apo
Pamja
Apo lidh -
- Përdoret në fjalitë pyetëse për të kundërvënë dy fjali ose dy pjesë të fjalisë, që përjashtojnë a zëvendësojnë njëra-tjetrën nga kuptimi dhe kur duhet zgjedhur vetëm një prej tyre. Po apo jo? Sot apo nesër? Dëgjove apo jo?
- Përdoret në fillim të një fjalie pyetëse për të shprehur dyshim; ndoshta, mos. Pse nuk erdhi? Apo nuk ka mbaruar punë?
- Përdoret për të lidhur dy fjali, kur moskryerja e veprimit të fjalisë së parë do të sjellë patjetër kryerjen e veprimit në fjalinë e dytë pyetëse; ndryshe, përndryshe, në rast të kundërt. Do të vish, apo të nisemi pa ty?
- bised. Ose, a. Mirë apo keq. Në ara apo uzina.
- shih A II 3. Këndonte apo s`këndonte.
- përd. pj. Përdoret në fillim të një fjalie me kallëzues mohues për ta rrëzuar mohimin dhe për të përforcuar pohimin. Apo nuk ishte trim! Apo nuk janë të ëmbla! Apo nuk fliste!
- përd. pj. Përdoret së bashku me pjesëzën «jo» për të përforcuar një pohim a një mohim. Këndon bukur, apo jo? Nuk vlen fare, apo jo![1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0