Jump to content

Të drejtat e gruas në Islam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Filozofia e islamit në lidhje me të drejtat familjare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Islami ka një filozofi të veçantë sepse ka të bëjë me të drejtat familjare të mashkullit dhe të femrës, gjë që është në kundërshtim me atë që ka ndodhur në katërmbëdhjetë shekujt e fundit dhe asaj që po ndodh sot. Islami nuk beson në një lloj të drejtave, një lloj të detyrimit dhe një lloj të ndëshkimit edhe për meshkuj edhe për femra. Ai konsideron se një grup ndëshkimesh është i përshtatshëm për meshkuj dhe për femra, kurse një ndëshkim tjetër më tepër do t'i përshtateshin femrave. E gjithë kjo është pasojë se islami në disa raste ka marrë qëndrim të ngjashëm kurse në rastin tjetër qëndrime të ndryshme. Ndoshta shkak i këtyre formave të ndëshkimeve, është se islami po edhe religjionet e tjera kanë ndikim përçmues ndaj femrës apo këtu ka edhe ndonjë filozofi tjetër. Para shekullit XX rregullat islame janë përcaktuar duke u bazuar se mashkulli falë gjinisë së vet, është qenie më fisnike dhe se femra është krijuar për përdorim dhe dobi të mashkullit. E drejta islame gjithashtu sillet në orbitën e njejtë të interesave të mashkullit dhe nga ky këndvështrim islami ka lejuar poligaminë dhe qeverisjen e plotë të mashkullit në familje.

Barazi apo njejtësi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kuptimi bazë për këtë është të drejtat e njëjta dhe identike me dinjitet të plotë të mashkullit dhe të femrës.Barazia e të drejtave është e ndryshme nga njejtësia e të drejtave. Barazia e të drejtave paraqet barazi dhe paanësi, ndërsa njejtësia nënkupton se këto të drejta pikërisht janë të njejta.Islami nuk konsideron se patjetër duhet të kemi njejtësi në mes femrave dhe meshkujve por kurrë nuk ka besuar në privilegje dhe diskrimini m në dobi të mashkullit.Ai nuk është kundër barazisë së mashkullit dhe femrës po nuk pajtohet me njejtësinë e të drejtave të tyre.

Statusi i femrës sipas botëkuptimit islam

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kurani në njërën anë përmban rregulla të veprimit dhe në anën tjetër jep komente për ekzistimin dhe qenësinë. Islami nuk ka qëndrim poshtërues ndaj femrës duke parur parasysh natyrën e saj dhe konstitucionin origjinar sepse në të kaluarën kemi pasur pikëpamje dhe botëkuptime se femra është burim i mëkatit!