Marco Bellocchio
Marco Bellocchio lindur në Bobbio, pranë Piaçencës, më 9 nëntor 1939, regjisor filmi, skenarist dhe aktor. Filloi studimet për filozofi në Milano, por pastaj vendosi të hyjë në shkollën e filmit. Filmin e parë, “Grushte në xhepa” (Pugni in tasca) e xhiroi në pronën e familjes në vitin 1965, me fondet e familjarëve. Impaktin e madh mbi kinemanë radikale italiane e pati në mesin e viteve ’60 kur ishte shok me Pasolinin. Në vitin 1968, hyri në Bashkimin Komunist dhe filloi të bënte kinematografi politike militante. Në 1991 fitoi Ariun e Argjendtë – Çmimin Special të Jurisë në Festivalin e 41-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, me filmin “Dënimi”. Në vitin 2006, filmi i tij “Regjisori i dasmave” u shfaq në seksionin Un Certain Regard në Festivalin e Filmit në Kanë. Bellocchio do të nderohet me Luanin e Artë të Karrierës në shtator, në Festivalin e 68-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Ka fituar disa çmime prestigjoze si edhe çmimin Filmi më i mirë 2011 me filmin Vincere në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës "Gladiatori i Artë".
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sorelle mai (2010)
- Vincere 2009
- Sorelle (2006)
- Il regista di matrimoni (2006)
- Buongiorno, notte (2003)
- Addio del passato (2002)
- Il principe di Homburg (1997)
- Sogni infranti (1995)
- La condanna (1991)
- La visione del sabba (1988)
- Enrico IV (1984)
- Gli occhi, la bocca (1982)
- Vacanze in Val Trebbia (1980)
- Il gabbiano (1977)
- Nel nome del padre (1972)
- Amore e rabbia (1969)
- La Cina è vicina (1967)
- I pugni in tasca (1965)