Revolucioni
Revolucioni (lat. revolutio - ri/kthim, kthesë, rrotullim, përmbysje) në sociologji, është një ndryshim rrënjësor i dhunshëm ose paqësor i jetës politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të një vendi, kombi. Disa revolucione madje mund të ndryshojnë edhe botën, si p.sh. revolucioni industrial, revolucioni tekniko-shkencor.
Revolucionet politiko-shoqërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Revolucioni tekniko-shkencor pas Luftës së Dytë Botërore Është përvoja historike e bombës atomike, mikroelektronika, apo inxhinieria gjenetike, dhe jo analiza që qëndron prapa këndvështrimit të padiskutueshëm se, në krahasim me shekullin 19, një ndryshim cilësor mes shkencës dhe teknologjisë ka ndodhur në shekullin 20. Kjo e ka gjetur shprehjen në terma si "teknologji e bazuar tek shkenca", apo teknologji e lidhur e shkencën, që, gjithsej, nuk sjellin drejtësi në transformimin rrënjësor që ka ndodhur në marrëdhënien komplekse mes zbulimeve shkencore, zhvillimit teknologjik, zbatimit praktik dhe faktorëve socialë. Siç thoshte edhe fizikani J.D. Bernal, fenomeni i shekullit 20 duhet quajtur Revolucioni Shkencor-Teknik. Berna thoshte se, vetëm në kohën tonë, "shkenca ka arritur të dominojë industrinë dhe bujqësinë". Ishte Lufta e Madhe, kriza ekonomike e viteve tridhjetë, si dhe mbërritja e fashizmit që detyroi Bernalin, një mendimtar shumë krijues në çështjet e revolucionit shkencor dhe social, që të ekzaminojë në mënyrë kritike funksionin e shkencës në shoqëri, duke arritur të botojë në prag të Luftës së Dytë Botërore librin e tij, Funksioni Social i Shkencës. Në këtë vepër, Bernal i dedikon një kapitull të tërë vlerësimit të zbatimit të dijes shkencore të luftës, duke shpjeguar që lidhjet e ngushta historike mes shkencës dhe luftës janë pasojë jo e ndonjë afërsie mistike mes të dyjave, por sepse urgjenca e nevojave të luftës është më e madhe se e nevojave civile, dhe se në luftë, risia çmohet.
Lufta e Madhe, sipas Bernal, ndryshoi në mënyrë rrënjësore situatën sepse, në fjalët e tij, "shkencëtarët për herë të parë ndjenë jo luksin, por domosdoshmërinë e qeverive të tyre respektive". Në të njëjtën kohë, thekson ai, ky konflikt i shkencës dhe luftës krijoi probleme. Së pari, miliona vetë nisën të fajësojnë zhvillimet shkencore për vuajtjet që pësuan gjatë Luftës së Madhe dhe si rrjedhim, ata hidhnin poshtë idenë se shkenca ishte padyshim dobiprurëse për njerëzimin. Një pasojë e kësaj ishte fakti që mes brezit të ri të shkencëtarëve, kishte shumë nga ata që nisën të vënë në dyshim angazhimin në kërkime ushtarake, duke e konsideruar si diçka krejt të huaj për frymën e shkencës.
Si marksist që ishte, Bernali vendosi historinë në qendër të analizës së tij për rolin e shkencës. "për të parë funksionin e shkencës si një e tërë", shkruante ai, "është e domosdoshme ta shohim atë në sfondin më të gjerë të mundshëm të historisë". Ai shkoi më tej, duke identifikuar tre ndryshime të mëdha që njerëzimi ka përjetuar që nga koha kur është shfaqur në tokë. Ndryshimi i parë dhe i dytë, themelimi i shoqërisë njerëzore dhe qytetërimit, ndodhi përpara agimit të historisë së shkruar. Ndryshimin e tretëm ai e përshkroi si "transformimi shkencor i shoqërisë që është ndodhur aktualisht dhe për të cilin ne nuk kemi një emër". Bernal gjurmonte origjinën e tij tek proceset e ndërlidhura të ngjitjes së kapitalizmit dhe lindjes së shkencës moderne aty nga mesi i shekullit 15, duke argumentuar :
Ndonëse kapitalizmi ishte thelbësor për zhvillimin e hershëm të shkencës, duke i dhënë kësaj për herë të parë një vlerë praktike, rëndësia njerëzore e shkencës kapërcen në çdo drejtim atë të kapitalizmit, dhe në të vërtetë, zhvillimi i plotë i shkencës në shërbim të njerëzimit është i pajtueshëm me vazhdimësinë e kapitalizmit. Praktikisht, Bernali e ndante historinë botërore në tre faza të njerëzimit, duke theksuar se faza e tretë ende nuk ishte arritur. Pasazhi i mëposhtëm nga kapitulli përmbyllës i librit, botuar më shumë se një gjysmë shekulli më parë, mund të ndihmojë për t'i njohur Bernalit një farë merite si një prej mendimtarëve më krijues të shekullit 20 për shoqërinë, njeriun dhe natyrën :
"Ne duhet të kuptojmë se jemi në mesin e një prej periudhave madhore të transformimit në historinë e njerëzimit. Problemi ynë më imediat është të garantojmë që tranzicioni të përfundohet sa më shpejt të jetë e mundur, me minimumin e shkatërrimit material, njerëzor dhe kulturor... duke i përkitur një epokë tranzicioni, ne jemi pikë së pari të shqetësuar për detyrat e saj, dhe këtu shkencë është vetëm një faktor në një kompleks forcash ekonomike dhe politike".
Nuk mund të rokësh rëndësinë e çështjeve të ngritura nga Erik Hobsbaum, nëse nuk i kthehesh zinxhirit të zhvillimeve shkencore dhe teknike që u vunë në lëvizje në ndërrimin e shekujve. Marrim për shembull, rishikimin e strukturës së materies, dhe kohës së hapësirës (siç janë përcaktuar nga Kyrët, Radhërford, Ajnshtain e të tjerët), origjina e të cilëve është pikërisht nga kjo periudhë. Që këtu ngjarjet, bashkë me kërkesat ushtarake, pritshmëritë ekonomike, fizibilitetet teknologjike, interesat politike dhe faktorë të tjerë të ndërlidhur çuan në zhvillime të tilla si radari, bombat atomike dhe të hidrogjenit, kompjuterët elektronikë, automatizimin dhe lundrimin hapësinor.
Penetrimi në mikro dhe makrokozmos i ka siguruar njerëzimit mjetet, në kuadrin e luftës bërthamore dhe hapësinore, për t'u vetëshkatërruar. Po kështu, u ka ofruar qeverive të SHBA dhe ish-BRSS, pavarësisht ndryshimeve në sistemet e tyre socialë, që të gjejnë zgjidhje joushtarake për problemet e tyre ndërkombëtarë. Duke qenë të vetëdijshëm për rrezikun real të vetëasgjësimit që vinte nga përdorimi i armëve bërthamore, të dy palët u sprapsën. A nuk tregon kjo, se impakti i armëve bërthamore në ruajtjen e paqes meriton një analizë të plotë? Nuk është pa interes historik që historia e hershme e kompjuterëve elektronikë ndërthuret me radarin dhe zhvillimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kompjuteri i parë, i ndërtuar për ushtrinë e SHBA hyri në veprim në 1946. Ai u njoh me akronimin ENIAC. Kompjuteri që u ndërtua për të qenë në lidhje me ndërtimin e bombës me hidrogjen u quajt MANIAC, duke reflektuar, thuhet, opinionin e disa pjesëmarrësve për projektin në tërësi. ENIAC kishte 18 000 llamba elektronike, peshonte 30 tonë dhe konsumonte 50 000 Wat. 40 vjet më vonë, një kompjuter me një mikrocip 25 mm dhe me të njëjtën performancë, ishte 100 herë më i shpejtë dhe 10 000 herë më i besueshëm, por përdorte vetëm një Wat energji elektrike.
Kjo ishte pasojë e zbulimit të transistorit në Laboratorët Bell në SHBA (1947-48). Ai nxiti një zhvillim që shumë e konsiderojnë si revolucioni më i madh në historinë e teknologjisë. Sigurisht, ndryshimet në teknikat e prodhimit përmes përdorimit të pajisjeve mikroelektronike shkojnë përtej pasojave të teknologjive të reja të prodhimit, të futura dhe zhvilluara gjatë Revolucionit Industrial. Në një artikull penetrues, Simon Head argumentonte se, në krahasim me sitatën gjatë Revolucionit Industrial, një shumëllojshmëri edhe më e gjerë punëtorësh me të ardhura të mesme që punojnë në prodhim dhe shërbime kërcënohen nga zbatimi i teknologjisë së informacionit. Ekstrakti i mëposhtëm e shpreh qartë :
"Në prodhim, kemi parë mbërritjen e "prodhimit të varfër", teknikat e prodhimit në masë që zbatoheshin kryesisht në Japoni dhe tani janë përhapur në të gjithë botën e industrializuar. Në industri si e automobilëve, elektronikës dhe makinerive, ky prodhim ka tri kërkesa kryesore : Produkti duhet të jetë i lehtë të montohet; punëtorët duhet të jenë më pak të specializuar në aftësitë e tyre ; dhe inventarët duhet të jenë më pak të kushtueshëm për t'u mbajtur. Ndryshimi i dytë i madh ka qenë në industritë e shërbimeve si në banka, komunikacion dhe siguracione, ku puna e shumë punëtorëve është transformuar, duke u kushtuar shumë prej tyre vendin e punës.
Me sa di unë, ishte në Çekosllovaki nga viti 1965 e këtej që u bënë përpjekjet më të mëdha për të investiguar Revolucionin Shkencor-Teknik si një fenomen social dhe historik, të cilat u kryen në bazë ndërdisiplinore nga një ekip i Institutit të Filozofisë në Akademinë e Shkencave. Sa u përket studimeve në Perëndim për natyrën e progresit shkencor e teknik në shekullin 20, ato janë të vlefshme dhe prej tyre mund të mësohen shumë gjëra. Por e vërteta është se, pavarësisht shpalosjes së studimeve në politikat e shkencave sociale që nga vitet 1960, nuk ka pasur kontribute të rëndësishëm sa i përket mënyrës se si duhet të vlerësohet Revolucioni Shkencor Teknik. Ndoshta, kjo ka diçka të bëjë me botimin plot ndikim të Tomas Kuhn, "Struktura e Revolucioneve Shkencorë", që, pavarësisht qëllimeve që pati, nuk i kushtoi aspak vëmendje kontekstit historiko-social.
Marrim për shembull internetin, i cili ka pasur një shumëllojshmëri ndikimesh në veprimtaritë sociale, ekonomike, politike dhe kulturore. Për një historian, duhet të jetë me interes fakti që origjina e tij është në shqetësimet e qeverisë së SHBA, pas lëshimit të Sputnikut, për të ruajtur sistemin e vet të komunikimit, që vërtitej mes disa superkompjuterave të izoluar. Në një artikull të kohëve më parë, tek 'The Guardian', Martin Uollakot, një autor i respektuar për çështjet ekonomike, vëren "shpresën e jashtëzakonshme që është investuar në internet, i cili po fiton një konotacion çuditërisht thuajse fetar dhe vazhdon :
Është i ri, është i përhapshëm. Është si Fryma e Shenjtë, i brishtë e megjithatë i kudondodhur. Transporton përdoruesit pa peshë dhe pa mundim përreth gjeografisë së vet virtuale. Në fillim ishte Rrjeti ? Lihet të kuptohet në një farë mënyre, se kjo formë e re komunikimi do të prodhojë shpërthimin e rritjes ekonomike, shpërthimin e dijes, si dhe mjetet e demokracisë globale që kërkon bota. Megjithatë, premtimi i rrjetit është i paqartë dhe realiteti i vështirësive sot, dhe ndoshta një të nesërmeje më të keqe, është i qartë".
Më pas, vjen Projekti i Gjenomit Njerëzor (HGP), i cili prek çështje ligjore, tregtare, etike e shumë të tjera. Edhe këtu, ashtu si në rastin e internetit, përfshirja e një agjencie qeveritare amerikane pas vitit 1945 - Departamenti i Energjisë - në gjenetikën humane ka një interes historik. Ngritja e pyetjeve mbi efektet gjenetike pas bombardimit në Hiroshima dhe Nagasaki, më pas u transformua në një projekt shumëpalësh dhe shumëfazësh, i cili duhej të krijonte, deri në 2005, një analizë gjithëpërfshirëse të të paktën 3 miliardë çifteve në ADN e njeriut.
Figurat përfaqësuese të HGP këmbëngulin se kjo ka çuar "në një kuptim të esencës së njeriut" si dhe "forcave që qëndrojnë prapa ngjarjeve historike". Ata kanë qenë më pak të pritur të ekzaminojnë atë që ka thënë njëri prej tyre, Doktor Robert Uainberg - profesor i Biologjisë në Institutin e Teknologjisë së Masacusetsit. Uainberg, nxjerr në pah rrezikun e keqpërdorimit të informacionit gjenetik nga kompanitë e sigurimeve dhe agjencitë qeveritare, që kërcënon personat, të cilët kërkojnë punësim apo që kanë në plan të martohen. Ai konkludon :
Si biolog, këtë perspektivë e konsideroj një pilulë të hidhur. Revolucioni biologjik i dekadave të fundit ka rezultuar shumë ngacmues dhe magjepsës, dhe ai pa asnjë dyshim që do të sjellë dobi të mëdha. Por, ashtu si me shumicën e teknologjive të reja, ne do të paguajmë një çmim nëse nuk parashikojmë anën e errët të HGP. Duhet t'i japim formë një etike, e cila mban gjallë aftësinë tonë njerëzore për të kapërcyer biologjinë, e cila ruan spontanitetin, paparashikueshmërinë dhe të qenit unik. Për momentin, e gjej veten time dhe ata që më rrethojnë të pamundur për t'iu përgjigjur kësaj sfide.
Në mënyrë të ngjashme me Revolucionin Shkencor të shekullit 16 dhe 17, si dhe Revolucionin Industrial të shekullit 18 dhe 19, Revolucioni Shkencor Teknik i shekullit 20 është si faktor, ashtu edhe produkt i ndryshimeve socialë. Dallimi radikal me këtë të fundit qëndron në ndikimin e paprecedentë global të zinxhirit të zhvillimeve shkencorë dhe teknikë, që në kapërcyell të shekujve. Efekti i kushteve sociale dhe njerëzore del edhe më shumë në pah nga përvojat pozitive, por edhe negative që pasuan sipërmarrjet me bërthamën e atomit dhe qelizën.
Revolucioni Shkencor Teknik i shekullit 20, me qëllim që të na ofrojë një trashëgimi të plotë njerëzore dhe njeridashëse, kërkon një lloj shoqërie shumë të ndryshme nga organizimet socialë të njohur deri sot, dhe pikërisht këtu qëndron aftësia e tij revolucionarizuese.
Revolucionet kulturore, intelektuale dhe filozofike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rilindja
- Revolucioni shkencor
- Revolucioni paqësor
- Revolucioni protestant
- Revolucioni i qetë
- Revolucioni seksual
- Revolucioni kulturor
- Revolucioni Kulturor Kinez
Revolucionet teknologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këto revolucione çojnë në ndryshime në shoqëri, kulturë dhe filozofi.