Mal Berisha

<ref>
e pavlefshme;
refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër..Ish - Ambasador i RSH në Oborrin e Shën Xhejmsit, Londër, 2012 – 2015
Mbajtës i Medaljes “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”
· Mal Berisha ka lindur në Tropojë në vitin 1952. Ai ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Shqipërisë e më pas ka punuar si punonjës kulture në rrethin e Krujës, 1976 – 1992; Është diplomuar për diplomaci në Universitetin Hacetepe në Ankara, e më pas ka shërbyer si Kryekonsull i RSH-së në Stamboll, 1992 – 1997.
· Berisha ka vepruar si një aktivist i çështjes kombëtare dhe në veçanti asaj të së Kosovës nën emrat e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane (AACL) dhe asaj VATRA, në New York, SHBA, në vitet 1998 – 2000.
· Ka shërbyer si pjestar i personelit ndërkombëtar në UNMIK, në Kosovë, 2000 – 2009 dhe më pas Drejtor i Çështjeve Rajonale në MPJ të RSH – së, 2009 – 2012;
· Ka shërbyer si Ambasador i RSH në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, 2012 – 2015.
· Ai është studiues i historisë dhe diplomacisë, si dhe analist televiziv.
· Ka botuar librat: “Shqiptarët, lisa mbi truallin ilir”; “Shqiptarët, evropianët më të lashtë dhe më të rinj”; “Charles Telford Erickson, Amerikani që i kushtoi jetën Shqipërisë, Jeta dhe vepra”; “Herman Bernstein, Jeta dhe vepra”, (anglisht); “Realitetet Shqiptaro – Britanike”; “Ambasadori Amerikan Herman Bernstein, në Mbretërinë Shqiptare, 1930 – 1933” (shqip): Ambasador i Pushteti të Butë, 2021.
· Ka përkthyer dhe botuar këto libra: “Shqipëria e Jugut ose Epiri i Veriut në çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, 1912-1923” shkruar nga Edith Pierpont Stickney; “Shpëtimi në Shqipëri” shkruar nga Harvey Sarner; “Naltësimi i Iskanderit” shkruar nga Benjamin Disraeli.
· Ka vendosur bustet e Skënderbeut në Lady Samuels Gardens, Bayswater, 113 Inverness Terrace, London W2 6JH më 28 nëntor 2012, në Munxhufuni, në Itali më 4 gusht 2013 si dhe atë të Charles Telford Erickson - it në Golem, Kavajë, përpara shkollës që mban të njejtin emër, më 20 shtator 2021.
· Mal Berisha ka ligjëruar në YIVO Institute for Jewish Research, New York, brenda në Ambasadën Amerikane në Londër dhe atë Britanike në Tiranë, në Geneva School of Diplomacy në Genève, Zvicër, në Kennedy School of Government, Cambridge Massachusetts, në Academinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Prishtinë, në Akademinë Diplomatike të Vjenës, në Muzeum Historik Kombëtar të Shqipërisë, në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në Fondacionin “Ivanaj” dhe në Universitetin e Tiranës, Tiranë, në Universitetin Fan Noli në Korçë, etj.
· Kohëve të fundit ai është përfshirë në rëalizmin e një seriali dokumentarësh kushtuar studiuesve anglo – amerikanë të cilët janë marrë me çështjen shqiptare.
· Mal Berisha e ndan kohën midis Tiranës dhe New Yorkut. Ai është i martuar me Donika Berishën, ka dy djem Erionin dhe Kreshnikun dhe është gjyshi i Andra dhe Skai Berishës.
· Për më shumë informacion ju lutem vizitoni: