Malaria
Malaria është një sëmundje infektive, e shkaktuar nga parazitë (Gjinia Plasmodium) që i përkasin Phylum-it Apicomplexa, Klasa Sporozoea.
Historia e emrit "Malaria"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e emrit "Malaria" vjen nga shekulli XVII, "mal aria" ("ajër i keq"), sipas besimit të asokohshëm se sëmundja përhapej nga erërat e kqija të kënetave (ku vektori i sëmundjes ka habitatin e tij të preferuar).
Epidemiologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Malaria përfaqëson sëmundjen infektive më të rëndë në zonat tropikale dhe subtropikale. Në botë, çdo vit regjistrohen mbi 150 milion raste të reja. Malaria është shkaku kryesor i vdekshmërisë në botë, me mbi 1 milion vdekje në vit. Malaria është e pranishme në mbi 100 vende të Botës. Në Europë, Malaria është çrrënjosur zyrtarisht, edhe pse flukset migratore kanë bërë që të regjistrohen raste të "importimit".
Malaria transmetohet nga mushkonja Anopheles, femër hematofage, me mbi 300 lloje të ndryshme.
Infeksioni i Plasmodiumit ka një fazë eritrocitare (brenda rruazve të kuqe të gjakut) dhe një fazë jashtë-eritrocitare (kryesisht në mëlçi).Kemi 4 lloje te pllazmadiumeve: Pl ovale, Pl. vivax, Pl malarie, Pl falciparum.
Sindromat klinike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kuadri klinik mund të ndryshojë në varësi të species infektuese, të nivelit të parazit-hemisë dhe të gjendjes imunitare të pacientit.
Terapia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klorokina, Primakina, Meflokina apo Malaroni. Ilaçe “alternative” derivate të artemisininës. Nuk ekziston një skemë vaksinimi efikase.