shatërvan
Appearance
SHATËRVAN m.
- 1. Curril i madh ose një tog currilash uji, që hidhen përpjetë me forcë e bien në një pellg të rrethuar me mure guri a mermeri, me skulptura e me zbukurime të tjera (zakonisht në një lulishte a shesh qyteti, në oborrin e një pallati etj.). Shatërvan i madh (i bukur). Shatërvani i lulishtes. Pellgu i shatërvanit.
- 2. Curril a rrymë uji, nafte etj. që shpërthen nga dheu e hidhet përpjetë me forcë. Shatërvan nafte.
- 3. fig. Çdo gjë që shpërthen e hidhet përpjetë me forcë dhe bie poshtë përsëri në trajtë tende. Shatërvan shkëndijash.