Jump to content

Fashizmi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Simboli i Fashizmit

Fashizmi është një formë e ultranacionalizmit autoritar radikal të krahut të djathtë, i karakterizuar nga pushteti diktatorial, shtypja me forcë e opozicionit dhe kontroll i rreptë i shoqërisë dhe ekonomisë, i cili mori njohje në fillim të shekullit të 20 në Europë. Lëvizjet e para fashiste lindën në Itali gjatë Luftës së Parë Botërore para se të përhapej në vende të tjera europiane. Ndryshe nga Liberalizmi, Marksizmi dhe Anarkizmi, fashizmi është i vendosur në të djathtën e skajshme në spektrin tradicional politik.

Fashistët e panë Luftën e Parë Botërore si një revolucion që solli ndryshime të mëdha në natyrën e luftës, shoqërisë, shtetit dhe teknologjisë. Mbërritja e luftës totale dhe mobilizimit masiv total të shoqërisë kishte prishur dallimet midis civilëve dhe luftëtarëve. Një "qytetari ushtarake" u ngrit në të cilën të gjithë qytetarët ishin të përfshirë me ushtrinë në një lloj mënyre gjatë luftës. Lufta rezultoi në ngritjen e një shteti në gjendje për të mobilizuar miliona njerëz për të shërbyer në fronte dhe për të mundësuar produktivitet ekonomik dhe logjistika për t'i mbështetur ata, si dhe të paturit autoritet të paprecedentë për të ndërhyrë në jetët e qytetarëve.

Fashistët besojnë se demokracia liberale është e vjetëruar dhe e konsiderojnë mobilizimin e plotë të shoqërisë nën një shtet totalitarist një-partiak si të nevojshme për të përgatitur një komb për konflikt të armatosur dhe për t'ju përgjigjur si duhet vështirësive ekonomike. Një shtet i tillë drejtohet nga një udhëheqës i fuqishëm--si një diktator dhe një qeveri militariste e përbërë nga anëtarë të partisë qeverisëse fashiste--për të ndërtuar unitetin kombëtar dhe mbarëvajtjen e një shoqërie të rregullt dhe stabile. Fashizmi kundërshton pohimet se dhuna është automatikisht negative si natyrë dhe e shikon dhunën politike, luftën, imperializmin si mënyra që mund të arrijnë përtëritjen kombëtare. Fashistët përkrahin një ekonomi të përzier, me synim kryesor arritjen e autarkisë (ekonomi që mbahet me forcat e veta) nëpërmjet politikave ekonomike proteksioniste dhe intervecioniste.

Që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore në 1945, pak parti e kanë përshkruar veten haptazi si fashistë. Termi tashmë përdoret me kuptim denigrues nga kundërshtarët e tyre politikë. Përshkrimet neo-nazistë apo post-fashistë përdoren ndonjëherë për të përshkruar partitë e të djathtës së skajshme me ideologji të ngjashme ose të rrënjosura në lëvizjet fashiste të shekullit të 20.

Termi italian fascismo rrjedh nga fascio që do të thotë një tufë shkopinjsh, përfundimisht nga fjala latine fasces. Ky ishte emri i dhënë organizatave politike në Itali të njohura si fasci, grupe të ngjashme me gildet ose sindikatat. Sipas Musolinit, Partia Revolucionare Fashiste (PFR) u themelua në Itali në 1915. Në 1919, Musolini themeloi Fasci Italiani di Combattimento në Milano, që u bë Partito Nazionale Fascista (Partia Kombëtare Fashiste) 2 vite më vonë. Fashistët filluan ta lidhnin termin me atë romak fasces apo fascio littorio--një tufë shkopinjsh të lidhur rreth një sëpate, një simbol i lashtë romak i autoritetit të gjyqtarit civil i mbajtur prej liktorëve të tij, i cili mund të përdorej për ndëshkim fizik apo kapital sipas urdhërit të tij.

Simbolizmi i këtij simboli ishte fuqia nëpërmjet bashkimit: një shkop i vetëm thyhet lehtësisht, kurse tufa e shkopinjve jo. Simbole të ngjashme u morën nga lëvizje të ndryshme fashiste.

Fashizmi u krijua nga Benito Musolini(Ducja) per te hyre ne pushtet duke mashtruar kryeministrin me aleancat e tij.U krijua ne vitin 1919 ne Milano.

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]