Jump to content

Komuna (Itali)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komunat e Italisë
Comuni (Italisht)
KategoriaShtet unitar i rajonalizuar
VendiItalia
Numri7,896
Popullsia33 (Morterone) – 2,754,039 (Roma)
Sipërfaqja0.1206 km2 (0.0466 sq mi) (Atrani) –
1,287.36 km2 (497.05 sq mi) (Roma)
QeveriaQeveria Komunale, Qeveria Provinciale, Qeveria Rajonale, Qeveria Kombëtare
NënndarjetFrazioni, circoscrizioni dhe municipi
Njësitë administrative të Italisë:
Rajonet (kufijtë e zinj)
Provincat (kufijtë gri të errët)
Comuni (kufijtë gri të hapur)

Comune (italisht [koˈmuːne]; shumës comuni, italisht: [koˈmuːni]) është një ndarje administrative e Italisë, afërsisht e barabartë me një qytetëz ose bashki.[1] Është ndarja administrative e nivelit të tretë të Italisë, pas rajoneve (regioni) dhe provincave (province). Komuna mund të ketë edhe titullin città (fjalë për fjalë 'qytet').[2]

E formuar praeter legem sipas parimeve të konsoliduara në bashkitë mesjetare,[3] comune parashikohet nga art. 114 i Kushtetutës së Italisë.[4] Ajo mund të ndahet në frazioni, të cilat nga ana e tyre mund të kenë fuqi të kufizuar për shkak të kuvendeve të veçanta zgjedhore.[5]

Në rajonin autonom të Luginës së Aostës, një comune quhet zyrtarisht një commune në frëngjisht.

Rendësia dhe funksionimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna ofron shumë prej funksioneve themelore civile: regjistri i lindjeve dhe vdekjeve, regjistrin e veprave, dhe kontraktimet për rrugët lokale dhe punëve publike.

Ajo drejtohet nga një kryetar bashkie (Sindaco) i ndihmuar nga nga këshilli i komunës (Consiglio comunale) një organ ligjbërës dhe nga këshilli bashkiak (Giunta Comunale) një organ kryerëse.

  1. ^ Italian communes ordered alphabetically Marrë më 3 maj 2022
  2. ^ Testo unico delle leggi sull'ordinamento degli enti locali (në italisht). Marrë më 4 maj 2022.
  3. ^ CONSUETUDINE (në italisht). Marrë më 6 maj 2022.
  4. ^ La Costituzione - Articolo 114 (në italisht). Marrë më 6 maj 2022.
  5. ^ DECRETO N. 15 DEL 14/11/2019 Arkivuar 14 maj 2022 tek Wayback Machine (në italisht). Marrë më 6 maj 2022.