A.C. Chievo Verona
Emri i plotë | Associazione Calcio Chievo Verona SrL | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Gialloblu (Verdheblutë) Mussi Volanti (Gomerët fluturues) | |||
Themeluar | 6 shtator 1929 10 maj 2024 (u rigjet) | |||
Stadiumi | Stadio Marc'Antonio Bentegodi | |||
Kapaciteti | 38,402 vende | |||
Pronari | Luca Campedelli | |||
Trajneri | Lorenzo D'Anna[1] | |||
Liga | Serie D | |||
2023/24 | 9 (si FC Clivense) | |||
Faqja zyrtare | [[1] Faqja zyrtare e klubit] | |||
|
Associazione Calcio Chievo Verona (njour zakonisht si ChievoVerona ose thjesht Chievo [ˈkjɛvo]) është një klub profesionist futbollistik ltalian me seli në Kievo, një periferi e 4,500 banorëve në Verona, Veneto, dhe është në pronësi nga Paluani, që është një kompani dhe një frymëzim për emrin e tyre origjinal, Paluani Chievo. Pseudonimet e klubit janë Gialloblu (Verdheblutë), Mussi Volanti (Gomerët fluturues) ose Ceo dhe ndan stadiumin e saj Marcantonio Bentegodi prej 38,402 vendesh sëbashku me klubin rival të qytetit Hellas Verona.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi u themelua në vitin 1929 nga një grup i vogël i tifozëve në qytetin e vogël të Veronës. Fillimisht, klubi nuk ishte zyrtarisht i lidhur në Federatën Italiane të Futbollit por luajti në disa turnamente amatore dhe ndeshje miqësore nën emrin "O.N.D. Chievo", një emër i imponuar nga regjimi fashist. Debutimi formal i klubit në një ligë zyrtare erdhi më 8 nëntor 1931. Ngjyrat e klubit në atë kohë ishin bluja dhe e bardha. Chievo u shpërbë në vitin 1936 për shkak të problemeve ekonomike por u rikthye të luaj në vitin 1948 pas Luftës së Dytë Botërore, duke u regjistruar në ligën rajonale të "Seconda Divisione" (Divizioni i Dytë). Në vitin 1957 skuadra lëvizi në fushën e "Carlantonio Bottagisio", ku ata luajtën deri në vitin 1986. Në vitin 1959, pas rindërtimit të ligave të futbollit, Chievo u pranua të luante në "Seconda Categoria" (Kategorinë e Dytë), një ligë rajonale e cila ishte e dyta për nga rëndësia pas elitës së futbollit italian e cila ishte Serie A. Në atë vit, Chievo ndryshoi edhe emrin duke e bërë "Cardi Chievo", pas sponsorit të ri, dhe shpejt u ngjit në "Prima Categoria", ku aty përjetoi rënjen e parë në vitin 1962.
Seritë e ngjitjeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1964, Luigi Campedelli, një bisnezmen dhe pronari i kompanisë Paluani, u emërua pronari i ri i Chievos, nën drejtimin e presidencës së Campedellit. Chievo kaloi nëpër të gjithë ligat e futbollit italian, duke arritur dhe Serie D në sezonin 1974–75. Nën emrin "Paluani Chievo" skuadra u ngjit në Serie C2 në vitin 1986. Si pasojë e ngjitjes, Chievo u detyrua të lëvizte te Stadio Marcantonio Bentegodi, vendi kryesor i Veronës; në vitin 1989 u bë një tjetër ngjitje, këtë herë në Serie C1. Kjo gjë bëri që klubi të ndryshonte sërisht emrin duke e bërë "A.C. Chievo Verona", një emër që e ka ende në ditët e sotme.
Në vitin 1992, presidenti Luigi Campedelli, i cili ishte rikthyer nën drejtimin e klubit dy vite më parë, vdiq pas një goditje zemre, dhe biri i tij Luca Campedelli, vdiq që në moshën 23 vjeçare, i cili ishte bërë presidenti më i ri i futbollit italian. Campedelli vendosi Giovanni Sartorin si drejtor sportiv dhe emëroi Alberto Malesani si trajnerin e ri. Nën drejtimin e Malesanit, skuadra në mënyrë të befasishme fitoi Serie C1 duke u ngjitur në Serie B, ku rivalët e qytetit Hellas Verona luanin atje. Në vitin 1997, pasi Malesani firmosi me Fiorentinën, Silvio Baldini u punësua si trajneri i ri. Në sezonin e ardhshëm, me Domenico Caso si trajner, u pa largimi i parë i një trajneri gjatë presidencës së Luca Campedellit, me Cason i cili u shkarkua dhe u zëvëndësua me Lorenzo Balestron.
Në sezonin 2001–02, Luigi Delneri erdhi si trajneri i ri dhe udhëhoqi Chievon që arriti vendin e tretë në Serie B, duke u ngjitur në Serie A për herë të parë në historinë e klubit.
Mussi Volanti (2001–2007)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky seksion është i zbrazët, pa hollësira ose i paplotë. Ndihma juaj është e mirëpritur! |
Një vit me Cadetti (2007–08)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky seksion është i zbrazët, pa hollësira ose i paplotë. Ndihma juaj është e mirëpritur! |
Kthimi në Serie A (2008–2019)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky seksion është i zbrazët, pa hollësira ose i paplotë. Ndihma juaj është e mirëpritur! |
Lojtarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skuadra aktuale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 26 gusht 2016
|
|
Në huazim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkpronësi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
Skuadra e të rinjëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
Numrat e tërhequr
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 30 Jason Mayélé, ansor i majtë/djathtë, 2001–2002 (në nder të vdekjes)
Lojtarë të shquar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e trajnerëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nicola Ciccolo (1974–78)
- Carlo De Angelis (1978–80), (1985–87)
- Gianni Bui (1988–91)
- Carlo De Angelis (1991–93)
- Alberto Malesani (1 qershor , 1993–97)
- Silvio Baldini (korrik 1997–??)
- Domenico Caso (1 korrik 1998 – 14 dhjetor 1998)
- Luigi Delneri (1 korrik 2000 – 30 qershor 2004)
- Mario Beretta (15 qershor 2004 – 30 qershor 2005)
- Maurizio D'Angelo (2005)
- Giuseppe Pillon (1 korrik 2005 – 16 tetor 2006)
- Luigi Delneri (2006–07)
- Giuseppe Iachini (1 korrik 2007 – 3 nëntor 2008)
- Domenico Di Carlo (4 nëntor 2008 – 26 maj 2010)
- Stefano Pioli (10 qershor 2010 – 2 qershor 2011)
- Domenico Di Carlo (9 qershor 2011 – 2 tetor 2012)
- Eugenio Corini (3 tetor 2012 – 30 qershor 2013)
- Giuseppe Sannino (1 korrik 2013 – 11 nëntor 2013)
- Eugenio Corini (12 nëntor 2013 – 19 tetor 2014)
- Rolando Maran (19 tetor 2014 – vazhdon)
Ngjyrat dhe stema
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngjyrat origjinale të klubit kanë qënë bluja dhe e bardha kurse ngjyrat aktuale janë bluja dhe e verdha. Pseudonimi historik i klubit është Gialloblu (që vjen nga ngjyrat e klubit verdh e blu) edhe pse në futbollin italian skuadra e Veronës është njohur në të shkuarën nga shumica e tifozëve si "Gialloblu" dhe është skuadra më e vjetër e Veronës. Klubi ndonjëherë referohet në ditët e sotme si Mussi Volanti (Gomerët fluturues). Mbështetësit lokal të klubit e quajnë atë edhe Ceo, gjë që në gjuhën veroneze do të thotë Chievo. Pseudonimi "Gomerët flutures" në fakt ka ardhur nga një koreografi nga tifozët e klubit rival të Hellas Veronës, ku kishin thënë se "kur gomerët të fluturojnë, ne do të kemi një derbi në Serie A". Ky pseudonim përfundimisht u vendos në sezonin 2001–02. Megjithatë, me suksesin e Chievos dhe rënjes njëkohësisht të Hellasit në Serie B dhe Serie C1, tifozët e Chievos e kanë pranuar këtë pseudonim si simbol nderi.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://www.transfermarkt.it/lorenzo-danna/profil/trainer/26423
- ^ Official: Chievo sign Edimar Football-Italia.net
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja zyrtare Arkivuar 23 maj 2015 tek Wayback Machine