Jump to content

Modeli referues OSI

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zhvillimet e para në fushën e rrjetave kompjuterike janë përcjellur me një konfuzion dhe pa organizim. Fillimi I viteve 1980 ka shënuar rritje në numër dhe përdorim të rrjetave kompjuterike nga ana e kompanive të ndryshme . Çdo kompani ka ndërtuar rrjeta me teknologji dhe standarde të veta. Kah mesi I viteve 1980 këto kompani kanë filluar të ballafaqohen me probleme si rezultat I zhvillimit të hovshëm të rrjetave. Sikurse njerëzit që kanë probleme me komunikim kur nuk e flasin gjuhën e njëjtë, vështirësi komunikmi në mes veti kanë pasur edhe rrjetat që kanë përdorur specifikacione dhe që kanë implementuar teknologji të ndryshme.
Për ta adresuar problemin e rrjetave jokompatibile Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit ISO (International Standardization Organization), pas hulumtimeve të shumta në vitin 1984 ka prezantuar modelin referues OSI(Open Systems Interconnection). Ky model I ofron prodhuesve të ndryshëm të pajisjeve të rrjetave kompjuterike standardet që I sigurojnë komunikim dhe kompatibilitet më të madh ndërmjet teknologjive të ndryshme të prodhuara nga kompani të ndryshme.
Model referimi OSI është modeli primar që përshkruan mënyrat e komunikimit të protokolleve dhe pajisjeve të ndryshme në rrjetat kompjuterike. Qëllimi parësor I modelit OSI është që të përshpejtojë zhvillimin e produkteve të reja të rrjetave kompjuterike. Modeli I referimit OSI është një kornizë që përdoret për të shpjeguar se si informata udhëton nëpër rrjet kompjuterik. Gjithashtu, modeli OSI përdoret për të vizualizuar se sit ë dhënat apo paketat e të dhënave, transmetohen nga programet aplikative të dërguesit ,kalimi nëpërmjet mediumeve të ndryshëm të rrjetës tek aplikacioni që ndodhet në ndonjë kompjuter tjetër pranues.
Modeli referues OSI përdor shtatë shtresa për të shpjeguar komunikimin në rrjetë. Çdo shtresë ilustron një funksion të caktuar të rrjetes. Kjo ndarje e funksioneve të rrjetës ndryshe quhet metoda e shtresimit.

Ndarja e rrjetës në këto shtatë shtresa na ofron këto avantazhe:
Komunikimet në rrjetë I ndan në pjesë të vogla dhe më të thjeshtuara duke mundësuar zhvillim më të lehtë të teknologjive të reja.
Na lejon që softueri dhe hardueri nga prodhuesit e ndryshëm të mund të komunikojë mes vete.

Komunikimi në modelin OSI (shembull me shtresat 3 deri 5)

Mundëson standardizimin e komponentëve të rrjetës në mënyrë që ato të zhvillohen dhe përkrahen nga prodhuesit e ndryshëm.

Shtatë shtresa të modelit referues OSI janë:

Shtresa e shtatë – Shtresa e Aplikacionit
Shtresa e gjashtë – Shtresa e Prezantimit
Shtresa e pestë – Shtresa e Sesionit
Shtresa e katërt – Shtresa e Transportit
Shtresa e tretë – Shtresa e Rrjetës
Shtresa e dytë – Shtresa e Data-Linkut
Shtresa e pare – Shtresa Fizike


Shtresa e shtatë-Shtresa e Aplikacionit

Nga këndvështrimi I modelit referues OSI, shtresa e aplikacionit përkrah komponentën e komunikimit të një aplikacioni. Shtresa e aplikacionit e modelit OSI është shtresë e cila qëndron më afër përdoruesit dhe ndryshe njihet si ndërfaqe në mes të përdoruesit dhe rrjetës. Kjo shtresë na ofron shërbimet e rrjetave sikurse që janë qasje në fajlladhe shtypje edokumenteve aplikacioneve të përdoruesit.
Shtresa e aplikacionit nuk I ofron shërbime asnjë shtrese tjetër të modelit OSI, por I ofron shërbime proceseve të aplikacioneve siç janë aplikacioni I Woid-it,Excel apo programeve të ndryshme bankare. Shtresa e aplikacionit bën sinkronizimin dhe vendos procedura për rigjenerim të gabimeve dhe kontrollin e integritetit të të dhënave.

Shtresa e gjashtë – Shtresa e Prezantimit

Shtresa e Prezantimit bën të mundur që informatat e dërguara nga shtresa e Aplikacionit të një dërguesi të jetë e kuptueshme nga shtresa e aplikacionit të sistemit pranues. Nëse është e nevojshme shtresa e prezantimit bën përkthimin në mes të formateve të ndryshme të të dhënave duke e përdorur një format të përbashkët. Kjo shtresë e modelit OSI është përgjegjëse edhe për komprimimin dhe enkriptimin e të dhënave.

Shtresa e pestë – Shtresa e Sesionit

Siç mund ta kuptojmë edhe nga emir, shtresa e sesionit është përgjegjëse për vendosjen,menaxhimin dhe përfundimin e sesioneve në mes të dy kompjuterëve komunikues.Shtresa e sesionit I ofron shërbimet e veta shtresës së prezantimit. Përveç rregullimit të sesionit, kjo shtresë ofron dispozita për transferim sa më efikas të të dhënave, klasën e shërbimeve, raportimin e përjashtimeve të gabimeve për shtresën e sesionit,prezantimit dhe aplikacionit.

Shtresa e katërt – Shtresa e Transportit

Shtresa transportit segmenton të dhënat w hostit dërgues dhe I përmbledh ato në një varg të dhënash tek hosti pranues. Shtresa transportit tenton të ofrojë shërbimet për transportimin e të dhënave dhe në të njëjtën kohë I mbron shtresat më të lartanga detajet e proceseve transportuese.
Shtresës së transportit në vete perfshinë katër shërbime bazë:
-Segmentimin e të dhënave që vijnë nga shtresat më të larta të OSI modelit
-Dërgimin e segmenteve nga burimi deri tek destinacioni
-Të sigurojë besueshmërinë e të dhënave
-Të ofrojë mekanizmin e rrjedhës së trafikut
Shtresa e transportit ofron shërbimet e transportit për të dhënat nga hosti dërgues e deri tek hosti pranues. Kjo realizohet duke përdorur dy protokollet bazë atë të TCP (Transmission Control Protocol) dhe UDP ( User Datagram Protocol).
Vargu I të dhëmave I shtresës së transportit paraqet një lidhje logjik në mes të dy pikave të largëta të rrjetës. Detyrat primare të kësaj shtrese është që të transportojë dhe rregullojë rrjedhën e trafikut nga burimi deri tek destinacioni në mënyrë të besueshme, të plotë dhe të saktë.

Shtresa e tretë – Shtresa e Rrjetës

Shtresa e Rrjetës është një shtresë mjaft komplekse që mundëson ndërlidhje dhe zgjedhjen e rrugës më të mire në mes të dy hosteve,që mund të ndodhen në dy rrjeta gjeografikisht të ndara në mes veti. Për të arritur këtë,shtresa e rrjetës I përdor këto informata:
-Informatat eadresave logjike që janë të asociuara me hostet e burimit dhe destinacionit të trafikut.
-Informatat e rrugëve më të mira nëpër rrjetë për të arritur nga burimi deri tek destinacioni I dëshiruar. Skemat e adresimit të shtresës së rrjetës përdoren nga pajisjet për të përcaktuar destinacionin e të dhënave kur ata lëvizin nëpër rrjetë.Protokolli bazë që vepron në këtë shtresë është protokolli IP, I cili përkrah skemën hierarkike të adresimit që lejon përdorimin e adresave unike në rrjet dhe gjetjen e rrugës për të transportuar të dhënat nëpër rrjetë.

Shtresa e Data-Linkut mundëson transportimin e të dhënave nëpër linjat fizike..Prandaj, shtresa e Data-Linkut merret me adresim fizik,topologji të rrjetave, mediumeve transmetuese të rrjetave si dhe zbulimin e gabimeve në transmetim.
Shtresa e Data-Link komunikon me shtresat më të larta të modelit OSI duke përdorur nënshtresën e kontrollit logjik të linjës. Kjo shtresë përdor adresat fizike tëhosteve të quajtura MAC adresa(Media Access Control) ndërsa si njësi transmetuese përdor kornizën.

Shtresa e parë – Shtresa Fizike

Funskioni kryesor I shtresës fizike është që të vendosë të dhënat në medium fizik të rrjetës. Shtresa fizike definon specifikacionet elektrike,mekanike,procedural dhe funksionale për aktivizimin, mirëmbajtjen dhe deaktivizimin e linjës fizike ndërmjet dy hosteve komunikuese, pastaj elementet sikurse që janë niveli I voltazhës,distance maksimale e transmetimit,lloji I konektorit fizik etj.
Disa specifikacione të mediumeve që përdoren për të lidhur kompjuterët janë:
-Kabllot me çiftore të përdredhura dhe të mbrojtura
-Kabllot me çiftore të përdredhura dhe të pa mbrojtura
-Kabllo koaksiale
-Kabllo e fibrës optike.

Referimet

ITU-T X-Series Recommendations
"Publicly Available Standards". Standards.iso.org. 2010-07-30. Marrë më 2010-09-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
"The OSI Model's Seven Layers Defined and Functions Explained". Microsoft Support. Marrë më 2014-12-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
"ITU-T Recommendation X.224 (11/1995) ISO/IEC 8073". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Grigonis, Richard (2000). Computer telephony- encyclopaedia. CMP. fq. 331. ISBN 9781578200450. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]