Jump to content

shtyj

Nga Wiktionary

SHTYJ kal.

  • 1. I vihem me forcë dikujt a diçkaje për ta lëvizur nga vendi në një drejtim të caktuar, e lëviz me forcë; i jap me forcë që ta zhvendos, ta rras a ta ngjesh diku, ta largoj a ta hedh tutje etj.; e lëviz a e zhvendos më tutje. Shtyj dollapin (tryezën, shtratin). Shtyj karrocën (vagonin, barkën në ujë). Mos e shtyj tapën brenda! Shtyj ushtarin (në lojën e shahut). Shtyj derën. Shtyj kufirin (mezhdën, gardhin) e çoj më tej kufirin (mezhdën, gardhin) për ta zgjeruar sipërfaqen e truallit. E shtyj përpara (prapa, majtas, djathtas, tutje). Shtyje edhe pak (edhe ca). E shtyu në baltë (në ujë, në det, në hendek). E shtyu në greminë. Shtyj gjylen. sport, hedh gjylen. Shtynin njëri-tjetrin. Mos më shtyj! Mos shtyni! E shtyu nga shkallët (nga ura). E shtyu pa dashur.
  • 2. I bie lehtë dikujt që t'i jap një shenjë a t'i tërheq vëmendjen për diçka. E shtyu me bërryl që të pushonte.
  • 3. E zmbraps dikë, e detyroj të tërhiqet. E shtynë armikun. E shtynë thellë në pyll.
  • 4. E kaloj poshtë, e gëlltit; e përcjell me zor. Mezi e shtynin bukën me ca shëllirë.
  • 5. E nxit dikë të bëjë, të thotë a të mendojë diçka, i shtie ndër mend diçka. E shtynë shokët (prindërit, motrat). E shtyu kureshtja. I shtynë për kryengritje. I shtynë të pajtohen. Të shtyn të punosh (të kërkosh, të mendosh). Kush të shtyu ta bësh këtë? Mos më shtyj ta them!
  • 6. E lë për më vonë një punë; e zgjat afatin e përfundimit të diçkaje. E shtynë nisjen (mbledhjen, dasmën, lejen, afatin). I shtynë zgjedhjet (votimet). E shtyu pagesën (dërgimin, dorëzimin) e diçkaje. E shtyj një ditë (një javë, një muaj). Mos e shtyj më këtë punë! E shtyn nga dita në ditë. E shtynë për të shtunën. E shtynë për ditën e moskurrit. iron. e shtynë pa afat të caktuar.
  • 7. Kaloj kohën në njëfarë mënyre; jetoj në njëfarë mënyre me vështirësi ekonomike a në gjendje të rëndë shpirtërore; ia dal të jetoj. Shtynte ditët në vetmi. Sa për të shtyrë kohën. Mezi e shtynë atë vit. E shtymë si e shtymë edhe atë javë. Nuk do ta shtyjë gjatë.
  • E shtyn me gjoks një punë shih te GJOKS, ~I. E shtyn me hosten dikë shih te HOSTEN,~I. Shtyn (ngacmon, trazon) urët shih tek UR/Ë,~A II.