kub
Appearance
KUB m.
- 1. gjeom. Trup gjeometrik i rregullt, që ka gjashtë faqe katrore të barabarta. Brinjët e kubit. Vëllimi i kubit.
- 2. Send që ka trajtën e kësaj figure gjeometrike; kryes. trupa të vegjël prej druri, me gjashtë faqe katrore të barabarta e me figura të ndryshme, me të cilët luajnë fëmijët e vegjël. Luan me kube.
- 3. mat. Prodhimi që del nga ngritja e një numri në fuqi të tretë; fuqi e tretë në të cilën ngrihet një numër. Kubi i një numri. Ngre në kub.
KUB mb.
- 1. Që ka trajtën e një kubi, kubik.
- 2. Që ka të bëjë me kubin; që shërben për të matur vëllimin e një trupi a të një lënde të vendosur në një enë në trajtë kubi. Metër kub njësi mase sa vëllimi i një kubi, që i ka të tria përmasat (gjatësi, gjerësi, lartësi) nga një metër.