Vilajeti
Vilajeti është njësi administrative në kalifate (si vilajeti shqiptar) prezantuar me shpalljen e Ligjit të Vilajetit (Turqisht: Teşkil-i Vilayet Nizamnamesi) më 21 janar 1867. Reforma ishte pjesë e reformave të vazhdueshme administrative që ishin duke u miratuar në të gjithë perandorinë dhe të regjistruara në Ediktin Perandorak të vitit 1856. Reforma fillimisht u zbatua eksperimentalisht në Vilajetin e Danubit, i formuar posaçërisht në 1864 dhe kryesuar nga reformatori kryesor Midhat Pasha. Reforma u zbatua gradualisht, dhe jo deri në vitin 1884 u zbatua në tërësinë e provincave të Perandorisë Osmane.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Termi vilajet rrjedh nga fjala arabe wilayah (ولاية). Ndërsa në arabisht, fjala wilayah përdoret për të treguar një krahinë ose rajon ose rreth pa ndonjë konotacion specifik administrativ, osmanët e përdorën atë për të shënuar një ndarje specifike administrative.
Lista e vilajetëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vilajeti i Adanës
- Vilajeti i Arkipelagut
- Vilajeti i Aleppos
- Vilajeti i Ankarasë
- Vilajeti i Ajdënit
- Vilajeti i Bagdadit
- Vilajeti i Basrës
- Vilajeti i Bejrutit
- Vilajeti i Bitlisit
- Vilajeti i Bosnjës
- Vilajeti i Giritit
- Vilajeti i Danubit
- Vilajeti i Dijarbakerit
- Vilajeti i Edrenesë
- Vilajeti i Erzurumit
- Vilajeti i Hixhazit
- Vilajeti i Hersekut
- Vilajeti i Hüdavendigâr (emër tjetër Bursa)
- Vilajeti i Stambollit
- Vilajeti i Janinës
- Vilajeti i Kastamonut
- Vilajeti i Konjës
- Vilajeti i Kosovës
- Vilajeti i Mamuret-ul-Azizit (emër tjetër Harput, sot Provinca Ellazë)
- Vilajeti i Manastirit
- Vilajeti i Mosulit (nga viti 1879)
- Vilajeti i Selanikut
- Vilajeti i Shkodrës
- Vilajeti i Sivasit
- Vilajeti i Sirisë(emër tjetër Sham)
- Vilajeti Trablusgarpit
- Vilajeti i Vanit