demon
Appearance
DEMON m. libr.
1. mit. Qenie mbinjerëzore me fuqi të fshehtë, që besohej se kishte në dorë fatin e një njeriu, të një familjeje, të një fisi etj.; qenie e mbinatyrshme që mund t'i sillte njeriut të mira ose të këqija (sipas besimeve të kota). Besonin te demoni.
2. fet. Engjëll kryengritës, që u dëbua nga parajsa e u dërgua në ferr; shpirti i keq, djalli (sipas mitologjisë së krishterë). Kujtonin se e kishte pushtuar demoni.
3. fig. Diçka që përfaqëson një prirje a një ngasje të keqe, një tundim që s'e lë njeriun të qetë, një ves të rrënjosur thellë, një pasion të shfrenuar etj. Demoni i xhelozisë (i hakmarrjes, i kumarit).