Jump to content

Lista e fjalëve në Islam

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qëllimi i krijimit të kësaj liste të fjalëve arabe e që shpesh përdoren në literaturën fetare shqipe e edhe në literaturat botërore fetare Islame është lehtësimi i të kuptuarit të teksteve në të cilat përdoren këto fjalë. Këto fjalë përdoren nga pamundësia e përkthimit adekuar përmbajtësorë. Kjo listë është që të ofrohet një lehtësim për ata që lexojnë temat fetare islame. Kjo listë është me domethënie të madhe për shqiptarët dhe shqipfolësit jo mysliman që janë të intersuar për temat e ndryshme islame.

Adab (أدب) - edep, mirësjellje.
Abd (عبد) - rob, adhurues , besimtar
Adhan (أذان) - Lajmërim nga Xhamia përmes thirrjes se ka hyrë koha e fillimit të Namazit (Lutjes) së caktuar.
Adl (عدل) - drejtësi
Ahl al Kitab (أهل الكتاب) - të krishterët dhe hebrenjtë
Ahad (أحد) - Një
Ahkam (أحكام) - dispozitat
Ahl al Bayt (أهل البيت) - familja
Akhlaq (أخلاق) : Moral
Alamin (عالمين) - Sunduesi i të gjitha botërave
Alhamdulillah (الحمد لله) Falendërimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar
Allahu Akbar (الله أكبر) - Zoti është më i madhi
Al-isra (الإسراء) - Titulli i sures 17 të Kur'anit famëlart. Ka kuptimin e udhëtimit natën të profetit Muhammed (s.a.u.s) prej Mekës, Arabia Suadite deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem. Shih dhe Miraxh (ngjitje në sferat e larta qiellore)
Akhirah (آلآخرة) - bota e ardhshme
Alim (عالم) - i ditur, dijetar
Amanah (أمانة) - Amanet
Ameen (آمين) - O Allah pranoje këtë lutje apo këtë vepër
Amir al-Muminin (أمير المؤمنين) - Prijës i besimtareve
Ansar (أنصار) - Ndihmues
Aqidah' (عقيدة) - Besimi, shpallje (deklarim i besimit).
Aql (عقل) - logjik
Arba'in (اربعين) - Dyzet (40)
Asr (العصر) - namazi i obligueshëm i pasdites (ikindia).
As-Salamu Alaykum (السلام عليكم) - Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju
Astaghfirullah (أستغفر الله) - Kërkesë drejtuar Allahut të na falë gabimet.
Audhu billah (أعوذ بالله) - Eudhubilahi mine shejtani rraxhim. Mbrohem me Allahun nga shejtani i mallkuar.
Awlia (أولياء) - te dashurit e ALlahut
Awrah (عورة) - pjesë të trupit që nuk duhet t’u zbulohen të tjerëve. Për mashkujt kjo është prej kërthizës deri tek gjuri. Për femrat është i tërë trupi përveç duarve dhe fytyrës.
Ayah (آية) (plural ayat, آيات) - Domethënia Arabe e Ajeh është: mrekulli apo shenjë. Kur’ani konsiderohet të jetë mrekulli në vete. Secili varg apo fjali quhet Ajeh. Shumësi i Ajeh quhet Ajat, që do të thotë mrekullitë.
Ayatollah ( آية الله) - shenje nga Zoti i madheruar, argument
Azhan(أذان) - Ezani
'Azl (عزل) - hajgare
Baitullah (بيت الله) - shtëpia e Zotit
Barakah (بركة) - të mira (si materiale)
Barzakh (برزخ) - pengës,qe ndan diçka,
Basher (بشر) - njerëzim
Basirah (بصيرة) - perceptim, pasqyrë
Bid'ah (بدعة) - risi
Bint (بنت) - vajzë
Bismil-lahi Rrahmanirr-Rrahim (بسم الله الرحمن الرحيم) - Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Burda (بردة) -xhybe
Dexhal (دجّال) - Kjo Krijese me emrin Dexhal, do te paraqitet para Kijametit (Fundi i kësaj Bote), kur të paraqitet ky është një nga shenjat e mëdha të Kijametit. Do të ketë shumë Pushtet dhe dukuri mbi njerëzore, dhe shumë njerëz do ti besojnë atij. Ai do të etikohet nga njerëz me besim të dobët si Zot ! E kjo e gjithë normal që do të ndodh me dije të Allahut, sepse përfundimisht do të sprovohen njerëzit përmes tij, e sprova e fundit është natyrishtë më e rënda. Ai do të jetë në një sy i verbër !
Dalal (ضلل) - devijim,humbje
Dar al-`Ahd (دار العهد) - vend i mareveshjes
Dar al-Amn (دار الأمن) - vend i sigurt
Dar ad-Dawa (دار الدعوة) - vend i thirrjes
Dar al-Harb (دار الحرب) - vend i luftës
Dar al-Islam (دار الإسلام)- vend i islamit
Dar al-Kufr (دار الكفر) - vend i kufrit (mosbesimit)
Dar ash-Shahada (دار الشهادة) -vend i deshmis
Da`wah (الدعوة) -thirrja në rrugë të All-llahut, apo veprimtaria fetare. Në gjuh do të thotë:Thirje/ ftesë
Dīn (الدين) - Fe si dhe ka kuptimin 'mënyrë e jetës.'
Diyya Dija (دية) - është kompensimi financiar që i paguhet trashëgimtarëve të viktimës. Në arabisht, fjala përdoret për parat e gjakut dhe shpërblim.
Dua (دعاء) - lutje.
Dhikr (ذكر) -Përmendja e Allahut
Dhuhr (الظهر) - Namazi i drekës
Dunya (دنيا) - jeta e kësaj bote, e kundërta me Jetën e Përtejme.
Eid (عيد) -Fjala ‘Eid është fjalë Arabe që do të thotë kremtim, festim, lumturi periodike, dhe gosti. Në Islam janë dy Eid-e, që do të thotë festa e Ramadanit (Eid el-Fitr) dhe festa e Sakrificës (Eid el-Edhhe). Eid-i i parë kremtohet nga myslimanët pas agjërimit të muajit të Ramadanit në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje ndaj të Plotëfuqishmit Allah. Kjo zë vend në ditën e parë të muajit Sheual, muaji i dhjetë i kalendarit hënor. Eid-i i dytë është Festa e Sakrificës në përkujtim të pejgamberit Ibrahim në orvatjen e tij që ta sakrifikojë të birin e tij (Ismailin). Ky Eid zgjat katër ditë në mes ditës së dhjetë dhe të trembëdhjetë Dhul-Hixheh, muaji i dymbëdhjetë i kalendarit hënor.
Eid ul-Adha (عيد الأضحى) - festa e Kurban bajramit
Eid ul-Fitr (عيد الفطر) - festa e bajramit (pas ramazanit)
Fajarah "Fexhrah"(فجرة) - kuprimi i par ne gjuhe vjen si shperthim, vend ku shperthen uji ndersa ne Sheriat vjenme kuptimi e daljes se drites se mengjesit.
Fajr (فجر) - Agimi i Diellit, prej Agimi të Diellit e deri te lindja e Diellit duhet të falet Namazi i Sabahut (Lutjet e Mëngjezit).
Fard (فرض) - Farz- Vaxhib -diçka që është e obligueshme për myslimanin. Nganjëherë kjo përdoret si referencë ndaj pjesës obligative të namazit.
Fasik (فاسق) - personi me karakter dhe moral të ulët, i cili bën mëkate të ndryshme.
Fetva (فتوى) - opinion juridik lidhur me Ligjin Islamik; verdikt fetar.
Fikh (فقه) - domethënia e fjalës është: të kuptuar, përfshirje, dituri, dhe jurisprudencë në Islam.
Fi sabil Allah (في سبيل الله) - Gjithçka që bëhet në emër të Allahut, për hir të Allahut, vetëm për Allah. P. sh. i ndihmon dikujt pa shpërblim, i ndihmon për Allah etj.
Fitne (فتنة) - konflikt civil, luftë, trazirë.
Fitrah (فطرة) - Jepet nje shumë e caktuar për person para Bajramit të Ramazanit, e ato jepen zakonisht në Bashkësi Islame, e ato i shpërndajnë për nevojtarët.
Furkan (فرقان) -Dallues
Gafara (غفر) - Falës (e faligabimin)- emër dhe cilësi prej cilsive të Allahut.
Gaflah (غفلة) - Padituri
Gaib (غيب) - E Panjohura. Sendet e padukshme, p. sh. Bota e ardhshme.
Gusëll (غسل) - që do të thotë: Larja e trupit të njeriut me ujë duke e përfshirë atë në tërësi (lagja e çdo pjese të trupit me ujë) sipas një mënyre të caktuar nga Sheriati. Gusli duhet të merret p. sh. pas marrëdhënieve seksuale.
Hadi (هادي) - I qehtë si dhe thuhet se si fjala ka rrenje nga arbishtja dhe persishtja.
Hidaya (هداية) - Udhëzim i Zotit
Hadith (حديث) - transmetimet mbi thëniet dhe traditat e Pejgamberit (qofshin ato autentike apo jo) apo atë çka ai e ka dëshmuar dhe miratuar quhen Hadith. Thëniet e tija gjinden në librat e quajtura Librat e Hadithit.

Disa nga koleksionistët e famshëm të hadithit janë: Imam el-Buhari, Imam Muslim, Imam en-Nesa'i, Imam Ebu Daud, Imam et-Tirmidhi, dhe Imam Maxheh. Ka edhe shumë të tjerë.

Hallall (حلال) - diçka që është e ligjshme dhe e lejuar në Islam.
Hafiz (حافظ) - Ai i cili e memorizon Kuranin.
Haxhxh (الحجّ) - Haxh është fjalë Arabe që do të thotë bërja e pelegrinazhit në Meke në Arabi. Kjo është njëra prej pesë shtyllave të Islamit. Myslimani duhet të bëjë Haxhin së paku një herë në jetën e tij/saj, nëse këtë e lejojnë shëndeti dhe mundësitë.

Në këtë ka rregulla dhe norma specifike për t'u zbatuar. Kjo zë vënd gjatë muajit të fundit të kalendarit hënor të muajit Dhul-Hixheh.

Hakim - Udhëheqës; në disa vende myslimane.
Hanif (حنيف) -njerëzit të cilët gjatë periudhës së Xhahilijetit refuzuan idhujtarinë në shoqërinë e tyre. Këta njerëz ishin në kërkim të fesë së vërtetë të pejgamberit Ibrahim.
Haraam (حرم) - Një prej vendeve të shenjta në Islam.
Haram (حرام) - diçka që është e paligjshme apo e ndaluar në Islam.
Hasan (حسن) - Hasen - 'i mirë', përdoret për një hadith i cili është autentik por nuk e mbërrin kategorinë e lartë të Sahi-së.
Hixhab (حجاب) - Mbules për gruan, përvec fytyrës duarve, dhe këmbëve.
Hixhra (الهجرة) migrim. Hixhreti i referohet migrimit të Pejgamberit prej Mekes në Medine. Ky është fillimi i kalendarit mysliman. Fjala Hixhret do të thotë lënia e një vendi për të kërkuar strehë apo liri nga persekutimi i fesë apo ndonjë tjetër qëllim. Hixhret po ashtu do të thotë lënia e një rruge të keqe për një rrugë më të mirë apo më të drejtë.
Hima - pyll i mbrojtur, vendi ku kullotja e kafshëve është e ndaluar.
Hizb - 1/60 e Kuranit.
Huri - gratë dhe djem të bukur në parajsë.
Huda (حدا) - Udhëzim
Hudna (هدنة) - Armëpushim
Hudud (حدود) - kufi zone kufitare
Hukm (حكم) - Vendim gjyqësor
Ibadah (عبادة) : Adhurim
Iblis (إبليس) : Emri i Dreqit
Iftaar (إفطار): Darka pas Agjerimit
Ihram (إحرام) : Rrobat e Haxhit
Ihsan (إحسان): Myslimanë të cilit e adhurojnë Allahun si me pa atë, edhe pse nuk e shohin. Ata besojnë se ai i sheh ata.
Ijaz : Mrekulli
Ijma (إجماع) : Konsensusi i juristëve të gjitha vendeve ku gjinden myslimanët, për ndonjë çështje të caktuar që mundet të paraqitet gjatë jetës së tyre të përditshme e që nuk gjendet ndonjë argument i qartë në burimin e parë dhe të dytë.
Ijtihad (إجتهاد) : Mendime të ndryshme
Ilah (إله): Hyjni
Ilm (علم) : Shumë dituri.
Imam (إمام) : Prijës
Imamete (إمامة) : Pasardhësi i profetit Muhammed.
Iman (إيمان) : besimi vetiak
Infaq : Bazë për bamirësi
Injeel (الإنجيل) : Ky është libër i'u zbrit Isës (Jezusit).
Insha'Allah (إن شاء الله) : Nëse do Allahu
Iqamah : Thirrje per namaz pas Ezanit
Isha (عشاء): Jacia
Islam (الإسلام) : Fjalë arabe që do të thotë paqe, pastërti.
Isnad (إسناد) : zinxhiri i ndonjë hadithi
Isra dhe Miraxh (الإسراء) : Udhetimi i Profetit s.a.v.s prej Mekes deri në Jerusalem
Istislah (إستصلاح) : Një burim i sheritatit
Istishhaad (إستشهاد) : Dëshmor
Itmaam al-hujjah : kompletim, realizim
Jazakallahu Khayran (جزاك الله خيرًا): Allahu te shperblefte me t'mire
Ka'bah : Ndërtesë në formë kuboidi, Të gjithë myslimanët duhet falen drejt Qabes.
Kafir : (كافر) : Prej fjalë kafara që do të thotë "të fsheh".
Kalem : (علم الكلم) : Teologji Islame.
Kalif : (خليفة) - prijes, udheheqes, princ, mbret, sulltan, shah.
Kalifat' : (خليفة) : Kalifat, pasardhës fetar i profetit Muhammed.
Khatib : Folës në namazin e Xhumasë.
Khilafa : (خلافة) : që do të thotë e përkthyer fjalë për fjalë „mëkëmbës i zotit“ ose „pasardhës i të dërguarit të zotit“.
Kharaj : (خراج) : Taksë i një vendi
Khutbah : Hutbe në namazin e Xhumasë
Kitab : Libër; Fjala "Al-Kitab" shpesh i referohet Kuranit.
Kufr (كفر) : Mosbesim
Kun : Urdhëri i Zotit tek universi: Bëhu!
Laghw : E pavërtetë
La ilaha illallah : S'ka zot tjetër përveç Allahut.
'la'nat (لعنة) : Mallkim
Laylat al-Qadr : Është nata ku Muhammedit i'u zbrit ajetet e para të Kuranit.
Labbayka -llāhumma (لبّيكَ اللّهُم) : O Zot, po të përgjigjem (gjatë haxhit)
Madhab (مذهب) : Shkollë fetare.
Madrasa (مدرسة) : shkollë, universitet
Maghrib (مغرب): Akshami
Mahdi (مهدي) : Udhëzues, poashtu Mehdi është person i cili do të shfaqet me profetin Isa në fund të kohës, sipas Islamit, Mehdiu do t'a mbush botën me drejtësi aq që është bërë me padrejtësi.
Mahram (محرم) : Shoqërues i një gruaje i cili është e ndalueshme për të martesa.
Makrouh : Diçka e papëlqyeshme.
Malaikah : engjëjt
Manzil : Një e shtata pjesë e Kuranit
Masha Allah (ما شاء الله) : Zoti ka dashtë.
Masih : Messiah i referohet profetit Isa (Jezusi).
Masjid (مسجد) : që do të thotë "xhami", vendi ku falen myslimanët".
Maulana (مولانا) : Fjalë arabe që do të thotë "Zoti ynë".
Maulvi (مولوی) : tiull i një lideri fetarë.
Meka (مكّة) : qytet i shenjtë në Islam.
Medina : "qytet"; Medinat-un-Nabi means "Qyteti i Profetit".
Minaret : Një kullë e ndëtuar ku thirret ezani.
Minber (منبر) : vendi ku Imami mban hutbe.
Miraxhi (المعراج) : Ngritja nën shtatë katë qiell.
Mufti (مفتى) : Dijetar i cili ka aftësi të jep fetva
Muhajabah : gratë të cilat veshin hixhab
Muezzin : Personi i cili jep ezanin
Muhajireen : Myslimanët e parë të cilit kanë udhëtuar në Medinë.
Mu'min : besimtarë
Munafik : hiprokritë
Munaqabah : gratë të cilat veshin nikab
Myslim : Ndjekës i fesë Islame
Nabi : profet
Nafs (النفس) : shpirt
Najaasah : papastërti
Nakir and Munkar : dy engjëjt i cili e pyesin të vdekurin
Niqab (نقاب) : mbulimi i fytyrës, i krejt trupit përveç syve.
Naseeha : këshillë
Noor : dritë. Myslimanët besojnë që engjëjt janë krijuar nga drita.
Qadar : Fat
Qadi (قاضي) : Gjykimi i sheriatit
Qiblah : Myslimanë kur falen kthehen kah Kibla.
Qiyamah : Ringjallja; Dita e Gjykimit
Qisas (قصاص) : Paratë e gjakut
Qiyas (القياس) : Analogji
Qudsi : Klasifikimet e haditheve që besohet se janë transmetuar Muhammedit nga Zoti.
Qur'an (القرآن) : Fjala "Kuran" domethënë recitim. Myslimanët besojnë se Kurani është fjalë e Zotit, Kurani i'u zbrit Muhammedit në shpellën Hira nga Xhibrili.
Rab : Zot
Rahman : Mëshirues
Rahim : I mëshirshëm
Radiya-llahu anhu : Allahu qoftë i kënaqur me të
Rasul (رسول) : I dërguar
Ramadan (رمضان) : Muaj i cili myslimanët agjërojnë
Riba (ربا) : Kamatë; i cili është e ndalueshme në Islam
Ruku : Përkulje; i cili bëhet gjatë namazit
Sabr (صبر) : durim
Sadaqah : bamirësi
Sahabah (الصحابة) : shokë e profetit Muhammed
Sahih : Nëse hadithi thotë se është "sahih" dmth se është e "vërtetë"
Sajda : përulje
Salah (صلاة) : Namaz; shtylla e dytë Islame
Salam (سلام) : paqe
'Shahadah (الشهادة) : Shtylla e parë Islame; dëshmia e fjalës: La ilahe ila Allah. Muhammedun resulu-llah. (S'ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i tij).
Shahid (شهيد) : Dëshmor
Sharia (الشريعة) : ligj fetar
Sharif (شريف) : Titull e dhënë Hasanit, dhëndëri i Ali ibn Abi Talibit.
Shaytan : djall, i njohur si Iblis
Shi'ah (الشيعة) : Dega e dytë më e madhe në Islam
Shirk (شرك) : Idhujtari; besimi në zota tjerë.
Sirah (السيرة) : Jeta ose biografia e Muhammedit
Sirat al-Mustaqim : Rruga e drejtë
Subhanahu wa ta'ala : Shprehje e përdorur pas emrin "Allah"; që dmth kur e përmendim Allahun pas kësaj themi "subhanehu ue te'ala"
Subhan'allah (سبحان الله) : Myslimanët e pëdorin këtë fjalë kur kanë ndonjë ndjenjë të fortë.
Suhoor : Gjatë Ramazanit, myslimanë hajnë para agimit.
Sunnah (السنّة) : Diçka që ka bërë. ka thënë ose ka pranuar profeti Muhammed gjatë jetës së tij.
Sunni (سنّي) : Dega më e madhe Islame
Surah (سورة) : kaptinë; Kurani ka 114 kaptina
Salawat : Pershendetje per Muhamedin salAllahu alejhi we selem
Taba'een - Gjenerata pas Sahabeve
Tafsir (تفسير) - shpjegim i fjalëve dhe domethënieve të Kur'anit.
Taghut - idhujtar
Tahajjud - Namaz nate
Taharah - Pastërtia
Tahir - i pastër
Tajwid (تجويد) -Rregullat e leximit te Kuranit
Takbir -madhërim; të deklarosh Madhështinë e Allahut.
Takfeer -të gjykuarit mbi njerëz me pabesim.
Taqlid (تقليد) - të ndjekesh ulema ose medhhebe verberisht - pa kontrollu.
Taqiyya (تقيّة) -
Taqwa -dashuria dhe frika që myslimani e ndjen ndaj Allahut. Njeriu me takua dëshiron që të jetë i kënaqshëm për Allahun dhe të rri sa më larg atyre gjërave që e iritojnë Allahun. Ai është i kujdesshëm që mos t'i tejkalojë kufijtë e vendosur nga Allahu.
Tarawih - Taravija quhet namazi (lutjet) gjatë muajit të Ramazanit. Eshtë Namaz vullnetar. Ka 20 rekate, falet pas jacisë (lutjet e nates), dhe para vitrit (namaz tri rekatshe), namazi i fundit gjatë ditës!
Tarkib (تَرْكِيب) - Studimi i gramatikës arabe prej Kuranit.
Tariqa (طريقة) - rrugen e largimit prej dynjase per te fituar ahiretin (shih Tarikati)
Tartil (ترتيل) - ngadalëshëm, meditues i recitimit të Kuranit.
Taslim (تسلم)-'të dhënit selam'; përshëndetja myslimane e paqes.
Tawbah - Pendim
Tasawwuf (التصوّف) - sufi
Tawaf - të sillurit rreth Ka'bës shtatë herë. Njerëzit zakonisht e bëjnë këtë gjatë Umres apo Haxhit.
Tawheed (توحيد) - njësim, njëshmëri
Tawrat - Shpallja të cilën Allahu ia ka zbritur Musait.
Tayyib - mire
Ulema (علماء) - Njerëzit e ditur në Islam.
Ummah (الاُمّة) - Umeti është komunitet apo popull. Kjo përdoret si referencë ndaj komunitetit të besimtarëve apo myslimanëve.
Umrah - Kjo është pelegrinazh më i vogël i cili s'është i detyrueshëm dhe mund të bëhet në çfarëdo kohe.
ʿUqūbah (عقوبة) - Dega e sheriatit që ka të bëjë me dënim.
Usul al-Fiqh - Studimi i origjinës dhe praktika e fikhut.
Wa alaykum selam - Paqja qoftë edhe mbi ty
Wahn - që do të thotë "ligësi". Sipas një hadithi: Dashuria e kësaj bote dhe urretja e vdekjes.
Wali -Kujdestar i ligjshëm. Mik apo mbrojtës. Dikush që duhet të përkujdeset për interesat e juaja.
Wasat - Rruga e mesme
Witr -tek; namazi i fundit natën, që përbëhet prej një numri tek rekatesh.
[Abdesi|Wudu]] - Abdes
Ya Allah - o Allah
Yaum Al-Qiyâmah (يوم القيامة)- Dita e Kijametit
Yaʾjūj wa-Maʾjūj (يأجوج ومأجوج ) - Jexhuxhët dhe Mexhuxhët
Yarḥamuk-Allāh (يرحمك الله) - Myslimani duhet t'i thotë "Allahu të mëshiroftë" atij që tështin.
Xhahannam : Ferri
Xhahiliya (الجاهليّة) : Koha e injorancës para se të vinte Islami
Xhahl : Injorance
Xhamia (جامعة) : tubim, universitet, xhami.
Xhanaza : I Vdekuri
Xhannah : Parajsa
Xhihad (جهاد) : Përpjekje
Xhilbāb : veshje e gjatë e grave
Xhinn (جنّ) : krijesa të krijuara nga Allahu prej zjarri
Xhizya (جزية): një taksë e cila paguhet prej jo-muslimanët tek muslimanët (nën kontrollin politik muslimanë)
Xhumuah (جمعة) : lutja e së premtes
Xhuz' (جزء) : pjesë e Kur'anit
Zalimun - poleteistë, zullumqarë, i padrejtë.
Zina (زناء , زنى) - mardhënje seksuale jashmartesore.
Zakat al-Fitr - Bamirësi i cili jepet në fund të Ramazanit.
Zindīq (زنديق) - ateist
Zeburi - Libri që iu shpall Davudit a.s.
Zekat (زكاة) - Njëra prej pesë shtyllave të Islamit është Zekati, që do të thotë pastrim dhe shtim i pasurisë së personit.

Myslimani i cili posedon para përtej sasisë së caktuar, duhet të paguajë zekatin. Kjo po ashtu quhet lëmoshë e obliguar. Kjo duhet të përdoret në tetë kategori për pasurinë e shoqërisë që përmendet në Kur'an, që do të thotë: të varfërit, nevojtarët, ngushëlluesit, të zënit robër, borxhlinjtë, për kauzën e Allahut, udhëtarët, dhe për ata që e grumbullojnë atë.

Sasia të cilën duhet mbledhur është 2,5 %, 5 %, apo 10 %, varësisht prej pasurisë dhe metodës së përdorur për prodhimin e saj. Për shembull, janë 2,5 % të pronës që kanë qenë në posedim për një vit, 5% nga gruri kur të vaditet nga bujku, dhe 10 % të grurit që vaditet nga shiu.´