Noam Chomsky
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Noam Chomsky është një gjuhëtar, filozof, historian, kritik shoqëror dhe aktivist politik amerikan i lindur më 7 dhjetor 1928.
Chomsky hodhi idenë se fëmijët janë të programuar biologjikisht ta kuptojnë dhe ta përvetsojnë gjuhën. Teoritë e tij revolucionare bënë që shumë psikologë edukimi dhe zhvillimorë të rishqyrtonin metodat dhe hipotezat e tyre.
Gjuhëtari e filozofi amerikan, studiuesi “gjeni” i teorisë së gjuhësisë së shekullit XX, Noam Chomsky, ka përpunuar listën e 10 strategjive të manipulimit me anë të masmedias, dhjetë rregulla të magjishme, konfuze në perceptimin e tyre, që përziejnë realitetin me iluzionin, gënjeshtrën me të vërtetën. Mendimi i tij i është drejtuar masmedias si skena e vetme ku interpretojnë rolet pushteti e populli. Dhjetë strategjitë e Chomskyt nuk ndalen veç ndaj politikës, por gjen tek to gjurmë evidente të zgjidhjes së “problemeve” të krizës ekonomike, të shërbimit strategjik e “gradual” të dokumenteve të Wikileaks, “të skandaleve” të shumta në momentet më të papërshtatshme, “të rrëfimeve private” në kulmin e kritikës mediatike. “Globalizimi nuk është një fenomen natyral, por politik, i konceptuar për të arritur objektiva të përcaktuara mirë”, - shprehet Chomsky duke u kritikuar shpesh për teoritë e tij. Me një impenjim të fortë në analizën e mendimit politik të kohës, Chomsky ka denoncuar instrumentalizimin total të mjeteve të informacionit në duart e pushteteve lobiste ekonomike dhe ka evidentuar shpesh me informacione të dokumentuara konformizmin e mërzitshëm të medias. Me gjithë kritikat e skepticizmin e tij ndaj mjeteve të informacionit, çdo organ i tyre shfaq ndaj studiuesit një konsiderim e stimë të respektueshme. “New York Times” shkruan: “Ka arsye të konsiderueshme për të menduar se Chomsky është intelektuali më i rëndësishëm aktualisht mbi tokë”; “The Nation”: “Chomsky është një burim i pashtershëm diturie”; “The Guardian”: “Së bashku me Marks, Shakespeare e Biblën është midis dhjetë burimeve më të cituara në historinë e kulturës”. “Idealja për sistemin aktual botëror është një individ përballë televizionit që nuk komunikon me askënd e që lejon që truri t’i shtrydhet nga TV-ja. Në rast se individi nis të komunikojë, mund të bëhet i rrezikshëm, rikuperon humanizmin e tij, sensin e tij kritik, aftësinë për të ndërtuar alternativa”, - shkruan Chomsky, përherë kritik ndaj politikës e ndaj tërë mënyrës së ndërtimit të sistemit botëror. Dhjetë strategjitë e manipulimit me anë të masmedias sipas Chomskyt 1-Strategjia e devijimit të mendjes Elementi kryesor i kontrollit social është strategia e devijimit të mendjes që konsiston në heqjen e vëmendjes së publikut nga problemet e rëndësishme e nga ndryshimet vendimmarrëse të elitës politike dhe ekonomike, duke përdorur teknikën e stërmbushjes së vazhdueshme me informacione të pakuptimta. Strategjia e devijimit të mendjes është edhe e domosdoshme për të evituar interesin publik ndaj njohurive thelbësore të shkencës, ekonomisë, psikologjisë, të neurobiologjisë e kibernetikës. Devijim të vëmendjes së publikut nga problemet e vërteta sociale, duke e pushtuar me tema pa asnjë rëndësi. Mbaj publikun të impenjuar, të impenjuar, të impenjuar pa i dhënë kohë të mendojë, gjithmonë në kthim drejt fermës si të gjitha kafshët. 2-Të krijosh problemin e më pas të ofrosh zgjidhjen e tij Kjo metodë quhet gjithashtu dhe “problem-reagim-zgjidhje”. Krijohet një problem, një “situatë” që prodhon një reagim të përcaktuar në publik në mënyrë që të jetë kjo arsyeja e masave që ata dëshirojnë të pranojmë. Për shembull: lejimi i luftës ose i intensifikimit të dhunës urbane, apo organizimi i atentateve të përgjakshme në mënyrë që të jetë publiku ai që pretendon ligje mbi sigurinë e politika në dëm të lirisë. Gjithashtu, krijimin e një krize ekonomike për të pranuar si një të keqe të nevojshme zvogëlimin e të drejtave sociale apo shpërbërjen e shërbimeve publike. 3-Strategjia graduale Për të bërë të pranueshme një masë të papranueshme, mjafton që të aplikohet gradualisht e me doza të numërueshme për disa vite me radhë. Kjo qe metoda që kushtet social-ekonomike radikalisht të reja (neoliberalizmi) imponuan në vitet ’80-‘90: një shtet minimal, privatizime, pasiguri, fleksibilitet, papunësi në masë, pagesa të pakënaqshme, shumë ndryshime që po të aplikoheshin njëkohësisht, do të provokonin patjetër një revolucion. 4-Strategjia e shtyrjes Një mënyrë tjetër për të pranuar një vendim jopopullor është prezantimi i tij “si i dhimbshëm e i nevojshëm”, duke fituar në atë moment konsensusin e njerëzve për një aplikim në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë në të ardhmen sesa në të tashmen. Në radhë të parë pasi sforcimi nuk do jetë i menjëhershëm. Së dyti pasi njerëzit, masa, ka gjithmonë tendencën për të shpresuar me naivitet se “gjithçka do të shkojë më mirë nesër” e se sakrifica e kërkuar mund dhe të evitohet. Në këtë mënyrë i jepet më shumë kohë njerëzve të mësohen me idenë e ndryshimit e ta pranojnë sidoqoftë atë kur të vijë momenti. 5-T’i drejtohesh masës si t’i drejtohesh një fëmije Shumica e publiciteteve drejtuar publikut përdor fjalime, argumente, personazhe me një intonacion veçanërisht infantil, shpesh me një zë të dobët, sikur spektatori të ishte një krijesë pakvjeçare apo një i metë nga trutë. Sa më shumë kërkohet të mashtrohet publiku, aq më infantil është toni i përdorur. Pse? “Kur dikush i drejtohet një personi sikur të kishte 12 vjeç apo më pak, për shkak të sugjerimit atëherë përgjigja e tjetrit me shumë mundësi do të tentojë të jetë pa asnjë sens kritik si përgjigjja e një 12-vjeçari o më pak në moshë se ai. 6-Përdorimi i aspektit emocional më shumë sesa reflektimi Shfrytëzimi i emotivitetit është një teknikë klasike për të provokuar një qark të shkurtër të analizës racionale e të sensit kritik të individit. Përveç kësaj, përdorimi i tonit emotiv i hap derën papërgjegjshmërisë për të mbjellë apo injektuar ide, dëshira, frika, detyrime o sjellje. 7-Mbajtja e njerëzve në padituri dhe mediokritet Bërja e mundur e ruajtjes së paaftësisë së njerëzve për të kuptuar teknikat dhe metodat e përdorura për kontrollin e skllavërinë e tyre. “Cilësia e edukimit ndaj klasave sociale inferiore duhet të jetë sa më e varfër e mediokre, në mënyrë që distanca e krijuar nga klasa inferiore e klasa superiore të mbetet e pamundur për t’u mbushur nga pjesa inferiore”. 8-Stimulimi i publikut në favorizimin e mediokritetit Nxitja e publikut për të besuar se është në modë të jesh budalla, vulgar e injorant. 9-Përforcimi i ndjenjës së fajit Të bësh të besojë individin se është ai ekskluzivisht përgjegjës i fatkeqësive të tij, për shkak të pamjaftueshmërisë së inteligjencës, aftësisë apo sforcos. Në këtë mënyrë, në vend që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, individi vetëvlerësohet e ndihet në faj, gjë që nga ana tjetër krijon gjendjen e depresionit, efekt i së cilës është mosreagimi. E pa reagim nuk ka revolucion. 10-Të njohësh njerëzit më mirë sesa ata njohin veten Në vitet ‘50, progreset e shpejta në shkencë krijuan një boshllëk midis njohurive të njerëzve e njohurive të elitës dominuese. Falë biologjisë, neurobiologjisë e psikologjisë së aplikuar, “sistemi” fitoi një njohuri të avancuar të qenies humane si fizike ashtu dhe psikologjike. Sistemi arriti të njihte individin më mirë se ai të njihte veten, gjë që sjell që në shumicën e rasteve sistemi të ushtrojë një kontroll më të gjerë e një fuqi më të madhe ndaj njerëzve, madje më të madhe se ajo që njerëzit kanë ndaj vetes.