Sebastian Vettel
Vettel në Çmimin e madh të Malajzisë 2015 | |
Karriera në Formula Një | |
Kombësia | Gjerman |
---|---|
Ekipi aktual | Aston Martin Cognizant F1 Team |
Numri i makinës | 5 |
Pjesmarrje | 278 |
Kampionate | 4 (2010, 2011, 2012, 2013) |
Fitore | 53 |
Podiume | 122 |
Pikët gjithsej | 3,061 |
Pol pozita | 57 |
Xhiro të shpejta | 38 |
Pjesmarrja e parë | Çmimi i madh i Shteteve të Bashkuara 2007 |
Fitorja e parë | Çmimi i madh i Italisë 2008 |
Fitorja e fundit | Çmimi i madh i Singaporit 2019 |
Pjesmarrja e fundit | Çmimi i madh i Abu Dhabit 2019 |
Sezoni i fundit | 5ti (240 pikë) |
Sebastian Vettel (Gjermanisht: [zeˈbasti̯an ˈfɛtl̩]; lindur më 3 korrik 1987) është një pilot gjerman garash i cili garon në Formula Një për Aston Martin Cognizant F1 Team. Ai është katër herë kampion bote në Formula Një, duke fituar titujt rresht në vitet 2010–2013 me Red Bull Racing,[1] dhe konsiderohet nga shumë si një nga pilotët më të mirë në historinë e sportit.[2][3][4][5][6][7] Përveç se mban disa rekorde 'të rinjsh' në Formula Një, Vettel gjithashtu mban rekordin për numrin e garave të fituara rresht (9) si dhe numrin e garave të fituara në një sezon (13). Ai është piloti i tretë me më shumë gara të fituara në histori (53) dhe podiume (120), si dhe është piloti i katërt për numrin e pol pozitave (57).[8][9][10]
Jeta e hershme dhe personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vettel ka lindur më 3 korrik 1987 në Heppenheim të Gjermanisë Perëndimore, nga prindërit Norbert dhe Heike Vettel.[11] Ai ka një vëlla më të vogël, Fabian, i cili gjithashtu është pilot garash, si dhe dy motra: Melanie, një dentiste, dhe Stefanie, një fizioterapiste për fëmijët me aftësi të kufizuara.[12] Vettel tregoi në një intervistë se ai ishte 'i tmerrshëm' në shkollë, por kaloi provimet e maturës me nota të respektueshme.[13][14]
Karierra në Formula Një
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2006–2007: BMW Sauber
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2006
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vettel u bë shoferi i tretë për BMW Sauber në Pistën e madhe të Turqisë. Në debutimin e tij në testimin, Vettel vendosi kohën më të shpejtë në provat e dyta para garës. Gjithashtu edhe në Pistën e Italisë në vitin 2006 vendosi kohën më të shpejtë në të 2 seancat praktike para ndeshjes.
2007
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vettel u konfirmua si shofer i BMW për vitin 2007.Ai doli në vendin e tretë në Kampionatin Botëror.Vettel njihej si marrësi i pikëve më i mirë në atë kohë.
2007–2008: Toro Rosso
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2007
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 31 korrik BMW e la të lirë Vettelin të shkonte te skuadra Scuderia Toro Rosso.Ai fitoi afërsisht $ 165,000 me Toro Rosso. Ai ishte pilot i pestë dhe i gjashtë për këtë skuadër.
2008
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas katër gara të sezonit 2008, Vettel ishte shoferi i vetëm që kishte dështuar për të përfunduar një garë të vetme.Në secilën nga këto tri raste, ai ishte i përfshirë në aksidente të shkaktuara nga shoferët e tjerë.Vettel shënoi pikët e tij të para të sezonit me vendin e pestë.
Red Bull Racing
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2009–2010: Vendi i dytë në sezonin e parë dhe kampioni më i ri i botës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim të sezonit 2009, Vettel zëvëndësoi të pensionuarin David Coulthard te Red Bull Racing. Ai i bëri një nisje të fortë sezonit në garën hapëse në Australi, duke qëndruar për një kohë të gjatë në vendin e dytë. Megjithatë, beteja me polakun Robert Kubica për vendin e dytë bënë që të pilotët të përplaseshin dhe të tërhiqeshin nga gara.[15] Ai më pas mori pol pozitë dhe fitore në Çmimin e madh të Kinës; kjo ishte pol pozita dhe fitorja e parë në historinë e Red Bullit. Në moshën 21 vjeç e 287 ditë, Vettel u bë piloti më i ri që fiton Çmime të mëdha me dy skuadra të ndryshme.
Me vijimin e sezonit, Vettel fitoi në garat e Britanisë, Japonisë dhe Abu Dabit.[16] Në Japoni, ai u nis nga pol pozita dhe udhëhoqi garën në çdo xhiro.[17] Vettel fitoi edicionin e parë të Çmimit të madh të Abu Dabit, gara e parë ditë-natë në historinë e Formula Një, për ta mbyllur kampionatin e pilotëve në vendin e dytë mbrapa Jenson Button të Brawn GP.[18] Ai regjistroi edhe xhiron e shpejtë të tretë për këtë sezon, duke barazuar shokun e skuadrës Mark Webber. Megjithatë, për shkak se Vettel kishte më shumë xhiro të dyta të shpejta, ai fitoi trofeun "DHL Fastest Lap".[19]
Vettel mori pol pozitën e parë të sezonit 2010 në Çmimin e madh të Bahrenit.[20] Ai kryesoi në shumicën e garës por pas një difekti në kandele, ai u rendit në fund në vendin e katërt.[21] Në Çmimin e madh të Australisë, Vettel u zgjodh kryetari i Shoqatës së Pilotëve të Grand Prix.[22] Fitorja e tij e parë për këtë sezon erdhi në Malajzisë.[23]
Në Monako, Vettel ndihmoi Red Bullin të arrinte një rezultat një-dy duke u renditur i dyti mbrapa Webber. Të dy kishin të njëjtin numër pikësh në renditjen për pilotë, por Webber renditej i pari pasi kishte arritur më shumë fitore.[24] Në Çmimin e madh të Turqisë, Vettel ishte i dyti kur ai tentoi të parakalonte Webber për kreun e garës. Të dy pilotët u përplasën me njëri-tjetrin, duke bërë që Vettel të tërhiqej nga gara. Të dy pilotët refuzuar të pranonin fajin për aksidentin e shkaktuar.[25]
2011–2012: Titujt e fituar rresht, më shumë pol pozita në një sezon
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vettel e nisi sezonin 2011 me fitore në Australi dhe Malajzi, para se të merrte një vend të tretë në Kinë për shkak të menaxhimit të dobët të gomave, kjo për shkak edhe të mungesës së komunikimin me ekipit, për shkak se radio e tij ishte prishur.[26] Në Monako, Vettel udhëhoqi garën por për shkak të një tjetër difekti me radion, ai hyri në bokse dhe ekipi i tij nuk ishte i përgatitur. Pit stopi ishte i ngadaltë dhe ai u nxorr në pistë me gomat e gabuara, duke bërë që ti dorëzojë kryesimin Buttonit. Vettel më pas kaloi në strategji me vetëm një pit stop, duke qëndruar në pistë me një set gomash të buta për plot 56 xhiro. Ai u kap nga Alonso dhe Button pasi gomat e tij ishte konsumuar tërësisht, por asnjëri nuk mundi ta kalonte.[27] Gara u ndërpre disa xhiro nga fundi pasi ju dha flamuri i kuq, e cila i lejoi ekipet të ndryshonin gomat; kur gara rifilloi nën regjimin e makinës së sigurisë, Vettel arriti të mbante kreun dhe në fund fitoi.[28]
2013–2014: Titulli i katërt kampion, nëntë fitore rresht, dhe largimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vettel i nisi dy garat e para të sezonit në pol pozitë, dhe në Çmimin e madh të Malajzisë, ai ishte 2.5 sekonda më i shpejtë se shoku i skuadrës Mark Webber në kualifikuese gjatë në seance me shi.[29] Ai e fitoi garën, edhe pse me polemika. Vettel injoroi urdhërat e ekipit dhe parakaloi Webber për të marrë kryesimin e garës. Webber ishte i acaruar pas përfundimit të garës dhe tha se Vettel "do të ketë mbrojtje si gjithmonë dhe kështu është".[30] Shefi i skuadrës, Christian Horner, ndonëse i pakënaqur me veprimin e Vettel, theksoi se Webber kishte sfiduar udhëruat e skuadrës në disa raste, së fundëmi dy gara më parë. Ai pranoi se marrëdhënia tashmë të brishta midis dy pilotëve ishte prishur më tej si rezultat i këtij incidentit.[31] Vettel më pas deklaroi se ai nuk kërkoi falje për fitoren dhe shtoi se nëse kjo situatë do të përsëritej sërisht, ai do të kishte bërë të njëjtën gjë pavarësisht urdhërave, duke shtuar se Webber nuk e meritonte të fitonte garën.[32]
Pas fitoreve në Bahrain dhe Kanada, kryesimi i tij në kampionat u shkurtua në Çmimin e madh të Britansë, ku atij ju mohua me gjasa një fitore për shkak të një problemi me kutinë e marsheve. Pavarësisht kësaj, ai u rikthye duke fituar për herë të parë garën e shtëpisë së tij në Gjermani. Pas një vendi të tretë në Hungari, Vettel fitoi nëntë garat e fundit të sezonit, duke arritur "grand slam" në Singapor dhe Kore. Ai kështu vendosi rekordin e garave të fituara rresht (me nëntë) dhe u bë piloti i tretë pas Alberto Ascarit dhe Jim Clark që arrinte grand slam rresht.[33] Ai e vulosi titullin e tij të katërt kampion në Çmimin e madh të Indisë.[34]
"Është shumë e vështirë për mua personalisht, të marr vërshëllima, edhe pse nuk kam bërë asgjë të gabuar."
Sebastian Vettel, për vërshëllimat e marra në podium.[35]
Në disa raste gjatë sezonit, Vettel u vërshëllye nga tifozët.[36][37] Këto vërshëllima u kritikuan nga pilotët, media dhe pjestarë të tjerë në Formula Një, kurse Vettel tha se këto vërshëllima patën ndikim negativ te ai.[35]
Për sezonin 2014 dhe më tej, pilotët kishin mundësi që të zgjidhnin numrat e tyre të preferuar për pjesën e mbetur të karrierës së tyre. Vettel zgjodhi numrin 5. Megjithatë, si kampioni në fuqi, ai garoi me numrin 1 gjatë gjithë sezonit.[38] Shoku i tij i skuadrës, Webber, u tërhoq nga sporti dhe u zëvëndësua nga Daniel Ricciardo, i cili u promovua nga Toro Rosso.
Vettel pati vështirësi me makinën gjatë provave dimërore, duke bërë që ai të tërhiqej nga Çmimi e madh i Australisë në garën hapëse të sezonit.[39] Probleme sigurie bënë që ai të tërhiqej edhe nga garat e Monakos dhe Austrisë. Vettel u kualifikua në rreshtin e parë në garat e Malajzisë, Britanisë, dhe Hungarisë, dhe mori podiume në Kanada, Singapor dhe Japoni. Pas Çmimit të madh të Rusisë, ai ishte mposhtur nga shoku i ekipit në provat zyrtare gjatë një sezoni për herë të parë në karrierën e tij në Formula Një. Përveç problemeve me sigurinë, Vettel pati vështirësi edhe me kontrollin e makinës Red Bull RB10,[40] si dhe gomat Pirelli.[41] Ai e mbylli vitin duke u bërë piloti i parë kampion në fuqi që dështon të fitojë një garë që nga Jacques Villeneuve në sezonin 1998.[42]
Në tetor, Red Bull njoftoi se Vettel do të largohej nga ekipi në përfundim të sezonit për tju bashkuar Scuderia Ferrarit, një vit para skadimit të kontratës.[43] Vettel zëvëndësoi Alonson dhe u bë shok skuadre me Kimi Räikkönen.[44] Vettel përmendi se ai do të donte të voziste për Ferrarin në karrierën e tij dhe tashmë ishte përfolur në vitin 2012 se ai kishte pasur një parakontratë jo-detyruese, me mundësi, për t'u bashkuar me ta në vitin 2014.[45]
Ferrari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2015–2016: Rikthimi si protagonist, një kërcënim për Mercedesin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faza tjetër e karrierës time në Formula 1 do të jetë me Scuderinë Ferrari dhe kjo për mua është realizimi i një ëndrre të një jete të tërë. Kur unë isha i vogël, Michael Schumacher në makinën e kuqe ishte idhulli im më i madhë dhe tashmë është një nder i jashtëzakonshëm që të kem mundësim për të garuar me një Ferrari. Unë tashmë e kam marrë një shije të vogël se çfarë është shpirti i Ferrarit, kur mora fitoren time të parë në Monza në 2008, me një motorr nga Prancing Horse e ndërtuar në Maranello. Scuderia ka një traditë të madhe në këtë sport dhe unë jam ekstremisht i motivuar për ta ndihmuar këtë skuadër për t'u kthyer në nivelet më të larta. Do të vendos zemrën dhe shpirtin që kjo të ndodhi.
Sebastian Vettel, rreth ëndrrës për të ngasur një Ferrari.
Vettel debutoi me Ferrarin duke arritur një vend të tretë në Çmimin e madh të Australisë.[46] Ky rezultat u pasua me një fitore në Çmimin e madh të Malajzisë, e cila ishte fitorja e tij e parë pas më shumë se një viti dhe e para e Ferrarit pas pothuajse dy vitesh. Pas përfundimit të garës, një Vettel emocional falenderoi Schumacherin, duke thënë se arritjet e heroit të tij me Ferrarin e bënë fitoren e tij të parë më të veçantë.[47]
Vettel fitoi Çmimin e madh të Hungarisë për të vazhduar garën për titullin kampion, pasi u nis nga vendi i tretë. Ai ja dedikoi fitoren pilotit Jules Bianchi, i cili vdiq një javë para garës për shkak të një aksidenti në vitin 2014.[48] Në mesin e sezonit, Vettel ishte 42 pikë larg kryesuesit të kampionatit dhe pilotit të Mercedesit Hamilton.[49] Në garën e Belgjikës, Vettel ishte i treti kur goma e tij shpërtheu për shkak të shpejtësisë së madhe në xhiron e parafundit, duke i dhënë fund çdo mundësie për titullin kampion pasi Hamilton u rendit i pari. Pas garës ai kritikoi gomat 'e papranueshme' dhe 'jo të sigurta' Pirelli, duke shtuar se ato mund ti shkaktonin atij dëmtime serioze.[50]
2017–2018: Sfidat për titull të mbyllur me zhgënjime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vettel e nisi sezonin e tij të tretë te Ferrari duke fituar Australi, e cila ishte fitorja e tij e parë pas 18 muajsh.[51] Ai vazhdoi formën pozitive në fillimin e sezonit duke fituar edhe garat e Bahrenit dhe Monakos,[52][53] si dhe duke marrë vende të dyta në garat e Kinës, Rusisë dhe Spanjës.[54] Në Rusi, Vettel mori pol pozitën e parë pas 18 muajsh, dhe me Räikkönen krah tij në vendin e dytë, Ferrari u nis me dy makinat në dy vendet e para për herë të parë që nga Çmimi i madh i Francës 2008.[55] Kryesimi i tij në renditjen për pilotë u rrit në 25 pikë pas Çmimit të madh të Monakos, ku Ferrari mori fitoren e parë që nga viti 2001 me Schumacher.[53]
2019–2020: Vitet e fundit të vështira dhe largimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas tregoi një shpejtësi mbreslënëse në provat para-sezonale në cirkuitin e Barcelonës, Vettel dhe shoku i tij i ri i skuadrës Charles Leclerc hyrë në Çmimin e madh të Australisë duke u konsideruar nga specialistët si ekipi për tu mposhtur për sezonin 2019.[56] Pavarësisht kësaj, fundjava hapëse rezultoi të ishte e vështirë, me Vettel që u rendit në vendin e tretë në provat zyrtare me shtatëqind të mitat e sekondës larg fituesit të pol pozitës. Në garë ai u rendit në vendin e katërt.[57] Pas kësaj, ai mori vende të treta në garat e Kinës dhe Azerbajxhanit, me Mercedesin që vazhdoi të dominojë.[58]
Rekordet në Formula Një
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shënime
- ^ Rekordi i ndarë me Lewis Hamilton dhe Michael Schumacher edhe pse Schumacher e arriti në më pak gara (2002).
- ^ Rekordi i ndarë me Michael Schumacher edhe pse Schumacher e arriti në më pak gara (2004).
- ^ Rekordi i ndarë me Alberto Ascari (1952) dhe Jim Clark (1963).
- ^ Rekordi i ndarë me Nigel Mansell edhe pse Mansell e arriti në më pak gara (1992).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Vettel beyond reach in India" [Vettel i pamundur për t'u kapur në Indi] (në anglisht). FIA. 27 tetor 2013. Marrë më 29 tetor 2013.
- ^ "Vettel, the F1 champion" [Vettel, kampioni i F1] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 12 maj 2016.
- ^ "Formula 1's greatest drivers. Number 8: Sebastian Vettel" [Pilotët më të mirë të Formula 1: Numri 8: Sebastian Vettel] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 prill 2019.
- ^ "F1's Greatest Drivers" [Pilotët më të mirë të F1] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 24 prill 2019.
- ^ Justin Moore (25 maj 2018). "Who's The Best Formula One Driver Of All Time?" [Kush është piloti më i mirë i të gjitha kohërave i Formula Një?]. FiveThirtyEight (në anglisht). Marrë më 1 prill 2019.
- ^ "Sebastian Vettel - without doubt an all-time F1 great" [Sebastian Vettel - pa asnjë dyshim një nga më të mirët e të gjitha kohërave në F1] (në anglisht). BBC Sport. 27 tetor 2013. Marrë më 1 prill 2019.
- ^ "Bernie Ecclestone says reigning F1 world champion Sebastian Vettel is the greatest of all time" [Bernie Ecclestone thotë se kampioni i botës në fuqi i F1 Sebastian Vettel është më i miri i të gjitha kohërave]. news.com.au (në anglisht). Marrë më 3 prill 2019.
- ^ "Statistics drivers – Wins by number" [Statistikat e pilotëve – Fitoret sipas numrit] (në anglisht). Stats F1. Marrë më 29 mars 2015.
- ^ "Statistics Drivers – Podiums – By number" [Statistikat e pilotëve – Podiume – Sipas numrit] (në anglisht). Stats F1. Marrë më 8 shkurt 2019.
- ^ "Statistics Drivers – Pole positions – By number" [Statistikat e pilotëve – Pol pozita – Sipas numrit] (në anglisht). Stats F1. Marrë më 8 shkurt 2019.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaF1
- ^ Rory Ross (4 mars 2011). "Sebastian Vettel interview" [Intervista e Sebastian Vettel] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ Frank Schneider (8 korrik 2011). "British Grand Prix 2011: revealed – the real Sebastian Vettel" [Çmimi i madh i Britanisë 2011: zbuluar – Sebastian Vettel i vërtetë] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 15 janar 2014.
- ^ "Sebastian Vettel" (në gjermanisht). Das Starkenburg-Gymnasium. 7 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2020. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ Pablo Elizalde (29 mars 2009). "Vettel gets grid penalty for Malaysia" [Vettel merr penalitet në nisje për Malajzinë] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 31 mars 2009.
- ^ "2009 Race Results" [Rezutatet e garave 2009] (në anglisht). Formula 1. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ Brad Spurgeon (4 tetor 2009). "Perfect Weekend for a German at Japanese Grand Prix" [Fundjavë e përkryer për një gjerman në Çmimin e madh të Japonisë] (në anglisht). The New York Times. Marrë më 17 nëntor 2010.
- ^ Chris Whyatt (1 nëntor 2009). "Vettel wins as Hamilton drops out" [Vettel fiton, Hamilton tërhiqet] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Sebastian Vettel wins DHL Fastest Lap Trophy" [Sebastian Vettel fitoi trofeun DHL Fastest Lap] (në anglisht). Formula 1. 3 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2009. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ Andrew Benson (13 mars 2010). "Vettel stuns Ferrari to grab pole" [Vettel shtang Ferrarin për të marrë pol pozitë] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 19 mars 2020.
- ^ Andrew Benson (14 mars 2010). "Fernando Alonso leads Ferrari one-two in Bahrain" [Fernando Alonso udhëheq Ferrarin një-dy në Bahren] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 19 mars 2020.
- ^ Jonathan Noble (26 mars 2010). "Heidfeld appointed GPDA chairman" [Hiedfeld emërohet president i APDA] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 26 mars 2010.
- ^ Paul Weaver (4 prill 2010). "Sebastian Vettel of Red Bull wins Formula One's Malaysian Grand Prix" [Sebastian Vettel i Red Bullit fiton Çmimin e madh të Malajzisë të Formula Një] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 6 prill 2010.
- ^ Phil Dawkes (16 maj 2010). "Dominant Mark Webber takes Monaco win for Red Bull" [Dominuesi Mark Webber merr fitoren në Monako për Red Bullin] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ "Mark Webber & Sebastian Vettel play crash blame game" [Mark Webber & Sebastian Vettel luajnë lojën e fajit të përplasjes] (në anglisht). BBC Sport. 30 maj 2010. Marrë më 19 mars 2020.
- ^ Keith Collantine (17 prill 2011). "Vettel reveals KERS and radio problems" [Vettel zbulon problemet me KERS-in dhe radion]. RaceFans (në anglisht). Marrë më 19 mars 2020.
- ^ "Sebastian Vettel wins Monaco thriller after late red flag" [Sebastian Vettel fiton garën emocionuese të Monakos pas flamurit të kuq në fund] (në anglisht). ESPN FC. 29 maj 2011. Marrë më 19 mars 2020.
- ^ Sarah Holt (29 maj 2011). "Vettel seals dramatic Monaco win" [Vettel vulos fitoren dramatike në Monako] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ Keith Collantine (23 mars 2013). "Malaysian rain can't keep Vettel from pole again" [Shiu i Malajzisë nuk mund ta mbaj Vettelin larg pol pozitës sërisht] (në anglisht). F1 Fanatic. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2013. Marrë më 29 mars 2013.
- ^ Keith Collantine (24 mars 2013). "Webber: Vettel will be 'protected' in team orders row" [Webber: Vettel do të 'mbrohet' në rreshtin e urdhërave të ekipit] (në anglisht). F1 Fanatic. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2013. Marrë më 29 mars 2013.
- ^ Andrew Benson (24 mars 2013). "Sebastian Vettel in Mark Webber apology after Malaysia win" [Sebastian Vettel i kërkon falje Mark Webber pas fitores në Malajzi] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 29 mars 2013.
- ^ Jonathon Noble; Matt Beer (11 prill 2013). "Red Bull team orders row: Vettel says he would probably do it again" [Urdhërat e ekipit Red Bull: Vettel thotë se ai me më shumë mundësi do ta bënte sërisht] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 11 prill 2013.
- ^ Camila Moreira (24 nëntor 2013). "Vettel takes record ninth win in a row" [Vettel merr fitoren e nëntë rresht] (në anglisht). Reuters. Marrë më 3 prill 2019.
- ^ Andrew Benson (27 tetor 2013). "Sebastian Vettel wins fourth F1 world title at the Indian GP" [Sebastian Vettel fiton titullin e katërt të F1 në Çmimin e madh të Indisë] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 27 tetor 2013.
- ^ a b "Sebastian Vettel says he feels 'hurt' after being booed by fans" [Sebastian Vettel thotë se ndihet 'i lënduar' pas vërshëllimave të marra nga tifozët] (në anglisht). BBC News. 28 tetor 2013. Marrë më 28 tetor 2013.
- ^ "Disgraceful disrespect - why the booing of Sebastian Vettel is simply not on" [Mosrespektim i turpshëm - pse vërshëllimat ndaj Sebastian Vettel thjesht nuk duhen] (në anglisht). Sky Sport. 24 shtator 2013. Marrë më 18 nëntor 2013.
- ^ "F1: To boo, or not to boo? Opinion roundup" [F1: Të vërshëllesh apo të mos vërshëllesh? Përmbledhje e opinioneve] (në anglisht). Race Department. 23 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2013. Marrë më 18 nëntor 2013.
- ^ Jonathon Noble (10 janar 2014). "Formula 1 driver numbers revealed as FIA announces 2014 entry list" [Zbulohen numrat e pilotëve të Formula Një me FIA që njofton listën e hyrjeve] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 16 mars 2014.
- ^ Ben Anderson (16 mars 2014). "Nico Rosberg dominates in Melbourne for Mercedes" [Nico Rosberg dominon në Melbourne për Mercedesin] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 16 mars 2014.
- ^ James Galloway (19 shtator 2014). "Sebastian Vettel says a 'combination' of factors are at the root of 2014 struggles" [Sebastian Vettel thotë se një 'kombinim' faktorësh janë rrënja e vështirësive për vitin 2014] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 7 dhjetor 2014.
- ^ Mark Hughes (24 prill 2014). "Mark Hughes on why Daniel Ricciardo is showing Sebastian Vettel the way at Red Bull" [Mark Hugh tregon se pse Daniel Riccardo po i tregon derën Sebastian Vettelit te Red Bulli] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 7 dhjetor 2014.
- ^ Graham Caygill (5 shtator 2014). "Season of struggles leaves world champion Vettel in rare role of also-ran" (në anglisht). The National. Marrë më 7 dhjetor 2014.
- ^ "New Team driver line up for 2015" [Formacion i ri pilotësh për vitin 2015] (në anglisht). Red Bull Racing. 4 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2015. Marrë më 5 dhjetor 2014.
- ^ "Sebastian Vettel: German joins Ferrari as Fernando Alonso exits" [Sebastian Vettel: Gjermani i bashkohet Ferrarit kurse Fernando Alonso largohet] (në anglisht). BBC Sport. 20 nëntor 2014. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ Andrew Benson (21 qershor 2012). "Fernando Alonso says he would team up with Lewis Hamilton" [Fernando Alonso thotë se ai do të bëhej shok ekipi me Lewis Hamilton] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 21 qershor 2012.
- ^ "Hamilton wins Australian race of attrition" [Hamilson fitoren garën australiane të prishjes] (në anglisht). Formula 1. 15 mars 2015. Marrë më 23 mars 2015.
- ^ Mike Wise (30 mars 2015). "Sebastian Vettel pays tribute to 'hero' Michael Schumacher after Malaysia GP win" [Sebastian Vettel falenderon 'heroin' Michael Schumacher pas fitores në Malajzi] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 30 mars 2015.
- ^ Lawrence Barretto (26 korrik 2015). "Sebastian Vettel wins thrilling Hungarian Grand Prix" [Sebastian Vettel fiton Çmimin e madh emocionues të Hungarisë] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 26 korrik 2015.
- ^ Andrew Benson (27 korrik 2015). "Sebastian Vettel: Ferrari will try to 'make the impossible possible'" [Sebastian Vettel: Ferrari do të përpiqet ta bëjë 'të pamundurën të mundur'] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 korrik 2015.
- ^ "Belgian F1 GP: Furious Sebastian Vettel says Pirelli 'unacceptable'" [Çmimi i madh i Belgjikës në F1: Sebastian Vettel i furishëm thotë Pirelli është 'i papranueshëm'] (në anglisht). Autosport.com. 23 gusht 2015. Marrë më 23 gusht 2015.
- ^ Adam Woolcock (26 mars 2017). "Sebastian Vettel wins season-opening Melbourne Grand Prix – as it happened" [Sebastian Vettel fiton Çmimin hapës të Melbërnit – ashtu si ndodhi] (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 12 gusht 2020.
- ^ Andrew Benson (16 prill 2017). "Sebastian Vettel beats Lewis Hamilton in Bahrain thriller" [Sebastian Vettel mposht Lewis Hamilton në garën emocionuese të Bahrenit] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 19 mars 2020.
- ^ a b Andrew Benson (28 maj 2017). "Monaco GP: Sebastian Vettel stretches title lead with win" [Çmimi i madh i Monakos: Sebastian Vettel zgjeron kryesimin për titullin me një fitore] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 19 mars 2020.
- ^ "2017 Driver Standings: Sebastian Vettel" [Renditja e pilotëve 2017: Sebastian Vettel] (në anglisht). Formula 1. Marrë më 19 mars 2020.
- ^ Andrew Benson (29 prill 2017). "Sebastian Vettel on Russian GP pole position as Ferrari lock out front row" [Sebastian Vettel merr pol pozitë në Çmimin e madh të Rusisë me Ferrarin që niset në rreshtin e parë] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 19 mars 2020.
- ^ "Ferrari on fire: What we learned from 2019 F1 Pre-Season Testing" [Ferrari në zjarr: Çfarë mësuam nga provat para-sezonale të F1 2019] (në anglisht). Formula 1. 3 mars 2019. Marrë më 12 gusht 2020.
- ^ "Valtteri Bottas fiton garën e parë të Formula 1 në Australi". Telegrafi.com. 17 mars 2019. Marrë më 4 tetor 2020.
- ^ "F1, Bottas fiton në Azerbajxhan dhe merr kryesimin ndaj Hamiltonit. Ferrari ngushëllohet me vendin e tretë të Vettel". Top-Channel.tv. 28 prill 2019. Marrë më 4 tetor 2020.
- ^ "Statistics Drivers - Podiums - In a year" [Statistikat e pilotëve - Podiumet - Në një vit]. www.statsf1.com (në anglisht). Marrë më 12 janar 2019.
- ^ "Statistics Drivers - Wins - In a year" [Statistiakt e pilotëve - Fitoret - Në një vit]. www.statsf1.com (në anglisht). Marrë më 12 janar 2019.
- ^ "Statistics Drivers - Pole positions - In a year" [Statistikat e pilotëve - Pol pozitat - Në një vit]. www.statsf1.com (në anglisht). Marrë më 12 janar 2019.
- ^ "Statistics Drivers - Lead - Laps in a year" [Statistikat e pilotëve - Kryesimi - Xhiro në një vit]. www.statsf1.com (në anglisht). Marrë më 12 janar 2019.
- ^ "Wins - Consecutively" [Fitoret - rresht]. Stats F1 (në anglisht). Marrë më 12 janar 2019.
- ^ "F1 Grand Slams". salracing.com (në anglisht). Marrë më 2 prill 2019.
- ^ "Lewis Hamilton's record-breaking season and the targets that are next on his list..." [Sezoni me rekorde të thyera të Lewis Hamilton dhe objektivat që janë në listën e tij]. www.telegraph.co.uk (në anglisht). Marrë më 12 janar 2019.
- ^ a b "Superman Seb! Youngest F1 champion cried with joy at his triumph for Red Bull" [Supernjeriu Seb! Kampioni më i ri i F1 qan nga gëzimi për triumfin e tij te Red Bulli]. Daily Mail (në anglisht). Londër. 14 nëntor 2010. Marrë më 7 korrik 2011.
- ^ a b c "Sebastian Vettel Fan Page - Career & Records" [Sebastian Vettel Fan Page - karriera & rekordet] (në anglisht). sebvettelnews.com. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2018. Marrë më 28 gusht 2018.
- ^ Cary, Tom (9 mars 2010). "Sebastian Vettel: F1 driver profile" [Sebastian Vettel: Profili i pilotit të F1]. The Daily Telegraph (në anglisht). Londër. Marrë më 7 korrik 2011.
- ^ "Record-breaking Sebastian Vettel – The German has been rewriting the F1 history books" [Rekord-thyesi Sebastian Vettel – Gjermani ka rishkruar librat e historisë së F1]. Skysports F1 (në anglisht). 27 tetor 2013. Marrë më 4 nëntor 2013.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Flagicons with missing country data templates
- Lindje 1987
- Njerëz që jetojnë
- Pilotë gjermanë në Formula Një
- Pilotë në BMW Sauber
- Pilotë në Scuderia Toro Rosso
- Pilotë në Red Bull Racing
- Pilotë në Infiniti Red Bull Racing
- Pilotë në Scuderia Ferrari
- Pilotë në Formula Renault 3.5 Series
- Pilotë në Formula 3 Euro Series
- Pilotë në European F3 Open