Komunikimi
Komunikimi është ecuria që lejon gjallesat të shkëmbejnë informacion nëpërmjet disa mënyrave dhe niveleve. Komunikimi kërkon që të gjitha palët të kuptojnë një gjuhë të përbashkët që mund të shkëmbehet. Paraqet procesin e kalimit të informatave nga burimi përmes rrugëve të mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përmes rrugëve të mesme deri te burimi. Komunikimi si i tillë në procesin e vet përfshin dy ose më shumë persona.
Sipas ligjit me komunikim nënkuptohet çdo shkëmbim ose bartje informacioni ndërmjet numrave të caktuar të palëve me anë të mjeteve të shërbimeve publike elektronike në dispozicion. Kjo nuk përfshin ndonjë informatë të bartur si pjesë e një shërbimi transmetues për publikun nëpërmjet rrjetit të komunikimit elektronik, përveç nëse informacioni ka të bëjë me palën, si klient, abonent, regjistrues të identifikueshëm ose shfrytëzuesin (përdoruesin) që merr informacionin.
Elementet e komunikimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Elementet bazë të komunikimit janë gjashtë:
- dhenesi -
- kanali
- referenti -
- marresi -
- kodi
- mesazhi
Llojet e komunikimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komunikimi joverbal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbështetet në lëvizje dhe raporte hapësinore. Ai quhet ndryshe edhe komunikimi prelinguistik.
Shprehjet e fytyrës. Disa shkencëtarë besojnë se shumë shprehje të fytyrës si buzëqeshja, të qeshurit dhe të qarët janë universale dhe të pranishëm në të gjitha kulturat dhe se kanë një bazë gjenetike. Për shembull përshëndetja e një personi të njouhur, nga ana jonë, me shumë mundësi mund të realizohet me ngritjen e vetullave. Eibl-Eibesfeltdt më 1972 zbuloi se ngritja e vetullave përpjetë ekziston si e tillë në shumë lloje kulturash.[1] Fëmijët që kanë lindur të verbër kanë të njëtat shprehje fytyre që kanë edhe fëmijët që shikojnë. Gjithashtu edhe pozicioni, qëndrimi i trupit apo e ashtuquajtura Gjuhë e trupit, zë vend në procesin e komunikimit pa fjalë. Specialistët e përkufizojnë si sjellje joverbale e cila mund të shprehë emocionalitet. Nervoziteti mund të shprehet nga kafshimi i thonjve të gishtave ose rrotullimi i gishtave të mëdhenj rreth njëri tjetrit. Shikimi në sy, drejtimi drejt personit,të ulur përballë kanë domethënien e vet.Ato tregojnë për interesimin që ka personi për personin tjetër.Kjo formë komunikimi shpeshherë përdoret edhe në diplomaci,në këshillime,kur dëshirohet t'i tregohet klientit për kujdesin ndaj tij.
Komunikimi verbal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karakteristike e njeriut i cili bazohet në aftësinë për të prodhuar fonema dhe në aftësinë për të ndërtuar bashkësi zërash të afta për mbartjen e një domethënieje.Në procesin e komunikimit përmes gjuhës së folur,është jashtëzakonisht i rëndësishëm procesi i të dëgjuarit.Të dëgjuarit ka të bëjë me përqëndrimin e vëmendjes ndaj mesazheve,informacioneve që përcillen,përkatësisht dergohën nga dikush tjetër.Është mjaftë e rëndësishme edhe marrja e shënimeve të shkurtra derisa dikush përcjell mesazhet deri te dëgjuesi - marrësi i mesazheve.
K== Referime ==
- ^ Eibl-Eibesfeld, I. (1972). Love and hate: The natural history of behaivior patterns. New York: Holt, Rinehart & Winston.
Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |