2–2 kundër Lecces, duke shënuar një nga golat e ekipit.[9] Gjatë fazës së parë të sezonit, ai shënoi edhe në ndeshjet kundër Interit dhe Cagliarit,[10][11] përpara se të largohej në merkaton e dimrit.[12]
Fiorentina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janar 2005, Pazzini u transferua te Fiorentina për rreth 6 milion €.[12] Gjatë pjesës së dytë të sezonit, ai shënoi edhe tre gola të tjerë në kampionat, duke ndihmuar ekipin të siguronte qëndrimin në elitë për sezonin e ardhshëm.[13] Ai u shpall lojtari i ri më i mirë i sezonit, duke mposhtur Obafemi Martins dhe Mirko Vučinić.[14] Në sezonin 2005–06, pas mbërritjes së Luca Tonit, Pazzini filloi të aktivizohej si mesfushor nga trajneri Cesare Prandelli.[15] Ai e nisi sezonin 2006–07 duke shënuar një dopietë në kupë kundër Giarres.[16] Pas kësaj, ai pësoi një dëmtim me ekipin kombëtar nën-21, duke qëndruar jashtë fushës për disa muaj.[17] Pazzini u rikthye në fushë në muajin nëntor, duke i dhënë ekipit një fitore vendimtare kundër Atalantës me një dygolësh, falë të cilës ekipi toskan – i përfshirë në skandalin e Calciopolit – eliminoi penalitetin e nisjes së sezonit, të cilën e kishin nisur me minus 15 pikë.[18]
Më 4 gusht 2007, Pazzini bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane duke u aktivizuar në ndeshjen e dytë të raundit të parë të Kupës UEFA kundër Groningenit; koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1, por Fiorentina fitoi me penallti.[19] Në kampionat, ai shënoi nëntë gola duke ndihmuar ekipin të kualifikohej në UEFA Ligën e Kampioneve.[20][21] Debutimi i tij në kompeticion erdhi më 12 gusht 2008 në fitoren 2–0 kundër Sparta Pragës në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues.[22] Në kampionat, Pazzini shënoi vetëm një gol, duke humbur vendin e titullarit veçanërisht pas mbërritjes së Alberto Gilardinos, i cili u preferua në sulm krah rumuit Adrian Mutu nga Prandelli.[23] Ai u largua në merkaton e dimrit.[24]
Sampdoria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janar 2009, Pazzini u transferua te Sampdoria, si pjesë e marrëveshjes që pa kalimin e Emiliano Bonazzolit te Fiorentina.[24][25] Ai shënoi golin e parë me klubin kundër Udineses në çerek-finalen e kupës.[26] Në ndeshjen e parë gjysëm-finale të këtij kompeticioni, ai shënoi një dopietë në fitoren 3–0 kundër Interit.[27] Pazzini krijoi një dyshe sulmi me Antonio Cassanon, krijueshmëria dhe teknika e të cilit rritën mesataren e golave për ndeshje të Pazzinit.[28][29] Partneriteti i tyre u krahasua me atë të Roberto Mancinit dhe Gianluca Viallit, të cilët në vitin 1991 udhëhoqën Sampdorian drejt fitmit të Scudettos.[30] Më 13 maj 2009, ai luajti në finalen e kupës kundër Lazios, me Sampdorian që u mposht 6–5 me penallti.[31]
Më 26 shtator 2009, Pazzini shënoi golin e fitores kundër Interit, duke e dërguar Sampdorian në krye të renditjes për herë të parë që nga viti 1991.[32] Megjithatë, ndryshe nga ai vit kur ata fituan kampionatin,[33] ishte Interi që u shpall kampion.[34] Pazzini pati ndikimin e tij në këtë verdikt, duke shënuar një dopietë kundër Romës, rivalit kryesor të Zikaltërve, në Stadio Olimpico, e cila rezuloi vendimtare për fatin e kampionatit.[35] Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Napolit, Pazzini shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 51të, duke i dhënë ekipit tre pikë. Sampdoria e mbylli sezonin në vendin e katërt, duke u kualifikuar në Ligën e Kampioneve për herë të parë pas 19 vitesh.[36]
Në gusht, në raundin play-off të kompeticionit, Pazzini shënoi tre gola në dy ndeshje kundër Werder Bremenit, por Sampdoria u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 5–4.[37] Ekipi u zhvendos në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës, aty ku sulmuesi shënoi golin e vetëm të fitores së vetme të ekipit kundër Debrecenit.[38] Më 21 nëntor, Pazzini shënoi një tregolësh në fitoren 3–2 në transfertë kundër Lecces.[39]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 28 janar 2011, Pazzini u transferua te Interi për 12 milion € dhe kartonin e mesfushorit Jonathan Biabiany.[40] Ai firmosi një kontratë deri në qershor 2015.[41] Debutimi i tij erdhi tre ditë më vonë në ndeshjen kundër Palermos në San Siro; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola dhe duke fituar një penallti, që u shënua nga Samuel Eto'o, me Interin që fitoi 3–2 me përmbysje.[42][43] Pas kësaj, ai shënoi në fitoren 3–0 në transfertë kundër Barit në ndeshjen e dytë me klubin.[44] Më 16 shkurt, Pazzini shënoi golin e 100të në karrierë në fitoren 2–1 në transfertë kundër Fiorentinës.[45] Dy muaj më pas, Pazzini shënoi dy gola në kohën shtesë të fitores 2–1 me përmbysje kundër Cesenës, duke e mbajtur Interin në gare për Scudetton. Ai e mbylli gjysmën e dytë të sezonit me 11 gola në 20 ndeshje.[46][47] Më 29 maj, ai fitoi edhe trofeun e parë në karrierë, Kupën e Italisë, pasi Interi mposhti Palermon 3–1 në finale.[48]
Pazzini e humbi vendin e titullarit gjatë periudhës së shkurtër të trajnerit Gian Piero Gasperini në krye të solit Zikaltër.[49][50] Ai shënoi golin e parë të sezonit 2011–12 në fitoren 3–1 kundër Bolonjës në javën e 5të.[51] Në ndeshjen e rradhës, ai shënoi në fitoren 3–2 kundër CSKA Moskës në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[52] Pazzini gjeti më shumë hapsira me Ranierin dhe Stramaccionin si trajner,[53] por sezoni i tij ishte zhgënjyes, duke shënuar vetëm 8 gola, 5 prej të cilave në kampionat.[54][55][56]
Milan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi u nxorr në merkato nga Interi,[57] Pazzini firmosi një marrëveshje me Milanin më 22 gusht 2012.[58] Si pjesë e transferimit, Milani i pagoi Interit 7.5 milion € si dhe kartonin e Antonio Cassanos.[59][60] Më 1 shtator, në ndeshjen e tij të dytë me klubin, Pazzini shënoi tre gola në një fitore 3–1 kundër Bolonjës në shtëpi;[61] mënyra e shënimit të golave bënë që ai të krahasohej me legjendën e klubit Filippo Inzaghi.[62][63] Ai e mbylli sezonin e parë me Kuqezinjtë duke shënuar 16 gola në 37 ndeshje. Në maj 2013, ai u operua në gjurin e majtë që e mbajti jashtë fushave deri në fund të vitit.[64]
Pas rikthimit në fushë, Pazzini pësoi një tjetër dëmtim, këtë herë në muskujt e aduktorit, duke qëndruar jashtë për disa javë.[65] Ai shënoi vetëm tre gola në 21 ndeshje në sezonin 2013–14.
Pazzini gjeti më pak hapsira me emërimin e Inzaghit si trajneri i ri i ekipit për sezonin 2014–15.[66][67][68] Më 24 maj 2015, në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Torinos, ai shënoi golin e 100të në Serie A; në këtë ndeshje ai gjithashtu veshi shiritin e kapitenit për herë të parë.[69][70]
Verona
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në korrik 2015, në moshën 31 vjeç, Pazzini u transferua te Verona, duke u ribashkuar me ish shokun e ekipit te Fiorentina, Luca Toni.[71] Ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare me rrogë 1 milion € në sezon.[72] Pazzini shënoi golin e parë me klubin më 18 tetor në barazimin 1–1 kundër Udineses, duke realizuar me penallti.[73] Gjatë këtij sezoni, Verona vendosi një rekord negativ duke mos fituar asnjë nga 22 ndeshjet e kampionatit;[74] ata i dhanë fund rekordit negativ duke arritur fitoren e parë sezonale kundër Atalantës, falë edhe golit të Pazzinit në minutën e 83të.[75] Më 20 shkurt 2016, ai shënoi në Derby della Scala kundër Chievos për t'i dhënë ekipit fitoren e dytë.[76] Pazzini e mbylli sezonin me vetëm 6 gola në 30 ndeshje, duke qënë sëbashku me Tonin golashënuesi më i mirë i ekipit. Verona e mbylli sezonin në vendin e fundit, duke rënë në Serie B.[77]
Në sezonin e rradhës, Pazzini kontriboi në rikthimin e menjëhershëm të Veronës në elitë. Me 23 gola në 35 ndeshje, ai u shpall Capocannoniere i kampionatit.[78] Me rikthimin në Serie A, Pazzini gjeti pak hapsira në formacion; në janar 2018, ai u transferua në Spanjë te Levante në formë huazimi deri në fund të sezonit.[79] Në debutimin e tij me klubin, Pazzini u aktivizua si zëvëndësues në ndeshjen kundër Real Madridit dhe shënoi golin që i dha ekipit një barazim 2–2 në shtëpi.[80]
Pas përfundimit të sezonit ai u rikthye te Verona, e cila do të luante sërisht në Serie B.[81] Ai u emërua kapiten i ekipit,[82] duke shënuar dhjetë gola në sezonin e rregullt dhe dy në fazën play-off (të dyja kundër Perugias);[83] Verona mposhti në finale Cittadellën dhe siguroi rikthimin e menjëhershëm në elitë.[84]
Pazzini nuk u aktivizua shpesh në fazën e parë të kampionatit, kjo edhe për shkak të problemeve fizike.[85][86] Më 15 dhjetor 2019, ai shënoi golin e parë sezonal me penallti nē barazimin 3–3 kundër Torinos.[87] Ai më pas shënoi edhe në ndeshjen e rradhës kundër SPAL më 5 janar 2020; goli i tij me kokë kontriboi në fitoren 2–0 të Verdhebluve.[88] Ai gjithashtu shënoi penallti në fitoren 3–0 kundër Lecces dhe 2–1 kundër Juventusit,[89] duke e mbyllur sezonin me 4 gola në 16 ndeshje.
Në ditët e fundit të korrikut, Pazzini njoftoi se do të largohej nga Verona.[90] Ai nuk e rinovoi kontratën dhe u largua nga klubi me të cilën luajti pesë sezone, duke regjistruar 50 gola në 135 ndeshje. Pas një tratative të shkurtër për një transferm të mundshëm te klubi i qytetit të lindjes, Pistoiese,[91][92] Pazzini njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 36 vjeç.[93]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pazzini ka luajtur me disa ekipe moshash të Italisë, duke fituar UEFA Kampionatin Evropian me ekipin nën-19 në vitin 2003.[94] Gjatë turnamentit, Pazzini ishte vendimtar, duke shënuar golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Republikës Çeke në gjysëm-finale. Ai gjithashtu shënoi një nga dy golat e fitores kundër Portugalisë në finale. Nga viti 2004 e deri në 2007, ai ishte pjesë e ekipit nën-21,[95] duke marrë pjesë në dy edicione të Kampionatit Evropian.[96] Më 24 mars 2007, Pazzini shënoi një tregolësh në barazimin 3–3 kundër Anglisë në përurimin e Stadiumit Wembley;[97] ai u bë lojtari i parë që shënon në këtë stadium, duke e arritur në sekondën e 28të të ndeshjes.[97]
Pazzini u thirr për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri Marcello Lippi[98] dhe bëri debutimin e tij më 28 mars 2009 në moshën 24 vjeç në ndeshjen kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2010 kundër Malit të Zi në Podgoricë, duke shënuar një nga dy golat e fitores 2–0.[99] Në ndeshjen e tij të dytë kundër Irlandës, ai u përjashtua me karton të kuq nga gjyqtari Wolfgang Stark në minutat e para të takimit pasi goditi me brryl mbrojtësin kundërshtar John O'Shea.[100] Në qershor, ai nuk u thirr në ekipin që do të luante në FIFA Kupën e Konfederatave 2009.[101]
Një vit më pas, Pazzini luajti në FIFA Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut,[102] ku Italia, i cili ishte kampioni në fuqi, u eliminua në fazën e grupeve. Ai luajti vetëm një ndeshje si zëvëndësues në barazimin 1–1 kundër Zelandës së Re.[103]
Më 6 shtator 2011, Pazzini shënoi golin e fitores kundër Sllovenisë në kualifikueset e UEFA Euro 2012, duke i siguruar Italisë matematikisht kualifikimin në turnament.[104] Megjithatë, trajneri Prandelli, me të cilin kishte punuar më parë te Fiorentina, vendosi të merrte Fabio Borinin në turnament në vend të tij,[105] për edhe për shkak të sezonit zhgënjyes që pati te Interi.[106] Mosthirrja në turnament praktikisht i dha fund karrierës së tij me ekipin kombëtar.[107][108] Ai luajti ndeshjen e fundit me Italinë më 11 shtator 2012 në fitoren 2–0 kundër Maltës në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014.
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pazzini ishte një sulmues oportunist, i cili dallohej për lëvizjet e tij brënda zonës kundërshtare.[109] Ai njihej si një lojtar i rrezikshëm në luftën në ajër, duke shënuar shumë gola me kokë.[110][111] Kur ekipi nuk ishte nën zotërimin e topit, ai shpesh kthehej në mbrojtje për të kontribuar, duke fituar reputacionin e të qënit një lojtar altruist i cili sakrifikonte për ekipin. Pazzini ishte gjithashtu një specialist në gjuajtjet e penalltive, duke shënuar 35 nga 39 penalltitë që mori përsipër; në Serie A, ai humbi vetëm një nga 24 penalltitë që ekzekutoi, duke pasur një mesatare shënimi 95.8%.[112]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pazzini vjen nga një familje futbollistësh; babai i tij Romano dhe vëllai Patrizio në të kaluarën kanë luajtur futboll në kategoritë e ulta italiane në rolin e sulmuesit.[113]
Në korrik 2011, Pazzini u martua me Silvia Slittin, me të cilën kishte një marrëdhënje dhjetë-vjeçare.[114] Ata u martuan në resortin Mandarin Oriental në Liqenin e Komos.[114] Më 21 dhjetor 2011, çifti solli në jetë fëmijën e tyre të parë, një djal të quajtur Tommaso.[115]
Pazzini ka qënë pjesë e video lojës FIFA të EA Sports; ai ishte pjesë e kopertinës të edicionit 2012 të lojës në versionin italian, përkrah yllit global Wayne Rooney dhe Philippe Mexès.[116]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Atalanta | 2003–04 | Serie B | 39 | 9 | 1 | 0 | – | – | 40 | 9 | ||
2004–05 | Serie A | 12 | 3 | 4 | 3 | – | – | 16 | 6 | |||
Gjithsej | 48 | 5 | 2 | 0 | – | – | 50 | 5 | ||||
Fiorentina | 2004–05 | Serie A | 14 | 3 | 1 | 0 | – | – | 15 | 3 | ||
2005–06 | 27 | 5 | 5 | 3 | – | – | 32 | 8 | ||||
2006–07 | 24 | 7 | 2 | 2 | – | – | 26 | 9 | ||||
2007–08 | 31 | 9 | 4 | 4 | 12[a] | 0 | – | 47 | 12 | |||
2008–09 | 12 | 1 | 0 | 0 | 4[b] | 0 | – | 16 | 1 | |||
Gjithsej | 108 | 25 | 12 | 9 | 16 | 0 | – | 136 | 33 | |||
Sampdoria | 2008–09 | Serie A | 19 | 11 | 4 | 4 | – | – | 23 | 15 | ||
2009–10 | 37 | 19 | 2 | 2 | – | – | 39 | 21 | ||||
2010–11 | 19 | 6 | 1 | 1 | 5[c] | 5 | – | 25 | 12 | |||
Gjithsej | 75 | 36 | 7 | 7 | 5 | 5 | – | 87 | 48 | |||
Internazionale | 2010–11 | Serie A | 17 | 11 | 3 | 0 | 0 | 0 | – | 20 | 11 | |
2011–12 | 33 | 5 | 0 | 0 | 6[b] | 3 | 1[d] | 0 | 40 | 8 | ||
Gjithsej | 50 | 16 | 3 | 0 | 6 | 3 | 1 | 0 | 60 | 19 | ||
Milan | 2012–13 | Serie A | 30 | 15 | 2 | 1 | 5[b] | 0 | – | 37 | 16 | |
2013–14 | 18 | 2 | 1 | 1 | 2[b] | 0 | – | 21 | 3 | |||
2014–15 | 26 | 4 | 2 | 1 | – | – | 28 | 5 | ||||
Gjithsej | 74 | 21 | 5 | 3 | 7 | 0 | – | 86 | 24 | |||
Verona | 2015–16 | Serie A | 30 | 6 | 1 | 0 | – | – | 31 | 6 | ||
2016–17 | Serie B | 35 | 23 | 2 | 0 | – | – | 36 | 23 | |||
2017–18 | Serie A | 19 | 4 | 1 | 0 | – | – | 20 | 4 | |||
2018–19 | Serie B | 29 | 12 | 2 | 1 | – | – | 31 | 13 | |||
2019–20 | Serie A | 15 | 4 | 1 | 0 | – | – | 16 | 4 | |||
Gjithsej | 128 | 49 | 7 | 1 | – | – | 135 | 50 | ||||
Levante (huazim) | 2018–19 | La Liga | 9 | 1 | 0 | 0 | – | – | 9 | 1 | ||
Gjithsej karriera | 495 | 160 | 39 | 23 | 34 | 8 | 1 | 0 | 569 | 191 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
- ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ Dy ndeshje dhe tre gola në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në Supercoppa Italiana
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Italia | 2009 | 5 | 1 |
2010 | 9 | 0 | |
2011 | 9 | 3 | |
2012 | 2 | 0 | |
Gjithsej | 25 | 4 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [119]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 28 mars 2009 | Podgorica City Stadiumi i Qytetit të Podgoricës, Podgorica, Mali i Zi | 1 | Mali i Zi | 2–0 | 2–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010 |
2 | 3 qershor 2011 | Stadio Alberto Braglia, Modena, Itali | 17 | Estonia | 3–0 | 3–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2012 |
3 | 6 shtator 2011 | Stadio Artemio Franchi, Firence, Itali | 21 | Sllovenia | 1–0 | 1–0 | |
4 | 11 nëntor 2011 | Stadion Miejski, Wrocław, Poloni | 22 | Polonia | 2–0 | 2–0 | Ndeshje miqësore |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Internazionale
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Italia nën-19
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Futbollisti i Ri i Vitit i Serie A: 2005[122]
- Golashënuesi më i mirë i Serie B: 2016–17[123]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Giampaolo Pazzini" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 16 dhjetor 2024.
- ^ Giuseppe Calabrese (15 shkurt 2011). "C'era una Coppia La strana notte di Pazzolivo, amarcord dei gemelli diversi" (në italisht). La Repubblica. fq. 10.
- ^ Alessandra Gozzini (22 gusht 2012). "Pazzo e Montolivo La coppia fissa che ora si riforma" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ U. Negrini (17 gusht 2003). "L'Atalanta stecca a Venezia (2-0) Ginestra e Fantini la puniscono" (në italisht). Eco di Bergamo.
- ^ Gaetano De Stefano (5 qershor 2004). "Il Messina vola in Serie A" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Jacopo Manfredi (12 qershor 2004). "L'Atalanta ritorna in serie A Spareggio Fiorentina-Perugia" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Emanuele Gamba (9 shtator 2004). "Juve e Inter, attacco al Milan ma è un torneo di incognite" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Daniele Vulpi (9 shtator 2004). "Giovani, talentuosi e sfacciati la "meglio gioventù" del calcio" (në italisht). La Repubblica.
- ^ "Atalanta e Lecce, la meglio gioventù pareggio tra emozioni e spettacolo" (në italisht). La Repubblica. 12 shtator 2004.
- ^ "L'Inter rischia di affondare alla fine ci pensa il solito Adriano" (në italisht). La Repubblica. 22 shtator 2004.
- ^ "Gol ed emozioni, tutto nel primo tempo Tra Atalanta e Cagliari finisce 2-2" (në italisht). La Repubblica. 23 tetor 2004.
- ^ a b "Bojinov alla Fiorentina" (në italisht). Eurosport. 31 janar 2005.
- ^ Valerio Clari (29 maj 2005). "Fiorentina salva, Brescia in B" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Oscar Aic, Gilardino miglior giocatore" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 23 janar 2006.
- ^ Giuseppe Calabrese (7 mars 2006). "Pazzini, un gol al futuro" (në italisht). La Repubblica. fq. 10.
- ^ Giampiero Timossi (20 gusht 2006). "Due volte Pazzini Fiorentina avanti" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "L'Under21 vince in Islanda più vicino lo spareggio di ottobre" (në italisht). La Repubblica. 1 shtator 2006.
- ^ Luca Calamai (12 nëntor 2006). "Super Pazzini La Fiorentina toglie lo zero" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Alessandra Gozzini (4 tetor 2007). "Uefa amara per le italiane Passa solo la Fiorentina" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "La Lazio e Ballotta allo sbando la Fiorentina passa all'Olimpico" (në italisht). La Repubblica. 3 nëntor 2007.
- ^ "Uno splendido gol di Osvaldo la Fiorentina esulta: è Champions" (në italisht). La Repubblica. 18 maj 2008.
- ^ "Mutu-Gila, ed è subito Violashow" (në italisht). Eurosport. 12 gusht 2008.
- ^ Giuseppe Calabrese (19 tetor 2008). "Gilardino fa volare la Fiorentina e lancia subito la sfida a Toni" (në italisht). la Repubblica. fq. 53.
- ^ a b "Bonazzoli: "Cassano? Meglio Mutu"" (në italisht). Eurosport. 14 janar 2009.
- ^ ""Pazzini alla Samp, è ufficiale" Scambio sull'asse Firenze-Genova" (në italisht). La Repubblica. 14 janar 2009.
- ^ "Udinese, ossessione dischetto in semifinale va la Sampdoria" (në italisht). La Repubblica. 21 janar 2009.
- ^ Gianni Piva (5 mars 2009). "Schiaffi per Mourinho La Samp travolge l'Inter e arriva il deferimento" (në italisht). La Repubblica. fq. 48.
- ^ Stefano Zaino (23 shkurt 2009). "Pazzini & Cassano la nuova ditta del gol" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Augusto De Bartolo (5 mars 2009). "Cassano-Pazzini nuovi gemelli del gol? Il web dice "ni"" (në italisht). Sky Sports. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2019. Marrë më 18 janar 2019.
- ^ "Pazzini e Cassano nuovi gemelli del goal? Il "Pazzo": "Che palloni mi regala Antonio..."" (në italisht). Goal.com. 27 gusht 2009.
- ^ Jacopo Manfredi (13 maj 2009). "Lazio, la Coppa servita ai rigori" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Alberto Cerruti (27 shtator 2009). "Pazzini PER LA SAMP Inter battuta I blucerchiati soli in testa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Pazzini vola basso "Lo scudetto? È impossibile"" (në italisht). La Repubblica. 28 shtator 2009.
- ^ "Internazionale take fifth successive Serie A title with win at Siena" (në anglisht). The Guardian. 16 maj 2010. Marrë më 10 dhjetor 2024.
- ^ Franco Capitano (26 prill 2010). "Del Neri mago, Pazzini bomber la Champions è dietro l'angolo" (në italisht). La Repubblica. fq. 7.
- ^ Armando Ossorio (16 maj 2010). "Samp, è festa Champions Pazzini stende il Napoli" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Pierfrancesco Archetti (25 gusht 2010). "Samp, che incubo Pazzini, Cassano poi la beffa al 93'" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Armando Ossorio (30 shtator 2010). "Pazzini di rigore Samp col minimo sforzo" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Giuseppe Calvi (22 nëntor 2010). "Pazzini esagerato La Samp festeggia Il Lecce s'arrabbia" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Accordo trovato Pazzini è dell'Inter" (në italisht). La Repubblica. 27 janar 2011.
- ^ "Welcome to Inter, Giampaolo Pazzini!". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 28 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2011. Marrë më 28 janar 2011.
- ^ Luigi Garlando (31 janar 2011). "Rimonta da Pazzo Pazzini entra, fa 2 gol e si procura un rigore Inter da 0-2 a 3-2 in 19'" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Andrea Sorrentino (31 janar 2011). "L'uomo in più" (në italisht). La Repubblica. fq. 26.
- ^ "Pazzini leads Inter Milan to win over Bari" (në anglisht). Sportsnet. 3 shkurt 2011. Marrë më 17 dhjetor 2024.
- ^ Marco Gaetani (16 shkurt 2011). "Pazzini fa ripartire l'Inter Leonardo rivede il Milan" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Andrea Sorrentino (1 maj 2011). "Il guastafeste Cinque minuti da Pazzo l'Inter trattiene lo scudetto" (në italisht). La Repubblica. fq. 46.
- ^ Andrea Sorrentino (23 maj 2011). "L'Inter si scalda con Pazzini" (në italisht). La Repubblica. fq. 31.
- ^ Emanuele Gamba (30 maj 2011). "Coppa sua" (në italisht). La Repubblica. fq. 25.
- ^ Matteo Dalla Vite (22 gusht 2011). "Ora Tevez. E non solo Gasperini: «Siamo in pochi Qui ne servono 3»" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Alberto Cerruti (21 shtator 2011). "Gasperini, siamo all'addio È caos Inter: senza gioco senza squadra senza punti Novara ne fa 3" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Bologna 1–3 Inter" (në anglisht). Sky Sports. 24 shtator 2011. Marrë më 11 dhjetor 2024.
- ^ "Zárate winner gets Inter going at CSKA" (në anglisht). UEFA. 27 shtator 2011. Marrë më 11 dhjetor 2024.
- ^ Luigi Panella (22 janar 2012). "Milito e Pazzini firmano il sorpasso" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Matteo Dalla Vite (14 shkurt 2012). "Inter venti mesi di crisi" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Pazzini: «Meno gol? I problemi di squadra un po' condizionano»" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 17 shkurt 2012.
- ^ Sebastiano Vernazza (30 prill 2012). "La Stracura funziona L'Inter batte il Cesena ed è terza" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Pazzini prepared to wait for move" (në anglisht). Soccer News. 19 gusht 2012. Marrë më 2 shtator 2012.
- ^ "Giampaolo Pazzini is now officially a Milan player". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. 22 gusht 2012. Marrë më 22 gusht 2012.
- ^ "Pazzini & Cassano, scambio a Milano" (në italisht). UEFA. 22 gusht 2012.
- ^ "AC Milan and Inter agree terms over Pazzini-Cassano swap" (në anglisht). Goal.com. 21 gusht 2012. Marrë më 22 gusht 2012.
- ^ Enrico Currò (2 shtator 2012). "Gol da Pazzi. L'ultimo arrivato ne fa tre, il Milan ritrova il sorriso" (në italisht). La Repubblica. fq. 56.
- ^ "From Pippo to Pazzo" (në anglisht). Football Italia. 2 shtator 2012.
- ^ "Galliani Won Over By Pazzini" (në anglisht). Football Italia. 2 shtator 2012.
- ^ "Milan, Pazzini operato al ginocchio: rischia sei mesi di stop" (në italisht). La Repubblica. 23 maj 2013.
- ^ "Milan: Pazzini ko, lesione a adduttore" (në italisht). Il Giorno. 17 janar 2014.
- ^ Stefano Scacchi (24 qershor 2014). "Milan, Pazzini: "Problemi con Seedorf, mi rifarò con Inzaghi"" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Fabiana Della Valle (24 qershor 2014). "Milan, Pazzini: "Rinasco con Inzaghi. Seedorf? Rapporti difficili"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Lady Pazzini contro Inzaghi: "Non c'è meritocrazia". E Galliani telefona al giocatore: "Il Milan ti stima"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 30 tetor 2014.
- ^ Enrico Currò (25 maj 2015). "El Shaarawy regala al Milan due gol per il futuro E Galliani va da Ancelotti" (në italisht). La Repubblica. fq. 28.
- ^ Alessandra Gozzini (24 maj 2015). "Milan-Torino 3-0: 2 gol di El Shaarawy, Pazzini fa 100, Ventura fuori dall'Europa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 24 maj 2015.
- ^ Alessandro De Pietro (29 korrik 2015). "Verona, Pazzini si presenta: "Toni è un mostro, io voglio l'Europeo"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Alessandro De Pietro (10 korrik 2015). "Pazzini dice sì al Verona: contratto di 5 anni per un milione di euro a stagione" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Verona-Udinese 1-1; primo gol di Pazzini con la maglia dell'Hellas" (në italisht). Eurosport. 18 tetor 2015.
- ^ Quique Rubio (2 shkurt 2016). "Hellas Verona, only winless team in major euro leagues" (në anglisht). Diario AS.
- ^ "Verona-Atalanta 2-1; un gol di Pazzini decide la contesa" (në italisht). Giallo Blu. 3 shkurt 2016.
- ^ Liam Stewart (20 shkurt 2016). "Hellas Verona 3-1 Chievo: Mastini triumph during hotly contested Derby Della Scala" (në anglisht). Forza Italian Football.
- ^ "Verona, dai gol di Toni alla stagione nera: la B a un passo, i tifosi contestano" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 17 prill 2016.
- ^ "Pazzini capocannoniere della Serie B" (në italisht). Tuttomercatoweb. 18 maj 2017.
- ^ "Verona, Pazzini al Levante in prestito con diritto di riscatto" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 31 janar 2018.
- ^ "Pazzini, gol al Real Madrid: un debutto più "Pazzo" dell'altro" (në italisht). Sky Sports. 4 shkurt 2018.
- ^ "L'Hellas Verona riparte col giallo Pazzini" (në italisht). Virgilio. 19 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2023. Marrë më 12 dhjetor 2024.
- ^ "Pazzini o Caracciolo Chi farà il capitano?" (në italisht). Giallo Blu. 20 gusht 2018.
- ^ "Verona-Perugia 4-1 dts (Video Gol Serie B): Di Carmine, Empereur e Pazzini eliminano gli umbri, scaligeri in semifinale" (në italisht). SuperNews. 19 maj 2019. Marrë më 5 korrik 2019.
- ^ "Verona, è Serie A! Tris show al Cittadella" (në italisht). Sky Sport. Marrë më 5 korrik 2019.
- ^ "Bollettino medico: Giampaolo Pazzini" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2020. Marrë më 14 janar 2020.
- ^ "Verona, Juric: "Peccato l'assenza di Pazzini, sarebbe stata la sua partita"" (në italisht). Il Corriere dello Sport. Marrë më 14 janar 2020.
- ^ "Il Pazzo is back! A 35 anni il gol in A che mancava dal 2017. "Ora una grande stagione"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 15 dhjetor 2019.
- ^ "Spal Verona 0-2, Semplici rischia l'esonero" (në italisht). Il Resto del Carlino. Marrë më 14 janar 2020.
- ^ "Verona-Juventus 2-1: Ronaldo illude i bianconeri, Borini e Pazzini la ribaltano" (në italisht). La Repubblica. 8 shkurt 2020. Marrë më 9 shkurt 2020.
- ^ "Verona, i tifosi salutano Pazzini: 'Ciao capitano'" (në italisht). Sky Sport. Marrë më 5 gusht 2020.
- ^ Stefano Bentivogli (9 gusht 2020). "Pistoiese, idea Pazzini per la squadra di Frustalupi" (në italisht). Tutto Hellas Verona. Marrë më 2 mars 2021.
- ^ Marco Varini (15 gusht 2020). "Il derby in famiglia di casa Pazzini: per Patrizio il più bravo è il fratello Giampaolo" (në italisht). Marrë më 2 mars 2021.
- ^ "Pazzini annuncia il ritiro: "È stato un viaggio pazzesco" - Sportmediaset". Sportmediaset.it (në italisht). Marrë më 21 nëntor 2020.
- ^ a b Francesco Oddi (5 gusht 2003). "L'Under19 è campione d'Europa" (në italisht). Campionato Primavera.
- ^ "Atalanta, sapiente mix" (në italisht). Eurosport. 6 shtator 2004.
- ^ "Under 21, debutto con un pareggio il ct Casiraghi: "Sono soddisfatto"" (në italisht). La Repubblica. 16 gusht 2006.
- ^ a b Andrea Elefante (25 mars 2007). "Pazzini show (tre gol). E il nuovo Wembley lo applaude" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Lippi ignora Cassano ci sono Motta e Pazzini" (në italisht). La Repubblica. 22 mars 2009.
- ^ Luigi Panella (28 mars 2009). "Pirlo-Pazzini e l'Italia va" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Armando Ossorio (1 prill 2009). "Il Trap fa soffrire l'Italia" (në italisht). La Repubblica.
- ^ "Confederations, c'è Santon Fuori D'Agostino e Pazzini" (në italisht). La Repubblica. 4 qershor 2009.
- ^ Riccardo Pratesi (1 qershor 2010). "Italia, Lippi sceglie i 23 Borriello o Rossi a casa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Maurizio Crosetti (20 qershor 2010). "Delusione Italia Adesso si fa dura" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Alessandro Massini Innocenti (6 shtator 2011). "Pazzo-gol, l'Italia si qualifica" (në italisht). Sport Mediaset. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2019.
- ^ Eva A. Provenzano (13 maj 2012). "I trenta convocati di Prandelli per l'Europeo. Fuori Pazzini, dentro Ranocchia". fcinter1908.it (në italisht).
- ^ Riccardo Pratesi (30 maj 2012). "L'Italia con l'attacco mignon Meglio i piedi buoni dei muscoli" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Enrico Currò (2 shtator 2012). "Pazzini e il sogno azzurro "Ma non mi faccio illusioni"" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Stefano Rossi (4 mars 2013). "Pazzini: "Prandelli? Entrambi sappiamo cosa pensa l'altro..."" (në italisht). Viola News.
- ^ "L'Opinione: Non sono Vialli-Mancini, ma semplicemente Cassano-Pazzini!" (në italisht). Goal.com. 2 mars 2009.
- ^ Timothy Ormezzano (3 qershor 2010). "Prima punta cercasi, Pazzini il più vicino" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Enrico Bricchi (20 maj 2017). "Il pazzo Pazzo" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2019. Marrë më 16 janar 2019.
- ^ "Giampaolo Pazzini - Reti da rigore" (në italisht). Transfermarkt. Marrë më 9 shkurt 2020.
- ^ "Pazzini Senior centra il poker di vittorie con il Margine Coperta" (në italisht). Il Tirreno. 11 janar 2019.
- ^ a b "Wedding Bells for Giampaolo and Silvia". 7msport.com (në anglisht). 10 korrik 2011. Marrë më 15 gusht 2011.
- ^ "Arriva baby Pazzini". vanityfair.it (në italisht). Vanity Fair. 24 tetor 2011. Marrë më 23 dhjetor 2011.
- ^ Adriano Della Corte (29 korrik 2011). "FIFA 12: Giampaolo Pazzini sulla boxart italiana". everyeye.it (në italisht). Marrë më 25 prill 2015.
- ^ "Giampaolo Pazzini" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 15 dhjetor 2024.
- ^ "Giampaolo Pazzini" (në anglisht). World Football. Marrë më 15 dhjetor 2024.
- ^ a b "Giampaolo Pazzini". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 janar 2019.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Giampaolo Pazzini" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
- ^ "Eto'o brace helps Inter win Coppa Italia" (në anglisht). ESPN FC. 29 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 31 maj 2011.
- ^ "Oscar, solo Gilardino e Juve". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 23 janar 2006. Marrë më 25 nëntor 2016.
- ^ "Happy birthday, Giampaolo Pazzini" (në anglisht). Football Italia. 2 gusht 2017. Marrë më 2 tetor 2017.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Giampaolo Pazzini te ESPN FC
- Profili te sampdoria.it
- Profili te Federata Italiane e Futbollit
- Commons category link from Wikidata
- Lindje 1984
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë italianë
- Futbollistë në kombëtaren italiane
- Futbollistë në Atalanta B.C.
- Futbollistë në ACF Fiorentina
- Futbollistë në U.C. Sampdoria
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në A.C. Milan
- Futbollistë në Hellas Verona F.C.
- Futbollistë në Levante UD
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës