Jump to content

Pamfile Epidauri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamfila - ilustrim modern

Pamfila ose Pamfile Epidaurusi (greqisht: Παμφίλη ἡ Ἐπιδαυρία, Pamphílē hē Epidauría, Shek. I pas Krishtit) ishte një historiane me origjinë egjiptiane, e cilia jetoi në Greqinë e lashtë gjatë sundimit të perandorit romak Nero (54 - 68 Pas Krishtit). Pamfila veprat e saj i shkroi në gjuhën greke. Ajo ishte historiania e parë femër e njohur greko-romake dhe, së bashku me historianen kineze Ban Zhao, janë historianet e para femra të njohura deri më tani. Ajo është e njohur më së shumti për veprën e saj të humbur Komente historike, një koleksion me anekdota të ndryshme historike në tridhjetë e tre libra. Megjithëse kjo përmbledhje është humbur, ajo citohet shpesh nga shkrimtari romak Aulus Gellius (rreth 125 - pes 180 pes) në Netët Atike dhe nga biografi grek Diogjen LaërtiusJetët dhe Opinionet e Filozofëve të Shquar. Ajo përshkruhet gjithashtu në enciklopedinë bizantine të shekullit të dhjetë, Suda, dhe nga shkrimtari bizantin Photios (rreth 810/820 - 893). Sipas veprës Suda, ajo gjithashtu shkroi një numër të madh të epitomeve të veprave të historianëve të tjerë, si dhe traktate mbi mosmarrëveshjet dhe seksin. Ajo mund të jetë autore e traktatit anonim grek të mbijetuar Tractatus De Mulieribus Claris In Bello, i cili jep të dhëna të shkurtra biografike të jetës së grave të famshme.

  • Gera, Deborah Levine (1997), "Warrior Women: The Anonymous Tractatus De Mulieribus", Mnemosyne MNS [...] Supplementum, Leiden, The Netherlands, New York City, New York, and Köln, Germany, ISBN 90-04-10665-0, ISSN 0169-8958 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Matthaios, Stephanos (2015), "Greek Scholarship in the Imperial Era and Late Antiquity", Brill's Companion to Ancient Greek Scholarship, vëll. 1: History, Disciplinary Profiles, Leiden, The Netherlands and Boston, Massachusetts, fq. 184–296, ISBN 978-90-04-28190-5 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Preus, Anthony (2015), "Pamphile of Epidaurus", Historical Dictionary of Ancient Greek Philosophy (bot. Second), Lanham, Maryland, Boulder, Colorado, New York City, New York, and London, England: Rowman & Littlefield, fq. 284, ISBN 978-1-4422-4638-6 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)