Marina Gjermane
Marina Gjermane (gjermanisht: Deutsche Marine) është marina e Gjermanisë dhe pjesë e Bundeswehr-it të unifikuar (Mbrojtja Federale), Forcat e Armatosura Gjermane. Marina Gjermane fillimisht ishte e njohur si Bundesmarine (Marina Federale) nga 1956 deri në 1995, kur Deutsche Marine (Marina Gjermane) u bë emri zyrtar në lidhje me inkorporimin e vitit 1990 të Volksmarine (Marina Popullore) e Gjermanisë Lindore. Ajo është thellësisht e integruar në aleancën e NATO-s. Misioni i saj kryesor është mbrojtja e ujërave territoriale dhe infrastrukturës detare të Gjermanisë, si dhe linjave detare të komunikimit. Përveç kësaj, Marina Gjermane merr pjesë në operacionet paqeruajtëse, dhe ofron ndihmë humanitare dhe ndihmë në fatkeqësi. Ajo gjithashtu merr pjesë në operacionet kundër piraterisë.