Biagio Anthony Gazzara
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Biagio Anthony Gazzara është aktor amerikan me origjinë siciliane.
Ai lindi në New York. Shumë i ri ai gjeti një mënyrë për tu larguar nga ambjenti ku jetonte duke ju bashkuar një trupe teatrale dhe duke frekuentuar më pas studimet për aktor. Në vitet 50-të ai recitoi pjesë të ndryshme teatrale në Brodway. Dalja e parë në ekranin e televizionit ka qënë në vitin 1957 me filmi (The Strange One). Interpretimet e tij më interesante kanë qënë (Husbands) në 1970, (The Killing of a Chinese Bookie) (1976), (Opening Night) (1977). Në vitet 80-të ai punoi në shumë filma si (An Early Frost, 1985), një film shumë i kritikuar nga kritikët, që trajtonte temën e Sidës. Në 1986 mori pjesë si aktor protagonist në filmin e Giuseppe Tornatores, karroristi, në rolin e Raffaele Cutolo. Në 1988 interpretoi rolin e Don Bosco në filmin e Leonardo Castellani. Në vitet 90-të punoi në shumë produksione televizive si psh në filmin (The Big Lebowski) (1998) e shume filma të tjerë. Aktori i famshëm u nda nga jeta në 3 shkurt 2012 në moshën 81-vjecare.