Jump to content

Rexhep Ismajli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rexhep Ismajli
Akademik Rexhep Ismajli
U lind më1947
Preshevë,
Kombësiashqiptar
Punët e shquara
  • Gjuhë dhe etni, Shumësia e tekstit


Rexhep Ismajli (Preshevë, 1947) është albanolog, linguist, profesor e akademik shqiptar nga Kosova.

U lind në Preshevë1947.

Studimet për gjuhë dhe letërsi i mbaroi në Prishtinë1971. Atë vit bashkë me Ibrahim Rugovën dhe Hivzi Islamin, themeloi revistën shkencore Dituria. Në vitet 1971-1973 specializoi për gjuhësi në Institut de linguistique générale et appliqué “René Descartes” (Sorbonne), Paris, nën drejtimin e André Martinet. Më vonë (1977/ 78) vazhdoi specializimin në Institut für Allgemeine und Vergleichende Sprachwissenschaft të Universitetit të Bochum-it. Doktoratën në shkencat filologjike, me tezën Gjuha shqipe e Kuvendit të Arbënit (1706) – hulumtime grafiko-fonologjike, e mbrojti në Universitetin e Prishtinës, më 1982.

1972 filloi punën si asistent, pastaj ligjërues, docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar për lëndët Gjuhësi e përgjithshme dhe Histori e gjuhës shqipe në Degën e Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik/Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë kësaj kohe i ka drejtuar studimet e Gjuhësisë së përgjithshme dhe të Historisë së gjuhës shqipe në Studimet e shkallës III në Degën e gjuhësisë në Fakultetin Filologjik të Prishtinës.

1989 policia jugosllave e vuri në “izolim” për 3 muaj në burgjet e Leskovcit, të Beogradit dhe të Prishtinës, pa mandat gjyqësor.Në vitet 1990-1993 ka mbajtur mësime për gjuhën shqipe dhe gjuhësinë shqiptare në Universitetin e Lubjanës. Më 1997 ishte për një semestër profesor i ftuar (Gastprofessor) në Universitetin Ludwig-Maximilian të Münchenit për të mbajtur mësime për albanologji. Pastaj vijoi mësimdhënien për albanologji në München deri në vitin 2000.

Në vitin 2000 u kthye në Prishtinë të vazhdonte mësimdhënien në Universitet.

Më 1993 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Tre vjet më vonë u zgjodh anëtar i rregullt. Në vitet 1996-1999 ka qenë Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ndërsa në vitin 2000 u zgjodh Sekretar i përgjithshëm i kësaj akademie.Në vitin 2002 u zgjodh anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve me seli në Vjenë/ Salzburg.Si përfaqësues i ASHAK është anëtar i Interacademic Human Rights Network, New York.Në tetor 2002 u zgjodh Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Nga viti 1990 ishte i angazhuar në lëvizjen politike në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, në të cilën ishte anëtar i Kryesisë me përgjegjësi për marrëdhëniet ndërkombëtare. I pakënaqur me zhvillimet, më 1994 dha dorëheqje nga posti politik. Përveç si profesor, ka qenë i angazhuar rreth botimit të revistave shkencore, si: Dituria, Recherches albanologiques 1-4, Prishtinë (frëngjisht), Studia humanistica, Prishtinë, Godišnjak društava za primenjenu lingvistiku Jugoslavije, Beograd, Studime, ASHAK, Filologji, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, Thema, revistë e sociologjisë, Prishtinë, etj.; bashkëthemelues dhe redaktor i botimeve Fryma, (mbi 70 vëllime në fushën e dijeve shoqërore), Rozafa (letërsi), Dukagjini Balkan Books (frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht), të shtëpisë botuese Dukagjini.Ka marrë pjesë prej fillimit në punën e Qendrës së Kulturës Shqiptare për të Huajt/ Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në fillim Sekretar, anëtar i Këshillit drejtues, ndërsa në vitet 1998-2002 Drejtor i Seminarit.

  • Shenjë e ide, Rilindja, Prishtinë, 1974, 162 ff.
  • Teksti i gjuhës shqipe për të huaj, koautor Mehdi Bardhi, Qendra e Kulturës Shqiptare për të Huaj, Fakulteti Filozofik, Prishtinë 1974, 163 ff.
  • Cours de langue albanaise, co-author M. Bardhi, Séminaire de Culture Albanaise pour les Etrangers, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1976, 242 ff.
  • Shumësia e tekstit, Rilindja, Prishtinë, 1972, 155 ff. Botimi i dytë i zgjeruar, 1980, 210 ff. (Çmimi për librin më të mire të vitit).
  • Rrënjë e fortë, (Anthologji e poezisë Bashkëkohore e Arbëreshëve të Italisë), Parathënia dhe Shëni­met, Rilindja, Prishtinë, 1978, 191 ff.
  • Antologji e poezisë rumune të sh. XX, Rilindja, Prishtinë, 1979, 207 ff.
  • Gramatika e parë e gjuhës shqipe (1710), (Studim, transkriptim dhe fotokopje), Rilindja, Prishtinë, 1982, 286 ff.
  • Gjuha shqipe e ‘Kuvendit të Arbënit’ (1706), Hulumtime grafiko-fonologjike, Rilindja, Prishtinë, 1985, 269 ff.
  • Pjetër Budi, Poezi 1618-22, Studim, Transliterim, Komente, Rilindja, Prishtinë, 1986, 288 ff.
  • Artikuj mbi gjuhën shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1987, 256 ff.
  • Poezi e sotme arbëreshe, me Studim hyrës dhe Shënime për autorët, Rilindja, Prishtinë, 1990, 321 ff.
  • Moral yjesh, Poezi Evropiane e shekullit 20, me Shënime për autorët, Rilindja, Prishtinë, 1990, 301 ff.
  • Gjuhë dhe etni, Rilindja, Prishtinë, 1991, 450 ff.
  • Kosova and the Albanians in former Yugoslavia, QIK, Prishtinë, 1993, 82 ff.
  • Etni e modernitet, Dukagjini, Pejë, 1994, 217 ff.
  • “Në gjuhë” dhe “për gjuhë” (Rrjedhat e planifikimit të shqipes në Kosovë /1945-1968), Dukagjini, Pejë, 1998, 331 ff.
  • Tekste të vjetra, Dukagjini, Pejë, 2000, 427 ff.
  • Standarde dhe identitete. Histori, procese dhe lëvizje standardizuese në fushë të gjuhës. Dukagjini, Pejë, 2003, 353 ff.
  • Gjuhë standarde dhe histori identitetesh, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2005, 493.
  • Drejtshkrimet e shqipes, përgatitur nga R. Ismajli: Studim hyrës dhe Dokumente, ASHAK, Prishtinë, 2005, 723 ff.
  • Pjetër Budi: Poezi, Parathënie, faksimile e transkriptime me shënime kritike R. Ismajli, ASHAK, Prishtinë, 2005, 360 ff.
  • Pasionet dhe pësimet e Selmna Rizës, ASHAK, Prishtinë, 2009, 506 ff.
  • Vështrim monografik. Editor bashkë me M. Kraja, ASHAK, Prishtinë, 2011, 646 ff.
  • A monographic survey, Editor bashkë me M. Kraja, ASHAK, Prishtinë, 2013, 507 ff.
  • Studime për historinë e shqipes në kontekst ballkanik, ASHAK, Prishtinë, 2015, 546 ff.
  • Bashkësi gjuhësore, njësi, varietet, ASHAK, Prishtinë, 2019, 517 ff., ISBN 978-9951-26-014-5.
  • Leksikon i termave të sociolinguistikës, bashkë me Bardh Rugova e Shkumbin Munishi, ASHAK, Prishtinë, 2020, 387 ff., ISBN 978-9951-029-9.
  • Gjuhë standarde dhe histori identitetesh, Botim i dytë i plotësuar, Akademia e Shkencave e Shqi­përisë, Tiranë, 2020, 545 ff., ISBN 9789-928-5391-99.
  • Për historinë e gjuhës shqipe, ASHAK, Prishtinë, 2021, 515 ff., ISBN 978-9951-26-035-0
  • Drejtshkrimet e shqipes, botim II i zgjeruar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2021, 685 ff..


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]