Jump to content

Feja natyrore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Feja natyrore është një shprehje e cila nënkupton "fenë e natyrës", në të cilën Perëndia, fryma, shpirtrat dhe të gjitha objektet e mbinatyrshme konsiderohen si pjesë e natyrës dhe jo të ndara prej saj. Shprehja përdoret gjithashtu edhe në filozofi, më konkretisht, filozofia katolike romake, e përdorë për të përshkruar disa aspekte të fesë për të cilat thuhet se janë të njohura përveç shpalljes hyjnore përmes logjikës dhe arsyes (shiko teologjinë natyrore dhe deizmin), për shembull, ekzistencën e lëvizësit të palëvizshëm, shkaku i parë i universit.[1]

Shumica e autorëve e konsiderojnë fenë natyrore jo vetëm si themelin e feve monoteiste, siç janë judaizmi, krishterimi dhe islami, por edhe si një lloj religjioni i dallueshëm prej tyre. Sipas disa autorëve, aspektet e fesë natyrore gjenden në mënyrë universale midis të gjithë popujve, shpesh në forma të tilla si shamanizmi dhe animizmi dhe që akoma vazhdojnë të praktikohen në shumë pjesë të botës. Besimet tradicionale fetare të shoqërive autoktone amerikane për shembull konsiderohen se posedojnë disa aspekte të fesë natyrore.[2]

Parimet themelore të fesë natyrore fillimisht u përshkruan nga Aristoteli, hilomorfizmi i të cilit i konsideronte të gjitha gjërat si të krijuara nga materia dhe forma. Forma e të gjitha gjallesave është shpirti, i cili udhëzon dhe drejton zhvillimin e tyre. Shumë besime fetare natyrale e konsiderojnë Zotin si "shpirtin e universit". Madje edhe monoteizmi i hershëm kishte shumë elemente natyraliste. Parajsa dhe ferri konsideroheshin vende fizike mbi dhe nën tokë. "Shpëtimi" konsiderohej ringjallja e trupit. Më vonë me probleme të fesë natyrore janë marrur edhe Agostini, Tomas Akuinas, Nicolas Malebranche, David Hume, William James, Rupert Sheldrake, etj.[3]

  • Chignell, Andrew; Pereboom, Derk Natural Theology and Natural Religion
  • Britannica Online[lidhje e vdekur], quote: "...what can be called natural religion, the acceptance of a certain body of religious knowledge that is inborn in every person or that can be acquired by the use of reason and the rejection of religious knowledge when it is acquired through either revelation or the teaching of any church. ... Natural religion was sufficient and certain".
  • Concerning Natural Religion by William Wallace Fenn, The Harvard Theological Review, vol. 4, no. 4, 1911, pp. 460–476.
  • Natural Religion and the Nature of Religion by Peter Byrne
  • David Hume: Dialogues concerning natural Religion (Dialogues Concerning Natural Religion). (1779 postum; deutsch Dialoge über natürliche Religion]]).
  • Friedrich Schleiermacher: Über die Religion. Reden an die Gebildeten unter ihren Verächtern (Volltext), in: Kritische Gesamtausgabe, I. Abt. Bd. 2: Schriften aus der Berliner Zeit 1769–1799, hg. v. Günter Meckenstock, Verlag Walter de Gruyter, Berlin/New York 1984, S. 185–326, insbesondere die fünfte Rede: S 293–326. ISBN 3-11-010266-8
  • Herbert von Cherbury: De religione gentilium. errorumque apud eos causis, Amsterdam 1663; als Faksimilie-Neudruck hg. v. Günter Gawlick, Frommann, Stuttgart 1967.
  • Immanuel Kant: Die Religion innerhalb der Grenzen der bloßen Vernunft (Volltext), mit einer Einleitung und Anmerkungen herausgegeben von Bettina Stangneth, Verlag Meiner, Hamburg 2003. ISBN 3-7873-1676-0
  • Matthew Tindal: Christianity as old as the Creation or, The Gospel, a Republication of the Religion of Nature (englischer Volltext), London 1730; als Faksimilie-Neudruck hg. v. Günther Gawlick, Verlag Frommann, Stuttgart 1967.
  • Wolfhart Pannenberg: Systematische Theologie, Band 1, Göttingen 1989, S. 83–122.
  1. ^ Harper, Leland Royce (2020). "Attributes of a Deistic God". Multiverse Deism: Shifting Perspectives of God and the World (në anglisht). Lanham, Maryland: Rowman & Littlefield. fq. 47–68. ISBN 978-1-7936-1475-9. LCCN 2020935396.
  2. ^ "Frank Lloyd Wright". Harry Ransom Center (në anglisht). The Mike Wallace Interview. 1957. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2018. Marrë më 10 mars 2022.
  3. ^ Sheldrake, R. (2012) Set Science Free: 10 Paths to New Discoveries. Depak Chopra.